Hetimet për paktin detar/ Berisha: Rama sulm opozitës, Bushati emëron familjarët e tij në diplomaci

0
168

Florenc Drizari

berisha per gazetaretIsh-kryeministri Sali Berisha: Rama ka paditur kryetarin e opozitës Lulzim Basha, për paktin detar. Kjo është përpjekja e fundit e Spiro Kolekës për të goditur opozitën shqiptare

Ish-kryeministri Berisha e quan kërkesën e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm për hapjen e hetimet për sa i përket negociatave për paktin detar me shtetin fqinj Greqinë, një sulm ndaj opozitës. deklarata e Berishës vjen pak ditë pas qëndrimit të kreut të diplomacisë shqiptare, ndërsa thuhet se kjo është goditja e fundit që Rama i bën opozitës. Gjithashtu Berisha riktheu akuzat ndaj Kryeministrit, duke folur për familjarët e tij.

 

Berisha

“Kam marrë vesh se Edvin Kristaq Rama ka paditur kryetarin e opozitës Lulzim Basha, për paktin detar. Kjo është përpjekja e fundit e Spiro Kolekës për të goditur opozitën shqiptare. Nëqoftëse shqiptarët thonë se miku mikut i ngjet 40 vjet para, nipi dajës i ngjet edhe 60 vjet para”,-tha Berisha, ndërsa për ministrin Bushati, u shpreh se: “Bushati ka vetëm një hall të çojë ambasadorë të gjithë sojë e sorollopin e Sul Bushatit. Problemi i tij është se si të bëjë, si të çojë në kryeqytetet e Perëndimit gjithë familjarët dhe akrabanë e Sul Bushatit”.

Sipas ish-kryeministrit qeveria aktuale ka shpallur si platformë të politikës së saj të jashtme zero problem me fqinjët, duke thënë se problemi më i madh në këtë vend është qeveria, ndërsa shtoi se kreu i opozitës po bën të gjitha detyrat e tij në përputhje me ligjet.

 

Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kërkuar nisjen e hetimeve për grupin e firmëtarëve të paktit detar me Greqinë, pjesë e së cilës ka qenë edhe Lulzim Basha në cilësinë e ministrit të Jashtëm, sot kryetar i opozitës dhe kryebashkiak i Tiranës.

Pakti i rrëzuar në 2010 nga Gjykata Kushtetuese, sipas Bushatit ka cënuar interesin kombëtar, dhe për problemet e dosjes është në dijeni edhe prokuroria.

“Për sa i përket nënshkruesve të kësaj marrëveshje , besoj se prokurori i përgjithshëm ka të gjithë dokumentacionin përkatës, ka vendimin e Gjykatës Kushtetuese në dorë , ka praktikën e e së drejtës ndërkombëtare e cila konsiderohet tërësisht e shkelur nga gjykata , dhe ka jashtëzakonisht parasysh nenin 10 të kodit penal”,-ka thënë Bushati në Komisionin e Jashtëm dy javë më parë. Gjithashtu Bushati ka thënë se  meriton të shqyrtohet nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se kemi element të veprës penale për nënshkruesit e marrëveshjes. “Ka një vendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket mënyrës se si është negociuar marrëveshja e detit kjo është një çështje që derisa është rrëzuar në thelb dhe proçedurë nga ana e Gjykatës Kushtetuese meriton të shqyrtohet nga Prokurori i Përgjithshëm në rast se kemi element të veprës penale për nënshkruesit e marrëveshjes. Pastaj i takon prokurorit që të japë një vendim nëse përbën vepër penale apo jo. Ne si ministri kemi bërë evidentimin përkatës hetuam mënyrën si është bërë negociomi që jo vetëm ka dëmtuar interesin kombëtar por ka vendosur Shqipërinë në një pozitë delikate”,-ka thënë ministri i Jashtëm.

 

Berisha takon kongresmenin amerikan të Floridës, David Jolly

Ish kryeministri Berisha priti dje në një takim kongresmenin amerikan të Floridës David Jolly, të cilit i shprehu falenderimet më të përzemërta për mbështetjen e madhe e tejet të rëndësishme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Në mënyrë të veçantë, ish‎ kryeministri Berisha falenderoi Kongresin amerikan dhe qeverinë e SHBA për rolin përcaktues në realizimin e projektit të lirisë së kombit shqiptar. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat, pavarësisht nga problematika të caktuara dhe shprehën optimizmin për marrjen e tij.Takimi u përqëndrua në situatën politike dhe ekonomike në vend, dëmtimin e klimës së biznesit nga reformat anti-tregu të qeverisë, me të cilat po përkeqësohet gjendja ekonomike.Kongresmeni amerikan David Jolly i shprehu ish-kryeministrit Berisha përgëzimet për transformimet e mëdha që ka realizuar gjatë qeverisjes së tij, transformime të cilat ai i ka konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave të tij në vendin tonë dhe e siguroi për interesin konstant të tij dhe të kongresit të SHBA për zhvillimet në Shqipëri.

 

PD: Rama ndan pushtetin me krimin, nuk falet dot në bienale

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, deklaroi dje se Kryeministri Edi Rama vazhdon prej 6 ditësh të jetë turist i bienales, ndërkohë që “ka lënë drejtimin e Qarkut të Vlorës, një personi me precedent të tmerrshëm kriminal”. Zëdhënësja Vorpsi vijoi akuzat ndaj Kryeministrin lidhur me emërimin e Sadrit Danaj në qarkun e Vlorës.

“Ky kriminel gjakftohtë, i cili nuk meriton veçse ndëshkimin e drejtësisë, është bërë nga Edi Rama Kryetar i Këshillit të qarkut. Bisedat e Danajt të përgjuara nga Policia Italiane dhe të publikuara nga La Republica, janë stili i një banditi me të cilin Edi Rama ndan pushtetin.

Ky është modeli i deputetit të parë të listës për Vlorën, dhe me tej modeli i Kryeministrit për gjithë vendin.

Me heshtjen e tij, me arratisjet turistike, Rama vetëm zgjat agoninë e një pushteti të kriminalizuar, pushtet që nuk ia kanë dhënë qytetarët e Vlorës dhe të vendit. Nuk ka për të pasur bienale ku të falet Edi Rama me zullumet mbi zullume që po kryen çdo ditë”,-deklaroi zëdhënësja e PD-së në një deklaratë për mediat.

 

Deputeti Bumçi me tregtarët e Lezhës: Qeveria duhet të bisedojë

Rreth 150 tregtare të Lezhës vazhdojnë të qendrojnë në ambjentet e tregut të mbyllur në shenjë proteste për taksat që i janë vendosur. Në ditën e katërt të tyre, tregtaret e Lezhes, vazhdojnë të qëndrojnë në ambjentet e tregut që u mbyll nga Tatimoret. Ata kundërshtojne tarifen për regjistrimin e tyre si biznes i vogël. Janë 150 tregtare, kryesisht gra dhe kalojne natën jashtë. Spitali Rajonal ka vendosur nje autombulance për shkak se disa prej tyre kanë shfaqur shqetësime për shkak të lodhjes. Gjashtë gra kanë marre ndihmë mjeksore në urgjencen e spitalit te Lezhës përshkak të komplikacioneve me shëndetin. Deputetit demokrat Aldo Bumçi, i zgjedhur në qarkun e Lezhës, u takua një ditë më parë me tregtaret e këtij qyteti që kundërshtojnë vendimin për taksën e qeverisë. Ai tha se qeveria duhet te gjejë një zgjidhje, sëpaku te ulet ne bisedime me ta. Me herët ata u takuan me kryetarin e bashkise së Lezhës. Tregtaret vazhdojne të qendrojnë brenda tregut ne pritje për një zgjidhje optimale në favor të tyre. Nga nje treg social rreth 350 të vetëpunesuar, shteti do ta kalojë në treg biznesesh. Keshtu pretendon të perfitojë më tepër nga taksat e shumta, në një kohe që këta tregtare ambulante thonë se nuk nxjerrin as për ushqimin e një ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency