Vrasja e bankierit/ Zbulohet videoja tronditëse e ekzekutimit, polici dhe roja u larguan me vrap nga frika e vrasësve

video e artan santos vrasja momentiNjë video e regjistruar nga kamerat e sigurisë jep momentin tragjik të ekzekutimit të bankierit Artan Santo mëngjesin e 26 qershorit në Tiranë. Videoja e publikuar nga një portal jep momentin kur bankieri i ndjerë mbërrin me makinë pranë bankës së tij në zonën e ish-Bllokut. Dy atentatorët me motor e qëllojnë sapo Santo zbret nga dera e pasme e makinës. Pasi ka marrë plumbin e parë, Artan Santo nxiton të mbërrijë drejt ambienteve të bankës, ku mund të ishte më i sigurt, por plagët e marra nga plumbi e rrëzojnë përtokë. Aty atentatori, i cili zbret nga motori, i jep në kokë edhe plumbat vdekjeprurës nga fare pranë, duke u larguar më tej nga vendi i ngjarjes me motor. E gjithë kjo skenë ka ndodhur në 10 sekondat pas orës 09:16 të mëngjesit të 26 qershorit. Por kjo video nxjerr në pah një fakt edhe më tronditës. Në këtë vrasje, Santo është lënë i vetëm! Sipas videos, menjëherë pas motorit të killerave mbërrin një polic rrugor me motor që ndalon në mes të rrugës fare pranë killerave në momentin kur Santo ende nuk ishte qëlluar. Por me të parë skemën e ekzekutimit me plumbin e parë në drejtim të bankierit, polici braktis motorin në mes të rrugës dhe vrapon në anën tjetër të saj, larg atentatorëve. Pas ekzekutimit, killeri rikthehet në motor, por pas pak metrash “Suzuki V Strom” bllokohet ndoshta prej fikjes së motorit. Për të shmangur ndërhyrjen e policit, vrasësi i drejton armën policit. Vetëm pas pak sekondash motori niset. Edhe shoferi i Santos është larguar nga vendi i ngjarjes, në momentin e parë që bankieri i ndjerë qëllohet. Të njëjtën gjë ka bërë edhe roja privat i bankës. Ai duket në video teksa del, pret Santon të dalë nga makina dhe në momentin e parë të të shtënave fshihet pas kabinës së tij ngjitur me bankën, ndërsa po kaq të frikësuar janë edhe njerëzit e rastësishëm në këtë zonë, të cilët vrapojnë të largohen.

 

Hetuesi

Hetuesit po i analizojnë këto pamje për të përcaktuar edhe përgjegjësinë e policisë që nuk ka mundur të ndalojë atentatorët. Nga ky hetim, pak ditë më parë, u mësua se përgjegjësi i zyrës operative në Ministrinë e Brendshme nuk ka qenë në vendin e tij të punës kur është dhënë njoftimi për atentatin. Imazhet janë tepër tronditëse, por janë të vetmet që tregojnë se si është realizuar atentati mafioz në qendër të Tiranës, në një zonë të rrethuar nga forca të policisë dhe gardës. Më datë 15 korrik, nga ana e Gjykatës u caktua ndryshimi i masës së sigurisë për dy kushërinjtë Gjozi, në fillim të arrestuar si autorë kryesore të dyshuar për krimin. Sipas akuzës, janë 15 dëshmitarë të ndryshëm, të cilët provojnë se dy të rinjtë në momentin e vrasjes së Santos kanë qenë në fshatin e tyre, në Ishëm të Durrësit. Edhe zbardhja e tabulateve telefonike, të numrave që dy kushërinjtë kishin në përdorim, tregojnë se Klodian e Sajmir Gjozi nuk kanë qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Nga ana tjetër, ekspertët e Policisë Shkencore thanë se Klodian Gjozit i janë gjetur në trup mikrogrimca të mbetjeve të barutit. Por ndryshe u shprehën për këtë provë avokatët, që sipas tyre, janë mbetje të blozës, të ardhur si pasojë e punës që të rinjtë bënin ditën e ngjarjes me gur fleksibël. Në lidhje me motorin që kishte në pronësi Klodian Gjozi, ekspertët thanë se nuk është ai që është përdorur nga dy ekzekutorët ditën e vrasjes së bankierit Santo.

 

 

Share it :