Nusja shqiptare e Lindegaard, në duart e 11 meshkujve

0
195

nusja shqiptareModelja e njohur shqiptare, Misse Beqiri, i dha fund beqarisë ditë më parë duke u kurorëzuar me portierin e Mançester Junajtidit, Anders Lindgeaard, por ajo ceremoni nuk kaloi si zakonisht. Portieri i dytë i Junajtidit, Anders Lindgeaard, dhe modelja shqiptare ka kohë që janë në lidhje dhe ata vetëm tani vendosën të kurorëzohen. Ceremonia martesore u mbajt në Danimarkë teksa të ftuar ishin familjarët e çiftit. Si do që të jetë, një fotografi interesante doli nga kjo martesë, që nuk është e zakontë për traditën shqiptare – nusja bëri fotografi në duart e 11 meshkujve.

 

Aurela Gaçe: Vëri gishtin kokës, se je edhe mama tani

Këngëtarja Aurela Gaçe nuk njihet vetëm për zërin e saj potent, stilin ekstravagant, por edhe për ndjenjën e humorit. Me anë të postimit të një fotoje në “Instagram”, ajo ka shkruar: “Veri gishtin kokës, se je edhe mama tani. Mirë e tha… po kujt ja tha?” Këngëtarja është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ndërsa kohët e fundit ajo ka postuar edhe fotot të cilat i ka realizuar gjatë koncerteve vite më parë. Por jo pak rëndësi i ka kushtuar edhe fëmijërisë, ku fotot bardhezi janë komentuar nga miqtë dhe jo vetëm.

 

Ledri dhe Dafina, sërish bashkë…

 Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri janë ribashkuar dhe po bashkëpunojnë për të hedhur në treg një videokëngë nga mesi i qershorit. Dy yjet Kosovarë të muzikës kanë bashkëpunuar edhe për dy videoklipe të tjera “Po m’pëlqen” dhe “Tonight”, shkruajnë mediat. Ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa muajsh, pas një lidhjeje dy vjeçare që kishin. Pas ndarjes Ledri Vula u tërhoq nga muzika duke u kthyer me këngën “100 probleme” dhe të dashurën e re. Ndërsa Dafina vazhdoi karrierën e saj muzikore por u tërhoq nga mediat duke preferuar të mos fliste rreth historisë së saj të dashurisë. Nuk dihet nëse çifti po bëjnë paqe vetëm për rikthim në karrierë apo edhe në jetën intime.

 

Mbulohet Soni Malaj

 Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka vendosur që të mbulohet me ferexhe – por vetëm përkohësisht. Ylli shqiptar që ka përkatësi fetare ortodokse, ka vizituar Iranin së fundmi, ku ajo natyrisht se është dashur që t’u bindet ligjeve dhe traditave të këtij vendi. “#Iran Teheran”, – ka shkruar Soni në rrjetet sociale bashkë me fotografinë, që e shfaq atë të mbuluar. Ka kohë që po flitet se Soni Malaj është ndarë nga balerini italian Mirko Lucarelli. Ata janë prindër të vajzës, Ana.

 

Valon Berisha, shqiptari i “Scout Model 1” në Zvicër‏

 Është një nga djemtë më simpatikë shqiptarë, dhe sapo e sheh të bën të kuptosh se ai ka lindur për të qenë një fotomodel. Ky është Valon Berisha, vetëm 17 vjeç, dhe fytyra e tij shihet në firmën internacionale në “Scout Model 1” në Zyrih ku ishte pjesëmarrës dhe është vlerësuar shumë. Djaloshi simpatik ka lindur në Zvicër dhe jeton në Zyrih, por origjina e tij është Gjakova, madje këtë e thotë me mburrje dhe gjuhën shqipe e flet dhe e shkruan bukur. Kur pyetet Valoni nëse ai pëlqen më shumë të jetë imazh i ndonjë marke të huaj dhe a ka provuar të jetë pjesë e modës shqiptare, ai ka këtë përgjigje: ‘Në fakt unë jam vetëm fotomodel, pra për të qenë imazh pse jo kam oferta, ndërsa unë jam shumë i interesuar të punoj në mbarë botën për të qenë fotomodel internacional, por duke mos harruar kurrë se zemra ime është shqiptare’. Në fund ai ka vetëm një ëndërr teksa e ndjek këtë rrugë që të jetë gjithmonë krah afër familjes së tij që ta bëjë të lumtur atë dhe sidomos babain e tij që e ruan nga lart në këtë rrugëtim të tij, dhe megjithëse i vogël Valoni na thotë se femra e tij që do t’ia marrë zemrën nuk e din nëse do të jetë modele apo jo, ashtu siç Zoti do t’ia sjellë, por do të donte që ajo të ishte të paktën e zgjuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency