Njeriu i vetdijshëm edhe në botën tjetër

0
193

njeriu ne boten tjeterNjë eksperiment unik shkencor ka ardhur deri te dëshmitë se ndoshta disa nga “mediumet shpirtërore” kanë aftësi paranormale.  Shkenctarët që kanë marr pjesë në hulumtimin e kryer në Universitetin e Arizonës ( http://ëëë.arizona.edu/ ) theksojnë se zbulimet janë aq të pazakonshme dhe hulumtojnë themelet e mbijetesës të vetëdijes pas vdekjes. Deri tani të gjithë shkenctarët kanë hedhur poshtë problematikën e lidhur për “jetën pas vdekjes”, derisa mediumet shpirtërore janë quajtur sharlatanë.  Mirëpo, studimi i pare laboratorik i një grupi të mediumeve ka zbuluar se ata posedojnë një aftësi shpirtërore për t’i vendosur faktet për të afërmit e vdekur të nerëzve të cilë shpirta i kontaktojnë nëpër seansat. Eksperimenti kishte kyqur 5 mediume, dhe dy persona të panjohur për mediumet që kishin parashtruar pyetje për të afërmit e tyre të vdekur. Në të dyja gruet e eksperimentimit, të ndarë, secili medium ka kaluar nga një orë me njerin nga personat në laborator ku ishte vendosur një paravan mes tyre, si pengesë fizike për të ndarë kontaktin vizuel.  Nën video mbikëqyrjen e pandërprerë të shkencëtarëve, secili nga mediumet ka bërë bisedë me personat e vdekur, të afërm të atyre personave të panjohur që ndodheshin në laborator. Atyre u ishte lejuar të përgjigjen në pyetjet me fjalët: “po dhe jo”. Pas përfundimit të secilës seancë, detajisht janë analizuar informatat që mediumet i posedonin. Si mesatare, mediumet posedonin më shumë se 80% të informative për të afërmit e vdekur të personit të tretë që ndodhej matanë paravanit.

 

Të dhënat

Informatat e poseduara ishin të llojit: emrat e tyre, animet jetësore deri te rrethanat e sakta për vdekjen e tyre. Njëri nga mediumet ka arritur saktësinë madje edhe deri në 93 %.  Tashmë shumë kohë skeptikët suksesin e mediumeve e sqarojnë me të ashtuquajturën “lexim të ftohtë”, brenda të cilit “lexim” mediumet kanë parapritje inteligjente për njerëzit e vdekur. Mirëpo, shkenctarët që e kishin kryer këtë hulumtim, ofruan informata që kanë qenë të arritshme edhe për mediumet dhe 60 persona tjerë. Saktësia e tyre ishte 36 %, ndërsa parapritja më e mire ariti madje edhe deri në 54 % duke u përputhur me faktet. Duke i prezentuar zbulimet në publik, Journal of the Society for Psychical Research, hulumtuesit kanë përfunduar se disa mediume shumë të shkathtë kanë aftësi për të fituar informata të sakta. Gary Schëartz, udhëheqës i hulumtimit ka përfunduar: “Si përfundim i hulumtimit është se ekzistojnë disa mediume shumë të shkathtë që mund të bëjnë diçka tëjashtëzakonshme.” Fshehtësia e suksesit të tyre nuk është e njohur. Është çkyqur çdo lloj mundësie për mashtrim të pavetdijshëm apo për ndërfutje të vetëdijshme. Në një eksperiment mediumi ka theksuar se ka komunikuar me nënën e ndjerë të të hulumtuarës, tre ditë para séances dhe e ka thënë lutjen të cilën nëna ia kishte lexuar hulumtueses në fëmijëri.

 

 Studimi, Toka fsheh një oqean të stërmadh

70 përqind e sipërfaqes së planetit tonë përbëhet nga uji, por akoma më shumë mund të strehohet nën sipërfaqe. Pas dekadash studime, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se nëntoka strehon një sasi uji tre herë më të madhe se sa sasia e ndodhur në sipërfaqen e tokës.  Kjo sasi ndodhet “e bllokuar” në 660 kilometra thellësi, thonë studiuesit. Ky zbulim mund të cojë në rishikimin e të gjitha teorive mbi mënyrën e formimit të planetit tonë.  Gjeofizikani Steve Jacobsen nga Northëestern University në Shtetet e Bashkuara, njëkohësisht bashkëautor i studimit thotë se zbulimi sugjeron se gjatë evolucionit të planetit tonë, uji ka dalë nga thellësia në sipërfaqe të Tokës dhe jo si pasojë e përplasjeve të kometave me akull, sic sugjerojnë pjesa më e madhe e teorive. “Proceset gjeofizike në sipërfaqen e Tokës, si tërmetet apo vullkanet janë një pasqyrim i asaj se cfarë ndodh nën tokë, larg syve tanë”, thotë Jacobsen.  Ai dhe kolegët e tij mendojnë se sasia e madhe e ujit ndodhet në një zonë që ata e kanë quajtur “zona e tranzitit të ujit”, zonë që ka një shtrirje të gjërë nga Atlantiku në Paqësor, duke përfshirë edhe pjesën më të madhe të nëntokës së Shteteve të Bashkuara.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency