Të përfshirë zyrtarë të lartë, Llalla: Kërkojmë mbështetje të BE

0
109

llallaTrafiqet kanë kaluar kufirin kombëtar është një problem rajonal dhe global, për këtë Kryeprokurori kërkon një mbështetje më të madhe të Europës jo vetëm për Shqipërinë por edhe Ballkanin.

Në takimin e organizuar sot nga Prokuroria e Përgjithshme me Prokurorët e Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, kryeprokurori nënvizoi angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Dhe në këtë rrugë, përballë një krimi të sofistikuar Shqipëria nuk mund të jetë e vetme por duhet ndihma e Europës.

“Ajo që kërkon Shqipëria dhe Ballkani është mbështetja më e madhe dhe ne do ta shndërrojmë këtë në një punë më të mirë. Programet kanë dhënë kontributin e tyre por duket se Ballkani këtu dhe Shqipëria ka nevojë më të madhe për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar. Dhe kjo luftë nuk mund të zhvillohet e vetme përmes strukturave të policisë, prokurorisë e gjykatave.

Në radhë të parë kjo sfidë përballohet përmes programeve të zhvillimit ekonomik. Pavarësisht se shteti shqiptar po punon në maksimunin e tij për rritjen ekonomike, kapacitetet e një vendi të vogël si Shqipëria nuk mund të jenë të krahasueshme me ato të një vendi të Europës Perëndimore. Për të pasur sukses Europa duhet të vijojë të japë suport më të madh Shqipërisë dhe Ballakanit. Ajo që autoritetet shqiptare vlerësojnë si prioritet dhe qqë kanë punuar për ta merituar është marrja e statusit të vendit kandidat në BE. Ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë.” tha Llalla në fjalën e tij në takimin që zhvillohet në Hotel Tirana.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency