Ish-të përndjekurit politikë, emrat që u është miratuar kësti i parë

0
142

ish-te-perndjekurMinistria e Financave ka publikuar listën më të fundit me emrat e ish-të përndjekurve politikë apo trashëgimtarëve të tyre, të cilëve u është miratuar kësti i parë. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit politik. Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Dosjet jo të plota do të lihen për në fund të procesit të pagesës së këstit të parë, qoftë sikur të mungojnë dokumentet e një personi të vetëm përfitues të dëmshpërblimit. Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur ka ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.

 

 

Karburantet, urdhër për kontroll edhe për policat e sigurimit

 

Pikat e karburanteve nuk do të kontrollohen vetëm për cilësinë e naftës, të benzinës dhe gazit që shesin, por edhe për policat e sigurimit, që është një detyrim ligjor. Përmes një urdhri të lëshuar thuhet se, bazuar në vendimin e qeverisë nr. 1047, të datës 16.7.2008, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 170, datës 25.04.2002, për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e lejeve e Autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, Inspektorati Qendror Teknik ka urdhëruar kontrollin e të gjitha pikave të tregtimit të naftës e gazit për pajisjen e tyre me policen e sigurimit 2014 të lëshuara nga shoqëritë e sigurimeve, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta sipas kapaciteteve për të cilët ato janë licencuar. “Në rast se konstatohet se ndonjë pikë nuk është pajisur me policen e sigurimit për vitin 2014, të merren masa të menjëhershme për pajisjen e tyre me policen e sigurimit të përgjegjësisë ndaj të tretëve sipas kapaciteteve, dhe në raste mosplotësimi, të merren masa duke zbatuar sanksione ligjore në fuqi”, – thuhet në urdhrin e lëshuar nga Inspektorati Qendror Teknik.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency