Durrës/ Arrestohet 33 vjeçari, bënte plazh nudo

plazhNjë ngjarje e pazakontë ka lënë pa fjalë pushuesit që kishin zgjedhur sot Gjirin e Lalzit. Pikërisht prej tyre ka nisur sinjalizimi drejt sallës operative të Policisë së Durrësit, për një person i cili qëndronte nudo në plazh. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në plazhin e shumëfrekuentuar, duke arrestuar kështu një 33 vjeçar, për të cilin janë bërë me dije vetëm inicialet A.S. Policia ka shoqëruar të ndaluarin në komisariat, ndërkohë që priten të zbardhen edhe motivet që çuan 33 vjeçarin të heqë rrobat dhe të shkaktojë shqetësim tek pushuesit. Mbi të arrestuarit, rëndon akuza për vepra të turpshme në publik.

Durrës/ Arrestohet 33 vjeçari, bënte plazh nudo

jeta na iku, për buzësh u çputhëm!

Kërko