Territorialja/ Islami: Reforma është përçarëse, si diskriminohet Veriu kundrejt Jugut

0
141

Gëzim Saliu

kastriot-islamiCakrani e Frakulli peticion kundër reformës: Mos shpërbëni komunat, ndryshe bojkotojmë zgjedhjet e 2015-ës

Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami në një analizë të hartës së re territoriale të miratuar nga qeveria dhe komisioni i posaçëm parlamentar deklaroi se ajo sjell një përçarje mes Veriut dhe Jugut të Shqipërisë. Për ligjvënësin e PD-së, ndarja e re ka qëllime të pastra elektorale, duke marrë parasysh faktin se në katër qarqet e Veriut (Kukës, Dibër, Shkodër e Lezhë) do të ketë 15 bashki e ndërsa në katër qarqet e Jugut  (Vlorë, Berat, Fier e Gjirokastër) do të ketë 25 bashki. Sipas Islamit vetëm ky aspekt tregon se kemi të bëjmë me një reformë me synime politike. “Reforma territoriale mund te konisiderohet “përcarëse”. Nga 374 bashki/komuna bëhen 61 pra numri i tyre zvogëlohet 6.1 herë.  Ky numër në Diber zvogëlohet 9 herë, në Kukes zvogëlohet 9 herë, në Lezhe zvogëlohet 7 herë dhe në Shkodër zvogëlohet 6.6 herë. Pra në Veri (në këto katër qarqe) ky numër zvogëlohet 7.8 herë”, bëri të ditur Islami. Ndërkaq deputeti demokrat thekson se kjo ndodh në proporcion të njejtë në Jug të vendit, ku sipas tij zvogëlimi për katër qarqe është vetëm 5 herë. “Ky numër në Vlorë zvogëlohet 3.7 herë, në Gjirokastër zvogëlohet 4.6 herë, në Berat zvogëlohet 5 herë, në Fier zvogëlohet 7 herë. Pra në Jug (në këto 4 qarqe) zvogëlohet 5 herë. Kjo është diskriminuese, me synime elektorale”, deklaroi Islami.

 

Cakrani e Frakulli

Dy komunat në qarkun e Fierit, Cakran dhe Frakull kundërshtojnë reformën e re territoriale– administrative. Përfaqësuesit e 13 fshatrave të Cakranit nënshkruan një peticion ku i kërkojnë qeverisë të mos shpërbëje komunën e tyre. Në letër ata bëjnë të ditur se në rast se nuk merren parasyh kërkesa e tyre, Cakrani do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme vendore të 2015. Kryetari Vladimir Korçari dhe anetarët e këshillit komunal, të të gjitha forcave politike thanë se Cakrani është një njësi administrative që i përmbush të gjitha kriterët për të qenë e tillë. Qëndrimit të drejtuesve vendore të Cakranit i është bashkuar dje edhe komuna Frakull. Kreu i saj Viktor Cervanaku bashkë me tetë drejtuesit e fshatrave shprehen se ndarja e re administrative do t’i përjashtojë ata nga çdo lloj investimi. Kundër ndarjes që i është dërguar tashmë Parlamentit u shpreh edhe kryetari i Komunës së Shëngjinit, ku reforma e qeverisë bashkon për herë të parë pas viteve 90  këtë komunë me Lezhën. Gjithashtu edhe Dukagjini e Orikumi si edhe disa fshatra të minoritetit grek e kanë kundërshtuar hartën territoriale. Vetëm dy ditë më parë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaroi pas takimit që zhvilloi me ministrin e Jashtëm grek Venizelos në Athinë, se miratimi i reformës territoriale në këtë formë që është dërguar në Parlament do të shënojë edhe prishjen e koalicionit me mazhorancën e majtë. Dule tha se qëndrimi i tij mbetet i qartë: zonat minoritare të jenë të bashkuara dhe kërkoi që minoritetet të kenë mundësi të vetëqeverisen. Ndërkaq  Shoqata për Autonominë Vendore përshëndeti vendimin e komisionit të posaçëm parlamentar për ndarjen administrativo-territoriale me 61 njësi, duke theksuar se harta e re zhbën ndarjen e padrejtë, diskriminuese dhe artificiale prej 23 vjetësh midis qytetit dhe fshatit.

 

Kundërshtitë/ Ksamili: S’duam bashkim me Sarandën. Orikumi: Të jemi bashki më vete

Këshilli i komunës së Ksamilit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me pjesëmarrjen e 14 këshilltarëve, nga 15, duke kërkuar edhe njëhere rishikim të variantit të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale. Nga mbledhja ata kanë dalë me një pedicion, dërguar autoriteteve të larta shtetërore, ku deklarojnë se nuk kanë arsye të jenë bashkë me Sarandën. Këshilltarët e komunës kanë kërkuar vëmendje duke presionuar deri me protesta dhe bojkotim të zgjedhjeve vendore të 2015. Ndërkaq edhe banorët e Orikumit si dhe përfaqësues të Komunës janë shprehur kundër Reformës Territoriale, ku gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak është kërkuar nga këshilltarët që të qëndrojë bashki më vete.
 Ish-kryeministri/ Berisha:  Mashtrimi i qeverisë me fermerët, asnjë rimbursim për prodhimin bujqësor

Ish-kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha reagoi dje lidhur me 300 ditët e qeverisë shqiptare në fushën e bujqësisë, duke deklaruar se asnjë nga premtiemt e dhëna nga kryeministri para zgjedhjeve nuk është mbajtur.  “Këto ishin 300 dite tallje nga qeveria Rama – Meta me fermerët shqiptar.  Gjatë këtyre 300 ditëve Edvin Kristaq Rama, njeriu që kishte premtuar 5-fishimin e financimit të fermerëve, heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës per fermeret, rimbursimin e plotë të TVSH-së se prodhimeve të shitura bujqesore, investimin e 140 milionë dollarëve për vaditje, ndërtimin e rrugëve midis ngastrave të prodhimit, në këto 300 ditë thjesht u tall me fermerët”, shkruante Berisha në rrjetin social FB. Më tej, ai pohoi se në këto 300 ditë, mazhoranca qeverisëse nuk ka finacuar as edhe një project të vetëm në bujqësi apo blegtori e frutikulturë.  “Përkundrazi, vjeshtën që kaloi bllokoi mbi 30% të fondeve të kontraktuara për financimin e projekteve. Qeveria nuk ka ribmursuar asnjë qindarkë prodhim bujqësor të shitur, nuk ka ndërtuar një km rrugë midis ngastrave të prodhimit, nuk kanë ndërtuar qoftë dhe një km kanal vaditës. Para këtij bilanci, në të cilin të gjitha premtimet janë shndërruar në mashtrime, Rama, në takime me fermerët në Korçë e Lushnje, në të cilat ndau nga 5-6 grante për rreth, fliste përçartë”, pohoi deputeti demokrat. Sipas tij në të vërtetë qeveria bllokoi për 300 ditë fondet për financimin e projekteve në bujqësi, ndërkohë që gjatë vitit 2013, theksoi Berisha, u financuan nga qeveria e PD mbi 10 mijë projekte,: “ dhe në 5 vitet e fundit u financuan mbi 45 mijë projekte në frutikulturë, ullinj, vreshta, sera, me të cilat u mbollën mbi 10 milion ullinj, mbi 10 mijë hektar vreshta, u rrit me 13 herë prodhimi i mollëve, u dy dhe trefishuan eksportet. Në zonat rurale u ndërtuan mbi 8000 km rrugë, 600 ujësjellësa, kanalizime, rreth 1000 shkolla dhe kopshte, qindra km kanale kulluese dhe vaditëse. Në fshat, jo për lëmosh, siç thotë Rama, por për detyrim, u dyfishuan pensionet” .

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency