Afërdita Dreshaj bëhet nuse

0
157

aferdita dreshajDëshiron të ketë të gjithë vëmendjen e duhur kur ajo publikon foto, ose kur ka ndonjë projekt. I referohemi modeles së njohur kosovare, Aferdita Dreshaj, e cila ka postuar foto në rrjetin e saj zyrtar “Instagram”, ku është veshur me një fustan nusërie dhe në kokë mban aksesorë perlash të bardha

 

Bleona pozon, koha për një “selfie”

Bleona Qerreti duket se është e lidhur ngushtësisht me fansat e saj. Misioni i saj i vetëm tashmë është kthyer në publikimin e fotove në rrjetet sociale, ku edhe komentet janë të shumta. Pas postimit të fotove në të cilat ajo ishte nudo, tashmë ka zgjedhur të vishet me një fustan të kuq dhe të bëjë një “selfie”.

 

Dren Abazi me “Mbreti i natës”, intimitet brenda këngës

Dren Abazi ka promovuar klipin e tij të radhës të quajtur “Mbretii natës”. Këngëtari ka shuar kërshërinë e të gjithë personave të cilët pyesin pse kënga mban këtë titull dhe se çfarë personifikon. I pranishëm në emisionin “Top Show”, ai tha se kjo zgjedhje nuk ka qenë krejt e rastësishme, por titulli përmban pak ironi brenda. “Është me ironi. Ka melankoli, intimitet, shoqëri më të çoroditur”. I gjithë realizimi i klipit mban vulën e tij, ndërsa kishte menduar të realizonte një skenë brenda një filmi.

 

Ronela Hajati, fanse e çmendur e Justin Timberlake

 ​Këngëtarja seksi Ronela Hajati poston në rrjetin e saj “Instagram” një foto të dy biletave të show-t që do të japë këngëtari i huaj Justin Timberlake. Ronela shkruan se kjo është hera e dytë që do të shohë live këngëtarin Justin. Si duket Justin është i preferuari i Ronelës për muzikën e tij apo për bukurinë si mashkull, këtë e di këngëtarja. Këngëtarja i shoqëron një shkrim adoleshentor kësaj fotoje duke u shprehur si fansja e tij e çmendur. Ronela nuk na thotë se kush do të jetë shoqëruesi i saj i biletës së dytë.

 

Noizy dhe Enca Haxhia sjellin klipin për 2 javë

Për dy javë, do të dalë në treg klipi më i ri i cili vjen në sajë të bashkëpunimit të Noizy-t me këngëtaren Enca Haxhia. Pas shumë muajsh përgatitjesh, më në fund do të vijë projekti i shumëkërkuar. Lajmin e ka bërë me dije këngëtarja, ndërsa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Show”. Noizy është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqyer nga të rinjtë dhe jo vetëm. Për të, këto kanë qenë vite suksesi. E njëjta gjë ka ndodhur me këngëtaren seksi, Enca Haxhia, e cila duket se jo vetëm e ka pranuar propozimin për këngën, por për këtë ajo është edhe shumë e kënaqur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency