Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligj/ Afatet e reja për kthimin dhe kompensimin e pronave

0
162

Legalizime1Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligj të gjithë pronarëve u ngelet afat deri në 30 prill të vitit të ardhshëm për të dorëzuar dokumentet dhe për të përfituar kompensimin

Pas miratimit nga Parlamenti kanë hyrë në fuqi afatet e reja për kthimin dhe kompensimin e pronave. “Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 30.4.2015”, – thuhet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligj të gjithë pronarëve u ngelet afat deri në 30 prill të vitit të ardhshëm për të dorëzuar dokumentet dhe për të përfituar kompensimin. Ende nuk dihet nëse kjo do të jetë shtyrja e fundit që i bëhet procesit për kthimin dhe kompensimin e pronave. Vitet e fundit qeveritë në pamundësi për të mbyllur procesin shtyn afatin e kompensimit, kjo për shkak dhe të fondeve të limituara. Ndërkohë çdo ish-pronarë apo subjekt tjetër mund të paraqitet pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,çdo ditë nga ora 9:00-12:00. Çdo shtetas, i cili është trashëgimtar ligjor i një subjekti të shpronësuar, mund të depozitojë kërkesë me shkrim pranë kësaj zyre, në lidhje me problematikën e procesit të njohje/kthim/kompensimit të pronës. Sektori i Marrëdhënieve me Publikun, në pranimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara pranon për shqyrtim vetëm ato kërkesa të cilat plotësojnë kushte ligjore për legjitimitetin e subjektit të shpronësuar (trashëgimtarë ligjor të tij).

 

Dokumentet për të përfituar kompensimin

-Kërkesë sipas formularit TIP (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja sipas vendimit të gjykatës për rivendosje në afat)
-Mandat pagese për shqyrtimin e kërkesës (për subjektet që depozitojnë kërkesa të reja)
-Kërkesat nënshkruhen nga subjekti i shpronësuar apo nga përfaqësuesi me prokurë.
-Dëshmi trashëgimie, në rast se subjekti i shpronësuar ka vdekur. Në çdo rast subjektet kërkuese duhet të provojnë interesin e ligjshëm në kërkimin e tyre për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës.

-Dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë.

-Dokument ligjor që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar që mund të jetë njëri nga të poshtëshënuarit:

– Vërtetim pronësie, i shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit hipotekor lëshuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për efekt te kthimit dhe kompensimit te pronës.

– Dokumentin kadastral, shoqëruar me një kopje të fletës përkatëse të regjistrit kadastral nga zyra e administrimit dhe mbrojtjes se tokës nëqark.
– Vendim gjyqësor i formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë të vulosura me vulën e gjykatës dhe të shoqëruar me akt ekspertimin përkatës, në rast se gjatë gjykimit të çështjes është kryer një i tillë.
AKKP nuk do të trajtojë me vendim asnjë kërkesë që mbështetet vetëm ne nje vendim gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik te prones mbi pasuritë e paluajtshme, në kuptim te nenit 388 të Kodit te Procedurës Civile bazuar në nenin 17 pika 3 të ligjit nr. 9235 dt.29.07.2004, të ndryshuar.
– Vendimet e mëparshme te ish-KKKP te marra sipas ligjeve:
Nr. 7698, dt. 15.4.1993,ose Nr. 7699, dt. 21. 4.1993,dhe Nr. 9235, dt. 29.07.2004, të cilat janë marre para hyrjes ne fuqi te ligjit 9583, dt. 17.07.2006, të ndryshuar.

-Dokument që vërteton shpronësimin, shtetëzimin apo konfiskimin e pronës së subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.1944 ; apo dokumenti për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë të krijuara para datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr. 37, datë 13.01.1945 «Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës».
– Dokument i lëshuar nga Arkiva e Shtetit në rastet kur dokumentet hipotekore apo kadastrale apo te shpronësimit jane të depozituara tek ky institucion apo çdo dokument tjetër i lëshuar nga institucionet shtetërore që kanë vlerë provuese për hetimin administrativ të çështjes.
– Dokument lëshuar nga arkiva hipotekore që ndodhen pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe çdo dokument tjetër ligjor i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

 

Sot provimi i Gjuhë-Letërsisë, ja rregullat për administratorët dhe maturantët

 Provimi do të ketë 25 pyetje, 13 me alternative, 12 me zhvillim

 Përjashtim për administratorët që nuk zbatojnë rregullat

 Sot zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore, ai i Gjuhë-Letërsisë. Maturantët duhet të paraqiten që në orën 8 e 30 minuta pranë ambiente të provimit. Testimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 do të jenë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë.

 

Rregullat për administratorët

Të paraqiten në orën 06:00 në DAR/ZA për monitorimin e hedhjes së shortit, për shpërndarjen e administratorëve në qendrat e provimit. Të shoqërojnë kutinë së bashku me përgjegjësin e Administrimit të Provimit nga DAR/ZA në qendrën e provimit. Të monitorojnë hedhjen e shortit në qendrën e provimit për ndarjen e administratorëve në klasa. Të monitorojnë futjen e maturantëve, sipas listës së AKP-së, kontrollin për celularë dhe verifikimin e dokumentit të identifikimit. Të marrin masa për largimin e drejtorit të shkollës nga mjedisi i provimit, pas dorëzimit të çelësave të drejtorisë. Të mbajnë procesverbal për çdo parregullsi të vërejtur. Të monitorojnë hapjen e kutisë në prani të maturantëve të një klase. Të monitorojnë shpërndarjen e testeve, duke bërë kujdes që çdo maturant të pajiset me testin përkatës. Të monitorojnë procesin e sekretimit, duke bërë kujdes që të mos mbetet asnjë test i pa sekretuar. Të monitorojnë procesin e mbledhjes së testeve, futjes në kuti, vendosjen e çdo procesverbali të mbajtur dhe vulosjen e kutisë. Të shoqërojnë kutinë së bashku me PAP, nga qendra e provimit në DAR/ZA, duke e dorëzuar me procesverbal. Të raportojnë në MAS pranë personave të ngarkuar. Të raportojnë në momentin e mbylljes së shortit dhe fillimit të shpërndarjes së kutive. Të raportojnë, pasi të gjithë maturantët janë futur në ambientet e provimit, shpërndarjen e testeve dhe fillimin e provimit. Të raportojnë në momentin kur mbaron provimi dhe kur kutia me materiale është gati. Të raportojnë pas dorëzimit të kutisë në DAR/ZA. Pas mbylljes së provimit të dërgojnë me e-mail Raportin e monitorimit dhe ditën e hënë ta dorëzojnë atë së bashku me procesverbalet e mbajtura (nëse ka) në MAS.
Përjashtimi dhe mosnjohja e rezultatit

Maturanti përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është caktuar. Kur merr, jep informacion apo kopje, ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë. Bën komente për përmbajtje ose zgjidhjen e testit. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimit. Refuzon kontrollin nga ana e administratorëve gjatë hyrjes në qendrën e provimit. Maturantit nuk i njihet rezultati: Nëse përdor laps, stilolapsa me ngjyra jo si ato të përcaktuara në nenin 28/2 të Rregullores së Maturës Shtetërore, ose përdor me shumë sesa një ngjyrë në plotësimin e testit. Nëse ka hequr ose ka dëmtuar kodin e sekretimit të testit (barkodin) Nëse ka dëmtuar testin (palosur, zhubrosur, grisur, vendosur shenja të dallueshme dhe të veçanta), të evidentuara në procesverbal. Nëse vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga KOPOTED-i. Nëse është marrë masa e përjashtimit nga provimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency