Denoncimi/ PD: I dënuari për korrupsion në zyrën e Avokatit të Shtetit. Reagimi: Ka dhënë dorëheqjen në maj

0
98

Gëzim Saliu

avokatura e shtetitVorpsi: Ky është modeli i Ramës për administratën. Avokatia e Shtetit: Dalipi është i padënuar

 Në kuadër të denoncimeve të vazhdueshme ndaj emërimeve në administratën publike, Partia Demokratike bëri publik dje një tjetër rast përmes zëdhënëses Laura Vorpsi, e cila the se një person i dënuar me burg për korrupsionështë emëruar në zyrën e Avokatit të Shtetit në qytetin e Durrësit.“Me Edi Ramën, mund të jesh në proces gjyqësor i akuzuar për korrupsion, po mund të jesh edhe i dënuar për korrupsion dhe sërish të ecën mbarë dhe kap një zyrë të rëndësishme të shtetit. Rreth një muaj më parë, Gjykata e Kavajës dha vendimin për Skerdilajd Dalipin, duke e dënuar me 6 muaj burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Edhe gjatë procesit, por edhe pas dhënies së vendimit, i akuzuari për korrupsion është caktuar për të mbrojtur interesat e shtetit, në zyrën e Avokatit të Shtetit për Durrësin”, – theksoi Vorpsi. Më tej, zëdhënësja e selisë blu pohoi se emërime të tilla të vazhdueshme përbëjnë modelin e kreut të qeverisëpër administratën publike. “Ai ia besoi Avokaturën e Shtetit për Durrësin një personi që ishte nën gjykim për korrupsion dhe vazhdon ta besojë këtë zyrë të rëndësishme të shtetit, edhe sot pas vendimit të Gjykatës, që e ka dënuar me 6 muaj burgim. Kjo është etika e Edi Ramës. Kjo është marrëdhënia e tij me korrupsionin. Kjo është rilindja e shtetit”, – theksoi Vorpsi.

 

Reagimi

Ndërkaq,Avokatura e Shtetit hodhi poshtë dje akuzat e Partisë Demokratike për Skerdilajd Dalipin si një person i akuzuar për korrupsion, duke pohuar se ai është i padënuar. “Institucioni i Avokaturës së Shtetit sqaron opinionin publik se bazuar në dëshminë e penalitetit, në kohën e emërimit në detyrë, por edhe sot, z. Skerdilajd Dalipi është i padënuar. Edhe pse në prill të këtij viti është dhënë një vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas vendimi është pezulluar, z. Skerdilajd Dalipi ka dhënë dorëheqjen në maj të këtij viti. Dorëheqje e cila është pranuar nga institucioni”, – thuhej në njoftim. Më tej, Avokatura e Shtetit theksoi se aktualisht çështja është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit dhe deri në dhënien e një vendimi nga kjo Gjykatë, sipas këtij institucioni, Dalipi konsiderohet i pafajshëm. “Marrëdhënia e z. Skerdilajd Dalipi me institucionin e Avokaturës së Shtetit është ndërprerë me miratimin e dorëheqjes”, – theksohej në reagim. Opozita ka kërkuar me ngulm ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në administratën publike, duke theksuar se në pjesën më të madhe të tyre jo vetëm mungon meritokracia, porse është shkelur ligji duke përfshirë në institucionet shtetërore njerëz të dënuar më parë për lidhje me krimin, drogën dhe korrupsionin. Por mazhoranca ka kërkuar që të ndërhyjë në objektin e hetimit të përcaktuar nga opozita, duke kërkuar zgjatjen e hetimit nga viti 2009 e deri në ditët e sotme. Megjithëse u la një javë kohë nga kreu i Kuvendit për të mundësuar gjetjen e konsensusit mes palëve, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka bërë të ditur se deri më tani nuk është zhvilluar asnjënegociatë. Ndërkaq,opozita ka bërë të ditur se nëse nuk do të pranohet kërkesa e saj legjitime për ngritjen e komisionit hetimor për emërimet në administratë, ajo do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

 

 Mungojnë përfaqësuesit e Kuvendit/ Kushtetuesja shtyn shqyrtimin e ankesës për shkarkimin e Xhukës. PD: Përpjekje bllokimi

Gjykata Kushtetues shtyu dje shqyrtimin e ankimimit të PD-së për shkarkimin e ish-kreut të ILDKP-së, Zana Xhuka, për shkak të mungesës së përfaqësuesve ligjorë të Kuvendit. “Shkaqet që janë paraqitur në arsye nuk qëndrojnë, por për interes të gjykimit të paktën të paraqesin parashtrimet me shkrim, të cilat nuk i kanë depozituar. Duhen shpjeguar arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë”, – tha kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja. Ndërkohë, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se mosparaqitja nuk kishte të bënte me asnjë arsye teknike, porse, sipas tij, mazhoranca po përpiqet qëllimisht të bllokojë këtë çështje. “Sigurisht që Kuvendi ka edhe kapacitetin ligjor, edhe njerëzore, që të vazhdonte këtë shqyrtim. Është e papranueshme të shkelet Kushtetua dhe më pas të përpiqesh t’i fshihesh më pas Gjykatës Kushtetuese, siç bëri sot mazhoranca”, – tha ai. Sa i përket ankimimit të PD-së, deputeti demokrat bëri të ditur se opozita kërkon shpalljen si të pavlefshme të seancësqë shkarkoi Zana Xhukën si kryetare të ILDKP-së dhe miratoi dekretin, të paraqitur nga Presidenti i Republikës në legjislaturën e kaluar. “Ndërroi bazën ligjore, nuk kishte më shkelje, por ishte mosvotimi i rregullt, sipas mazhorancës, i dekretit dhe bëri atë që shkaktoi më pas konfliktin me Presidentin. Ajo që ne kërkojmë është që seanca plenare e asaj dite e thirrur në shkelje të procedurës dhe e bazuar në një shkelje flagrante të procedurës nga Komisioni i Ligjeve të shpallet e pavlefshme, sepse Kushtetutae përcakton në këtë formë: Nëse mbledhjet e Kuvendit zhvillohen në kundërshtim me rregulloren, janë të pavlefshme. Këtë sanksion Kushtetuta e vendos për të garantuar parimet e shtetit të së drejtës. Çdo gjë që prodhoi ajo seancë, është e pavlefshme për mendimin tonë”, – theksoi Bylykbashi.

Emërimet nepotike/ Përçarje mes socialistëve në Fier: Në 2015-ën s’do vini dot për një pikë ujë, jo më për votë

Akuzat për emërime nepotike në administratë nga ana e drejtuesve vendorë në rrethin e Fierit kanë qenë kryefjalë e mbledhjes së radhës në Këshillin e Qarkut. Në debat e sipër mes palëve, kryetari i Komunës Frakull, përfaqësues i PS-së Viktor Cervanaku, i cili shigjetoi kreun e Këshillit tëQarkut, Vangjel Ndreko, dhe prefektin Xhevit Bushi, duke pohuar se kanë punësuar në administratë të afërmit e tyre. Sipas Cervanakut, këto probleme janë kthyer në një shqetësim prej kohësh dhe dega e Partisë Socialiste Fier, nuk po mblidhet për t’i shqyrtuar këto raste, ndërsa shtoi se ata që e vuajnë këtë problem janë socialistët e thjeshtë.“Çfarë fisi ka prefekti të tërë në punë, çfarëfisi ke ti të tërë në punë, çfarë fisi kam unë janë në shesh. Erdhi 2015-ta, do kërcasë kopançja, s’do vini dot për një pikë uji, jo më për votë, se i degjeneruat njerëzit fare”, -tha Viktor Cervanaku. Kryekomunari i Frakullit i kërkoi drejtuesit të Këshillit të Qarkut të konsultohet më shumë me anëtarët dhe veçanërisht me përfaqësuesit e komunave që, sipas tij, po diskriminohen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency