Shkresa/ Ministria e Brendshme: Ja 6 shqiptarët e plagosur gjatë luftës në Siri

0
145

Sonila Mesareja

lufte siriNë emër të xhihadit, 9 shqiptarë të vrarë dhe gjashtë të plagosur

Policia: Pas rehabilitimit, të plagosurit nuk do lejohen të dalin nga Shqipëria

Në emër të xhihadit, shumë shqiptarë u janë bashkuar grupeve të cilësuara terroriste në Siri. Ministria e Brendshme disponon jo vetëm emrat e nëntë personave që kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve në këtë vend, por edhe ato të gjashtë të plagosurve që janë trajtuar në Shqipëri apo dhe në shtetin fqinj të Greqisë. Drejtoria e Antiterrorit në Ministrinë e Brendshme ka zbardhur edhe  identitetet e 6 të plagosurve, një prej të cilëve është duke u trajtuar në spitalin e Larisës në Greqi. Sipas një shkrese të përditësuar me informacion nga kjo drejtori nmë maj të këtij viti, rezulton se që nga nisja e luftës në zona të ndryshme të Sirisë kanë mbetur të vrarë 9 shtetas shqiptarë dhe një tjetër vazhdon të rezultojë i zhdukur. Krahas të vrarëve, sipas zyrës së Antiterrorit, janë plagosur 6 vullnetarë muslimanë shqiptare. Deri tani asnjë nga trupat e viktimave nuk është sjellë në Shqipëri për t’u kryer ceremonitë mortore dhe përcjellë nga familjarët në banesën e fundit. Ndërsa nga të plagosurit, bëhet me dije se dy prej tyre janë kthyer për mjekime në Tiranë, ndërsa njëri ndodhet i shtruar në Larisa të Greqisë. Ndërkohë mësohet se tre të tjerët vazhdojnë të jenë aktivë në zona të ndryshme të Sirisë në krah të grupeve terroriste.

 

Shkresa

Përditësimet e të dhënave nga Drejtoria e Antiterrorit sjell edhe një tablo më të qartë të situatës në të cilën ndodhen shqiptarët e përfshirë në luftën e Sirisë. Sipas kësaj shkrese të zbardhur me ndihmën e agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror, i plagosuri që është në gjendje më të rëndë shëndetësore është Ervin Duka. Ai ishtë larguar nga Shqipëria më 8 shkurt 2013 dhe gjatë luftimeve me forcat e Asadit, është goditur nga një predhë në nofull dhe trup. Për këto plagë, fillimisht është mjekuar në Turqi dhe më pas me ndihmën e vëllait të tij është dërguar në Larisa të Greqisë ku edhe po kurohet. Gjithashtu, bëhet me dije se të plagosur në luftime në Siri kanë mbetur edhe Bajram Sulaj, Mariglen Dervishllari, Arbër Zani, Gramoz Çengeli dhe Eduart Dursi, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se i plagosuri Mariglen Dervishllari ka udhëtuar nga Shqipëria në janar të 2013 së bashku me dy shqiptarët e vrarë në Siri, Bledian Hamzën dhe Hamit Muslijan. Pas plagosjes, mësohet se Dervishllari ka ardhur në Tiranë për t’u mjekuar dhe më pas është kthyer sërish në Siri, ku vazhdon të jetë aktiv në luftime. Edhe i plagosuri Arbër Zani është njoftuar se me datë 18 shkurt 2014 është plagosur së bashku me 3 persona të tjerë, gjatë një udhëtimi me makinë, ku kanë shkelur në një mine të vendosur në rrugë. Ndërsa të plagosurit Gramoz Cengeli dhe Eduard Dursi, pas plagosjes janë kthyer në Shqipëri për mjekim dhe vazhdojnë të qëndrojnë ne atdhe, pasi policia ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar që këta persona të rikthehen drejt zonave të luftimeve.

 

Hetimi

Pas hetimeve disa mujore, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Porkurorinë e Krimeve të Rënda arrestuan shtatë perosna, të akuzuar se rekrutonin shqiptarë dhe i dërgonin për të luftuar në Siri. Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal Shqiptar. Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri. Ndërsa shtetasit Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri. Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të gjykatës, u ushtrua kontroll në disa ambjente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtarinë e tyre këta persona. Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

 

Të plagosurit

Ervin Duka

Bajram Sulaj

Mariglen Dervishllari

Arbër Zani

Gramoz Çengeli

Eduart Dursi

 

Pukë/ Burri plagos rëndë gruan për motive xhelozie, prangoset

Një grua është plagosur rëndë nga bashkëshorti i saj në fshatin Gjegjan të Pukës, duke rrezikuar seriozisht një krim brenda familjes. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në banesën e çiftit, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë xhelozia në çift. Për momentin mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e krimit, 54-vjeçarin P. Marku, i cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë. Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se e plagosura Gj. Marku u dërgua në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që nga ana e policisë është marrë në pyetje autori, të afërm të çiftit, ndërsa pritet të përmirësohet gjendja e gruas për të marrë edhe dëshminë e saj rreth motivit të përplasjes në çift që çoi në plagosjen e rëndë të Gj.Markut.

 

Greqi/ Sekuestrohen 106 kg kanabis në Janinë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur dje nga policia e Janinës në afërsi të fshatit Aristi. Burime policore bëjnë me dije se policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike në orët e mesditës së djeshme, ndërsa bëhet fjalë për një sasi prej rreth 106 kg kanabis sativa. Droga u kap pranë fshatit Aristi në qytetin e Janinës. Sipas policisë lokale, lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta të cilat u gjetën të hedhura në një shkurre në një zonë të pyllëzuar. Dyshohet se lënda narkotike kishte dalë nga Shqipëria dhe ishte fshehur në shkurre me qëllim që të merrej nga disa persona të tjerë me qëllim trafikimi. Megjithatë hetimet e policisë janë në zhvillim. Autoritet e Janinës janë duke punuar për të identifikuar dhe për të kapur poseduesit e 4 çantave me marijuanë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency