Banka e re e shteteve BRICS

0
149

ekonomiMe krijimin e Fondi Mometar dhe të një Banke zhvillimi kryetarët e shteteve të BRICS paraqiten si shpëtimtarë antiamerikanë të botës. Por qeveritë kanë interesa të tjera, mendon Astrid Prange.

 Antiamerikanë të të gjitha vendeve bashkohuni! Ne ju shpëtojmë nga diktati i Uashingtonit! Zhdukini kreditë e Bankës Botërore dhe FMN-së, harrojini privatizimet dhe konsolidimin financiar dhe kërkoni kredi në bankën e re të zhvillimit të shteteve të BRICS, Brazil, Rusi, Indi, Kinë dhe Afrika e Jugut.

Në fakt për shumë vende në zhvillim kjo mund të ishte një perspektivë joshëse. Fundja masat e kursimit dhe privatizimet, të cilat ishin të lidhura me dhënien e kredive të shpëtimit nga Uashingtoni, shpesh kanë patur ndikim shkatërrues ekonomik në vendet në zhvillim.

 

Krijesa bankare e BRICS

Por krijesa bankare antiamerikane e vendeve BRICS e ka ambalazhin më të bukur se ç’ka përmbajtjen. Kreditë nga Shangai, për zgjerimin e infrastrukturës në vendet në zhvillim, janë një investim fitimprurës për rezervat e mëdha valutore, që kanë shumë vende të BRICS-it tani. Bankat e reja të tyre nuk janë antiamerikane, por përkundrazi një pasqyrë e FMN-së dhe Bankës Botërore.

Endrra e BRICS për rritjen e vazhdueshme ekonomike, që duhet të marrë krahë tani nga kreditë e reja të bankës së re të zhvillimit, të kujtojnë vitet 80-të. Megadiga, termocentrale bërthamore, ura e rrugë, atëherë Banka Botërore financonte projekte të shtrenjta prestigjioze, në të cilat konsorciumet ndërkombëtare fitonin para të mira, por nga të cilat popullata nuk përfitonte thuajse aspak. Kreditë për projektet e ndërtimit shpesh çonin në rritjen e borxhit të jashtëm. Ka mundësi që Banka e BRICS të kontribuojë në financimin e projekteve të tilla të mëdha.

Retorika antiamerikane fsheh faktin, që politika ekonomike e shteteve të BRICS shpesh është po aq imperialiste, siç akuzojnë ata SHBA. Kina është në shumë vende të Afrikës si një fuqi e re koloniale. Latifondistët brazilianë përcaktojnë prodhimin e sojës në Paraguaji dhe furnizuesit rusë të gazit ushtrojnë përmes çmimit të gazit presion politik.

 

Fuqia në rritje e tregjeve në zhvillim

Institutet e reja financiare të shteteve BRICS nuk janë antiamerikane. Në kriteret për dhënien e kredive ata ndoshta nuk do të jenë më të drejta dhe sociale, se sa Banka Botërore, apo Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ata janë thjesht një shprehje e rritjes së pushtetit ekonomik dhe politik të vendeve në zhvillim. Këto nuk janë më të varura nga paratë e institucioneve tradicionale financiare, por janë ngjitur vetë në nivelin e donatorëve. Një zhvillim pozitiv ky për këto vende, i cili ishte i parashikueshëm prej kohësh dhe që ka marrë tani forma konkrete.

Shtetet e BRICS janë bërë më të pasura, por jo patjetër më solidare. Edhe në “familjen BRICS” të suksesshmit e rinj Brazili dhe India nuk gëzojnë mbështetjen e më të vjetërve kinezëve dhe rusëve në përpjekjet e tyre për një vend në Këshillin e Sigurimit. Përsa i përket politikës së jashtme dhe të brendshme vlen principi i mosndërhyrjes. Në interesat e Kinës në Sudan në pozicionin e Rusisë në Ukrainë dhe në luftën në Siri.

Samiti i BRICS në Fortaleza do to hyjë si një moment historik në histori, po jo si kthesë politike kundër Uashingtonit. Sepse mesazhi i tij është me të vërtetë amerikan: Secili mund të arrijë diçka dhe konkurrenca gjallëron biznesin. Ka mundësi, që madje edhe Banka Botërore dhe FMN të gëzohen për bankat e reja të BRICS.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency