Tërmeti në Belsh,/ banorët në proteste: S’kemi ku fusim kokën

0
162

termet-shtepi-demtuara-300x198Banorët e Belshit që pësuan dëmtime nga tërmeti i 19 majit kanë dalë ditën e sotme në protestë. Ata kërkojnë që tu riparohen banesat dhe deri sa të ndodhë kjo t’u sigurohen çadra pasi nuk kanë nuk jetojnë.

Sipas banorëve shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme. “Të na sigurohen çadra, nuk kemi ku të jetojmë. Të na riparohen banesat, janë të pabanueshme.”- shprehen banorët. Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Belshit Asqeri Kuqja thekson se tashmë po bëhet verifikimet në terren. “Është bërë vlerësimi i dëmeve, për të dhënë dëmshpërblimet”- sqaron Kuqja.

Tërmeti i 19majit kishte Magnitudë 5.2 të shkallës Rihter. Ai u ndje në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lushnjë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlorë, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi. Siç bën me dije sizmiologu Ervin Kasaj, pas lëkundjes fillestare ka pasur edhe 7 lëkundje të tjera më të lehta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency