Kërkohet strategji e re

0
123

ashton rasmussenNATO-s i nevojitet sa më shpejt një doktrinë e re e fuqishme, mendon Bernd Riegert.

Ministrave të Jashtëm të NATO-s u duhej të merreshin në takimin e tyre ne krizën në Ukrainë. Kjo është e rëndësishme edhe në qoftë se mundësitë e ndikimit të aleancës ushtarake janë të pakëta.Fijet vendimtare i luajnë ministrat e Jashtëm, që kanë peshë në krizën e Ukrainës, si ministri gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe ai amerikan John Kerry. NATO ofron vetëm podiumin për aktivitetet diplomatike.

Gjykimi i nevojshëm në lidhje me një strategji të re të NATO-s ndaj Rusisë nuk shkoi larg. Pyetja legjitime nëse NATO do ta trajtojë në të ardhmen Rusinë si një partnere apo si një kërcënim mbeti pa përgjigje. Dokumente për këtë çështje do të përpilohen gjatë verës dhe në shtator NATO do të japë një përgjigje në samitin e saj. Ajo që është e qartë që tani është për të ardhmen e parashikueshme nuk do të ketë zgjerim drejt Lindjes. Për pranimin e Gjeorgjisë apo madje të Ukrainës nuk pritet të arrihet konsensu brenda aleancës dhe një gjë e tillë do të shkaktonte rezistencë të ashpër tek Rusia.

NATO e pranon brenda për brenda se ajo është thjesht të paaftë për t’u përballur me situata të tilla si tani në Ukrainë, ku nuk ka kundërshtarë të qartë ushtarakë. Kundër “njerëzve të gjelbër”, pra grupeve të vogla në dukje të çorganizuar të separatistëve, NATO-ja nuk ka strategji dhe nuk ka mjete të përshtatshme. Si duhet të veprohet ndaj ushtrisë ruse, e cila operon në sfond në kufi dhe ofron një lloj skenari kërcënimi duke u dhënë siguri separatistëve, por nuk lufton në mënyrë aktive? Për 20 vjet, aleanca ushtarake perëndimore është përpjekur që të ndërtojë një marrëdhënie me Rusinë, e cila e meriton emrin partneriteti për sigurinë. Për shkak të krizës së thellë për Ukrainën dhe Krimenë, ky besimi është shndërruar në një dyshim të hapur. A mund të shërbejë Traktati Rusi-NATO më tej si bazë për bashkëpunim apo bashkëjetesë?

 

Tensione dhe të çara në vend të doktrinës së përbashkët

Ende shumica e vendeve të NATO-s nuk duan të heqin dorë nga ky traktat bazë. Por disa shtete si Polonia, theksojnë se marrëveshja duhet të ndryshohet në mënyrë që trupat e NATO-s të mund të vendosen përgjithmonë në Poloni ose në Baltik dhe në Rumani. Këto vende të NATO-s ndihen të kërcënuara. Aleanca duhet të gjejë një përgjigje për këtë, më së voni në samitin e shtatorit. Për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate ndryshimit të situatës në kufirin lindor, NATO ka nevojë sidomos për kohezion. Solidariteti në aleancë pas kulisave nuk është i mirë. SHBA është duke kërkuar gjithnjë e më fort më shumë angazhim financiar nga evropianët. Në Shtëpinë e Bardhë shtohet pyetja se si mundet që evropianët të mbështeten gjithmonë tek ushtarët amerikanë dhe pajisjet amerikane edhe kur është puna, si në rastin e Ukrainës, për sigurinë në Evropë?

Sekretari amerikan i Shtetit Kerry bëri të qartë në Bruksel se për të Ukraina është vetëm një nga shumë vendet e trazuara në botë. Kerry ishte i preokupuar sidomos për problemin e Irakut dhe ofensivës së terroristëve atje. Dikur NATO do të duhet të pozicionohet edhe për këtë. A do ta mbështesin evropianët SHBA, në qoftë se është fjala për një konflikt ushtarak në Irak? Një strategji e përbashkët nuk duket. Për të mbuluar tensionet dhe të çarat brenda NATO-s ministrat e Jashtëm po përgatitin një deklaratë transatlantike për solidaritet të ndërsjellë. Kjo është për t’u habitur, sepse një gjë e tillë duhet të jetë e vetëkuptohet brenda një aleance transatlantike. Kur menaxhimi i krizës akute në Ukrainë t’i takojë së kaluarës, NATO do të ketë shumë punë konceptuale. Duhet të gjendet një doktrinë e re të fuqishme. Pas përfundimit të parashikueshëm të misionit më të madh të përbashkët në Afganistan, vendet e NATO-s kanë nevojë për një kapëse të re pas vitit 2014.

 

Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia drejt BE-së

Së bashku me Ukrainën marrëveshjet e asociimit i nënshkruajnë në Bruksel edhe dy republika të tjera ish-sovjetike, Gjerorgjia dhe Moldavia. Të tri vendet janë anëtare të “Partneritetit Lindor”.

Rrethi mbyllet. Pothuajse saktësisht shtatë muaj më parë, më 28 nëntor të vitit 2013, presidenti ukrainas Viktor Janukoviç pati rastin për të bërë histori. Bashkimi Evropian ishte i gatshëm për të nënshkruar në samitin e BE-së të nismës “Partneritet Lindor” në Vilnë marrëveshjen e asociimit me Ukrainën. Kjo marrëveshje e negociuar në vitin 2011 do ta lidhë Ukrainën ekonomikisht me Evropën, duke përfshirë edhe në një zonë të tregtisë së lirë. Viktor Janukoviçi refuzoi. Ai argumentoi me presionin ekonomik nga Rusia. Vendimi i tij shkaktoi një lëvizje proteste që e detyroi atë të ikte në Rusi në fund të shkurtit. Sot (27.06.2014) pasardhësi i sapozgjedhur Petro Poroshenko nënshkruan në takimin e BE-së në Bruksel të marrëveshjen e asociimit.

Kjo ka të bëjë me pjesën qendrore ekonomike. Asociimi politik u nënshkrua nga kryeministri Arseni Jacenjuk më 21 mars. Në atë kohë Brukseli donte të tregonte solidaritet me Ukrainën pas aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë.

 

Gëzim i përmbajtur, shpresa të e mëdha

Ukraina kërcënohet tani nga humbja e zonave të tjera në lindje. Në Donetsk dhe Luhansk separatistët prorusë kanë shpallur “republikat popullore” dhe kryejnë luftime të ashpra me ushtrinë ukrainase. Qindra vetë kanë vdekur deri tani. Kievi e akuzon Rusinë se mbështet luftëtarët separatistë me armë dhe furnizime. Poroshenko shpalli një armëpushim njëjavor, i cili përfundon të premten në orën 9:00. Edhe pse ky u përkrah publikisht nga separatistët, ata e injorojnë atë praktikisht. Si dhe më parë, çdo ditë vdesin njerëz.

Ngjarjet në Ukrainën lindore e turbullojnë gëzimin për marrëveshjen e asociimit, por Kievi shpreson për më tepër ndihma ekonomike nga Brukseli. Vendi ka nevojë për ndihma në miliarda, sepse është në prag të falimentimit. Po ashtu Kievi shpreson se marrëveshja e asociimit është hapi i parë në drejtim të anëtarësimit të plotë në BE.

 

Edhe Gjeorgjia dhe Moldavia

Së bashku me Ukrainën marrëveshjet e asociimit i nënshkruajnë në Bruksel edhe dy republika të tjera ish-sovjetike, Gjerorgjia dhe Moldavia. Të tri vendet janë anëtare të “Partneritetit Lindor”. Në fakt, nënshkrimi ishte planifikuar më vonë, por ngjarjet në Ukrainë e përshpejtuan këtë, mendojnë vëzhguesit e Evropës Lindore. Si politikanët dhe njerëzit e zakonshëm e kanë kuptuar se “nuk ka kuptim që të vazhdojë të mbështeten tek Rusi,” tha Kasha Gogolashvili në një intervistë për Deutsche Wellen. Numri i atyre që ende besojnë në marrëdhënie të mira me Rusinë është sipas ekspertit të Fondacionit Gjeorgjian për Studime Strategjike, në rënie.

“Më të rëndësishme janë kushtet që na japin mundësi për reforma të reja dhe investime të reja,” tha Pirkka Tapiola, shef i Delegacionit të BE-së në Moldavi për DW-në. Brukseli ka në radhë të parë interes për afrimin ekonomik, që nuk drejtohet kundër vendeve të tjera.

Pas nënshkrimit të tre vendet duan ta ratifikojnë marrëveshjen në parlamentet e tyre shpejt në mënyrë që ajo të mund të hyjë pjesërisht në fuqi që në vjeshtë. Pas kësaj Kievi, Tbilisi dhe Kisinau do ta përshtasin legjislacionin e tyre me BE-në. Megjithatë ratifikimi përfundimtar nga të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së ka të ngjarë të zgjasë disa vite.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency