Peshkopi serb: Fajin për përmbytjet në Ballkan e ka … Conchita Wurst

0
146

peshkopi serbAjo shkaktoi një tërmet kur fitoi Eurovizionin.

Por tani akuzohet se ka shkaktuar edhe përmbytje.

Bëhet fjalë për Conchita Wurst, 25 vjeç, e cila është nën akuzë nga klerikët serbë se është fajtore për përmbytjet në Ballkan.

Sipas Bild, mitropoliti serbo- ortodoks, Amfilohije, 76 vjeç, ka deklaruar se ky ndëshkim i Zotit po vjen për shkak të paraqitjes së Conchita Wurst. Ai e akuzon këngëtaren se tenton që t’i ngjajë Krishtit në paraqitje.

“Ajo është një ogur i keq. Ajo është shembulli i rrugës qorre ku ka hyrë shoqëria. Ne duhet të mendojmë nëse kjo është rruga e duhur, nëse kjo që po ndodh është në natyrën e njeriut,” është shprehur ai. Peshkopi serb njihet për deklaratat e tij kontroverse.

Megjithatë, Conchita ka qenë së fundmi subjekt jo vetëm i kritikave, por edhe kërcënimeve deri me vdekje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency