Taylor Swift: Jam tërheqëse vetëm me buzëkuq

0
168

taylerTaylor Swift është shprehur se pa përdorimin e make-up-it ajo ndihet mjaft keq, e më në veçanti duket më tërheqëse me një buzëkuq. Këngëtarja e njohur amerikane, ka zbuluar se nuk ka mundur dot të shmangë asnjëherë buzëkuqin, ndërsa nuk ndjehet atraktive pa përdorimin e tualetit. “Unë mendoj se ndihem më keq, fytyra më shfaqet më keq pa buzëkuq. Kjo është arsyeja racionale prapa kësaj”, – ka deklaruar Swift.

 

Festa e beqarisë së Kimit, mbrëmje speciale

Të enjten në mbrëmje, Kim organizoi festën e saj të beqarisë përpara ditës së madhe të martesës, në datën 24 maj. Nuk kishin si të mungonin motrat Khloe Kardashian, Kendall dhe Kylie Jenner, si dhe nga mikeshat e saj më të mira, LaLa Anthony, Brittny Gastineau dhe Rachel Roy. Të gjitha vajzat kanë darkuar në Hotel Costes. Në këtë festë, Kim nuk nguroi të shpërndante foto në “Instagram” ku shkruante: “Jam shumë e lumtur, kam shoqet më të mira në botë”. Pas darkës, ato vendosën të shkonin në “party” dhe më pas të shijonin natën e Parisit. Kim Kardashian, menjëherë postoi në rrjetet sociale foto teksa pozonin tek Kulla Eifel dhe Muzeu i Luvrit.

 

Beyonce kopjon Rapunzelin

Në çdo event, Beyonce ndryshon stil të flokëve. Këngëtarja 32-vjeçare ka zëvendësuar ondet e saj me “extenssion” tejet të gjata, teksa është parë në Nju Jork me bashkëshortin e saj Jay Z. Me këtë imazh, Beyonce duket se ka dashur t’i ngjajë personazhit të dashur të filmave për fëmijë, Rapunzel, personazh me flokë super të gjata. Beyonce mbetet një ndër ato personazhe, ku vëmendja është e gjitha tek ajo, duke u bërë imazh për një pjesë të mirë të fansave.

 

Lady Gaga fton Conchitën në turne

Mediat e huaja tanimë kanë shkruar se është konfirmuar që në koncertin e shtatorit në Stamboll, përkrah Lady Gagas vjen edhe fituesja e sivjetme e Festivalit Evropian të Këngës, Conchita Wurst. Ata që nuk e kanë pëlqyer Lady Gagan, tani mund ta kenë një arsye më shumë që ta vazhdojnë këtë urrejtje. Të tjerëve ajo po ua jep një arsye më shumë që ta duan. Austriakja që e fitoi sivjet festivalin dhe po vazhdon të marrë vëmendjen botërore për orientimin e saj seksual, thuhet se është ftuar nga Lady Gaga në turneun e kësaj të fundit “artRAVE: The ARTPOP Ball” i cili ka nisur këtë muaj e vazhdon deri në fund të vitit. Turneu tanimë ka nisur në Florida, ndërsa pritet që Wurst të pranojë ofertën edhe për datat tjera përkrah Lady Gagas. Wurst është një nga fitueset më me nam të Eurovizionit viteve të fundit, duke ngritur kështu debate të cilat kanë mbërritur deri në pikën sa priftërinjtë rusë kanë deklaruar se është po Conchita ajo që ka shkaktuar tragjedinë dhe vërshimet në Serbi, Bosnjë e Kroaci.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency