Kuvendi: Të ndalohet transferimi i parave jashtë!

0
122

Ervin Kaduku

bsh 2 –   Deputetët i kanë tërhequr vëmendjen Bankës së Shqipërisë edhe për shpenzime tepër të larta e të pajustifikuara për paga e shpërblime

 Përmes një rezolute, Komisioni parlamentar i Ekonomisë, i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të prodhojë masa shtrënguese për të frenuar bankat private që t’i investojnë paratë jashtë Shqipërisë.

“Politikat e Bankës se Shqipërisë duhet të synojnë investimin e parave brenda, sepse ka rritje të investimeve jashtë. Vitin e kaluar kredia ra, por fitimet e bankave u rritën me 40 për qind. Diku i investojnë ata”, – deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.
Në fund të 2013-ës, investimet e bankave jashtë arritën në 2.85 miliardë dollarë ose 14.3 për qind më shumë se një vit më parë. Ky fluks në rritje i investimeve në tregjet e huaja është shoqëruar me rënien e atyre brenda, veçanërisht në formën e kredisë, e cila vitin e kaluar ra me 1.8 për qind.
Deputetë thanë se Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë më fort për të mbështetur ekonominë. Shqiptarët duhet ta dine që në se ka dy mallra të shtrenjtë sot në treg është paraja dhe benzina. Të blesh lekë ku shton dhe nuk mund të themi ne se banka s’ka rol në këtë pikë, për sa kohë ajo përcakton normën e interesit.
Mes rekomandimeve të shumta, një tjetër kërkesë e komisionit për bankën ishte ajo përforcimin e mbikëqyrjes në disa banka të veçanta, të evidentuara nga testi, i bërë vitin e kaluar në bashkëpunim me FMN-në.
Po kështu,deputetët kanë përfshirë në rezolute edhe disa pika që i tërheqin vëmendjen Bankës së Shqipërisë për shpenzimet e larta për paga dhe dieta.
Kjo është e para rezolutë e Bankës së Shqipërisë që hartohet përmes një diskutimi të hapur në komision nga të gjithë deputetët, ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani.

 

Transferimi i fitimeve

Sipërmarrjet e huaja kanë arritur që të transferojnë më shumë fitime gjatë vitit 2012. Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave për vitin 2012, zëri “Të ardhura dalëse nga investimet”, që kryesisht është transferimi i fitimeve jashtë vendit shënoi një rritje të ndjeshme me 40% me bazë vjetore, duke arritur në 264 milionë euro, duke iu afruar nivelit të vitit 2008. Një vit më parë, ky zë kishte shënuar një rënie të ndjeshme prej gati 50%.

Të dhënat nga tatimet dhe Banka e Shqipërisë tregojnë se kompanitë e mëdha, kryesisht telekomunikacione dhe banka (që janë sipërmarrësit më të mëdhenj të huaj në vend) kanë rezultuar me fitime më të ulëta në vitin 2011 (përgjithësisht në 2012-ën janë transferuar fitimet e një viti më parë).

Në këto kushte, rritja e transferimit të fitimeve nënkupton se sipërmarrjet e huaja po i riinvestojnë më pak fitimet në Shqipëri, ndërkohë që po çojnë një pjesë gjithnjë e më të madhe të fitimeve tek mëmat, të cilat janë të etura për cash, si rrjedhojë e vështirësive të krijuara nga kriza evropiane e borxheve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency