Një burrë është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në lumin e Dunavecit të Korçës.
Nga të dhënat paraprake viktima mësohet të jetë një 64-vjeçar me iniciale A.C nga fshatin, Vashtëm.
Sipas deklaratës së familjareve gjatë natës së mbrëmshme ai ishtë larguar për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.
Trupi i mbytur është gjetur nga vetë familjarët e viktimës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Deri më tani dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të saj.