Putin ndërton 1 pallat me paratë e popullit, politikanët shqiptarë disa pallate

0
199

putin pallatShefi i Kremlinit, Vladimir Putin, ka ndërtuar një pallat luksoz në Detin e Zi me paratë e taksapaguesve. Paratë duhet të shkonin për të modernizuar spitalet, por kanë shkuar për këtë ndërtesë luksoze.

Për herë të parë, Reuters ka gjurmuar se si është financuar ky pallat. Sipas kësaj agjencie, dy miq të Putinit kanë marrë dy kontrata me vlerë deri në 200 milionë dollarë. Paratë ishin parashikuar për projekte në fushën e mjekësisë. Por në fakt kanë përfunduar në një llogari të zezë në Zvicër dhe prej andej kanë financuar ndërtimin e ndërtesës.

Një partner në biznes i dy njerëzve që depozituan paratë në llogarinë bankare në Zvicër, thotë se pallati është në pronësi të Putin, edhe pse Kremlini e mohon me forcë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency