Statusi/ Berisha: Arritje madhore në rrugën e integrimit në BE. U vlerësuan reformat tona

0
126

sta-berisha-300x197Në një postim në rrjetin social facebook ish kryeministri Sali Berisha e cilëson një arritje madhore marrjen e statusit, ndërsa shprehet se më këtë vendim u vlerësuan reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes së tij. Më poshtë komenti i plotë i ish kryeministrit Berisha në rrjetin social.

“Sot Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE vendosi që Shqipërisë, ndonëse me vonesë për shkaqe kryekëput shqiptare, t’i jepet statusi i vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian. Kjo është njëarritje madhore në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Para së gjithash është vlerësim i suksesit të reformave tona që kanë sjellë Shqipërinë në stadin e meritimit të plotë të statusit të vendit kandidat.

Me këtë rast une dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë atyre mijëra punonjësve të administratës shtetërore që, me punën, përkushtimin e tyre në hartimin, miratimin dhe zbatimin e mijëra ligjeve, vendimeve, rregullave, kritereve, standarteve, reformave, me përgjigjet e sakta të 2284 pyetjeve dhe 2000 nënpyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian dhe përgjigjen e merituar, bënë të mundur që Shqipëria të zbatojë me seriozitet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kërkesat për heqjen e vizave dhe të meritojë plotësisht që në tetor të vitit 2012 rekomandimin e përsëritur dhe në tetor te vitit 2013 të KE për statusin si dhe vendimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE. Një mirënjohe të thellë të gjithë qytetarëve për mbështetjen e tyre për reformat që sollën statusin si dhe Ministrave të Jashtëm të BE, qeverive të vendeve anëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe për vendimin e tyre të drejtë të akordimit të statusit të vendit kandidat.

Por sot, duhet të rikujtojmë se ne morëm me vonesë statusin e vendit kandidat pasi Edi Rama, si asnjë politikan tjetër në Europë, në një akt të mirëfilltë antikombëtar, e bllokoi atë në dhjetor të vitit 2012 dhe në mars të vitit 2013, duke refuzuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë dakord. Ftoj të gjithë shqiptarët të festojnë këtë vendim shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Europës”, shkruan Berisha në facebook.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency