Urdhëri i prokurorit, inifltrimi i një personi zbuloi skemën e mashtrimit

0
110

Sonila Mesareja

urdhri prokuroriHetimi, u kryen vëzhgime në terren për disa ditë dhe u ndoq një rast që nga momenti i bllokimit deri në pagesën e gjobës mbi 10 mijë lekë

Për të provuar mekanizmin e funksionimit të shërbimit me pagesë, mënyrës së prerjes së biletave të parkimit, funksionimit të masave administrative të aplikuara për kohën e parkimit, bllokuesin e gomave dhe shërbimin me karrotrec, nga prokurori i çështjes janë urdhëruar vëzhgime në terren dhe u autorizua futja e një personi të inflitruar. Nga vëzhgimet ka rezultuar se “në orën 12:30 të datës 24.06.2014, në vendin e quajtur bulevardi kryesor i Fierit, në afërsi të degës së Raiffaisen Bank, afër lokal Bar – Rinisë, u parkua brenda vijave blu automjeti tip Peugot me targë AA xxxx GI. Në orën 12:35, tek mjeti i parkuar u afrua një mjet tip Benz – Mercedez, ngjyrë jeshile me targe TR 3044 N, ku nga ky mjet kane dalë punonjësit e shoqërisë së parkimit privat, të cilët nga makina që zbritën kanë nxjerrë një bllokues gomash dhe e kanë vendosur tek goma e parë e krahut të shoferit të mjetit të parkuar. Në orën 12: 41, tek mjeti i parkuar është afruar mjeti Karotrreci me mbishkrimin Bashkia Fier dhe ka ulur pjesën e pasme me qëllim ngarkimin e mjetit, i cili ishte parkuar brenda vijave blu. Vëzhgimi u shoqërua me filmime të pjesës së veprimeve të kryera nga punonjësit e shoqërisë së parkimit privat”. Po në të njëjtën datë u zhvillua një tjetër vëzhgim në tjetër vend. “Ne orën 12:41 të datës 26.06.2014, përballë me Universitetin Kristal – Fier, u parkua brenda vijave blu automjeti tip Volksvagen, me targë TR xxxx T. Në orën 12:48, janë afruar punonjësit e shoqërisë së parkimit privat dhe kanë vendosur bllokuesin e gomave te goma e parë e krahut të shoferit të mjetit të parkuar. Në orën 12: 54, tek ky vend është afruar mjeti karrotrrec dhe filloi punën për të ngarkuar mjetin e parkuar. Sërish vëzhgimi u shoqërua me filmime të pjesës së veprimeve të kryera nga punonjësit e shoqërisë së parkimit privat”.

 

Hyrja në “lojë” e personit të infiltruar

Pak ditë më vonë, nëpërmjet përdorimit të automjetit nga personi i infiltruar ka rezultuar se “në orën 10:52 minuta të datës 30.06.2014, në afërsi të Bar-Rinisë, në bulevardin kryesor u parkua brenda vijave blu automjeti tip Ford, me targë TR xxxx B. Në orën 10:53 minuta tek ky vend janë afruar punonjësit e shoqërisë së parkimit privat të cilët nga makina e tyre nxorrën një bllokues gomash dhe e vendosën atë tek mjeti i parkuar. Në orën 11:13 minuta, tek ky vend është afruar karrotrreci, i cili uli pjesën e pasme për të ngarkuar mjetin që ndodhej i parkuar. Në orën 11;16, pas kontaktit me drejtuesin e mjetit tip Ford, ka hequr bllokuesin e gomave  dhe ka hipur në këtë mjet së bashku me shoferin. Në orën 11:17 shoferi i mjetit tip Ford së bashku me punonjësin e parkimit  janë nisur me makine nga vendi ku ishin parkuar dhe kanë vazhduar rrugën në drejtim të bulevardit kryesor. Kur kanë shkuar tek TV – Kombi, aty janë kthyer majtas dhe kanë vazhduar rrugën në unazën e Fierit. Në orën 11:21 minuta, mjeti është futur te porta e sheshit të madh ku qëndronin mjetet e bllokuara nga shoqëria “International – Parking 2011”. Vëzhgimi u shoqërua me filmime të pjesës së veprimeve të kryera nga punonjësit e shoqërisë së parkimit privat”. Në këtë rast, drejtuesi i mjetit ka paguar shumën prej 10.000 lekë për shërbim abone 2-mujore!!!

 

Të pandehurit

1. Themion Mile, Drejtor i Transportit dhe Liçensave Profesionale, Bashkia Fier

2. Arben Doko, Drejtorisë së Financës, Bashkisë Fier

3. “Bashkia Fier”, Person Juridik

4. Florim Kajolli, administrator i shoqërisë “International Parking 2011”

5. Mikel Shani, përgjegjës në shoqërinë “International Parking 2011”

6. Nikollaq Prifti, punonjës, “International Parking 2011”

7. Ermal Xhaferraj, punonjës, “International Parking 2011”

8. Edmond Çipllaka, punonjës, “International Parking 2011”

9. “International Parking 2011”, Person Juridik

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency