Një person pa krahë, që e drejtonte makinën me këmbë, u kap nga policia në Kinë dhe iu konfiskua makina.
Megjithatë, ai tha se ka bërë mbi 100 mijë kilometra në timon dhe kjo është hera e parë që e kapin.
Policia në Kinë tha se Wo Guo, 45 vjeç, është një rrezik për veten dhe shoferët e tjerë.
Guo i humbi krahët kur ishte vetëm shtatë vjeç.
Pasi iu amputuan krahët, ai mësoi të kujdesej për veten duke përdorur këmbët.
Aktualisht është i martuar dhe ka një djalë.
Jetesën e siguron duke shitur fruta në treg dhe thekson se është i lumtur.
Por makina i duhej për të bërë transportin e frutave.
“Makina me marshe automatike më duket e lehtë. Një mik ma mësoi për një javë. Nuk kam marrë dot patentë për shkak të paaftësisë sime,” tha ai.





