Intervista/ Lame: Ja çfarë do bëhet me banesat e ndërtuara pas 2009-ës

artan-lameNë një intervistë për emisionin “Oktapod”, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame shpegoj se çfarë procedurash do të ndiqen për banesat e ndërtuara pa leje pas vitit 2009-të. Intervista e Lames vjen pak kohë pas votimit të ligjit të ri për legalizimet në Kuvendin e Shqipërisë.

 

– Ju keni thënë që do të legalizohen të gjitha ato ndërtesa që janë ndërtuar pas 15 Janarit të 2009.?

Lame- Këtë nuk e kam thënë unë. Këtë e ka thënë ligji. Madje as ligji, por kodi penal dhe ai cilvil. Pra kodi penal ka një despozitë shumë të qartë të miratuar në 2009 që thotë që objektet e ndërtuara pas kësa date nqs janë të ndëtuara nuk mund të përfsihen në legalizim.

 

-Do prishen

Lame – Në bazë të ligjit të ri këto ndërtesa do të hyjnë në trajtim të vecantë që sipas dispozitave të ligjit të policisë së ndërtimit, që do të thotë që asgjë nuk do të shkojë dëm. Qytetarët të rrijnë të qetë. Askush  nuk do ju vejë në shtëpi, pra nëse ligji hyn në fuqi në datë 20 , askush nuk do ti vejë në shtëpi në datë 21. Ka dy gjera pra nëse politika do të ketë consensus dhe do mblidhen të dy palët politike pra edhe PS edhe PD, sepse kodi penal ndryshohet vetëm me cilësi të caktuar. Nuk mund ta bëjë njëra palë pa marrë miratimin e palës tjetër. Pra nqs të dy palët do të mërren vesh dhe do të shtyjnë këtë datë atëherë mund të përfshihet edhe kjo pjesë. Është një spekullim trashanik i opozitës në parlament duke thënë pse nuk i përfshini këto. Edhe vet nuk vinin ta bënin edhe thonë pse nuk i përfshini duke ditur që pa qënë ata nuk bëhet përfshirja. Nga ana tjetër prap qytetarët të rrinë të qetë sepse edhe midis këtyre objekte nuk ka për ti shkuar njeri tia prishi nqs hap pas hapi pas 1 muaji, 1 viti, 2 vjetësh, 10 vjetësh në atë vend ku kanë këtë objekt nuk kalon një aks rrugor nuk kalon një vepër infrastrukture, të cilët do të kërkojnë të prishet shtëpia. Nuk kërkon njeri që të prishi shtëpinë thjesht se vajti data 20.

 

– Po me pronarin e tokës mbi të cilën këto kanë ndërtuar ?

Lamë – Ajo është një nënkategori e nënkategorise së nëkategorisë. Dhë në këto raste përsëri ligji e ka të parashikuar lirimin e tokës. Bëhet fjalë pastja hajde të gjejmë gjilpërën në kashtë.

 

– Si do të vlerësohet trualli në varësi të zonës se ku ndodhet. Sipas ligjit të sapomiratuar ndryshon psh në Tiranë ka tjetër çmim në Berat ka tjetër çmin në Korçë ka një tjetër çmim. Mbi çbaza do bëhet ky vlerësim ?

 

Lame – Kjo ishtë një nga ndryshimet themelorë që ndodhi me ligjin e vjetër për të cilën unë gjithmonë kam këmbëngulur pikërisht për tiu shmangur asaj që historia fillon ditën që erdhëm ne. Historia nuk fillon atë ditë sepse ligji që ekzistonte, po të kishte pasur vullnet politik për të bërë punë, do të kishin bërë shumë punë. Nuk kanë dashur dhe nuk e kane bërë, nuk kanë ditur dhe nuk e kanë bërë edhe duke pasur ligjin. Tani u bënë këto ndryshime në ligj aty ky ishte e domosdoshme pra që i ndryshonin konceptualisht. Që do të thotë në ligjin që ishtë në fuqi trualli vlerësohej afrofe në gjithë Shqipërinë rrëth 13 mije lek të vjetra m2. 13 mije lek në mës të Tiranës, 13 mijë lek në periferi të Tiraës. 13 mij lek në Berat, 13 mij lek në Shkodër, 13 mij lek në Pukë. Kjo bëntë që në Tiranë në një farë mënyre vazhdonte legalizimet sepse dilte me interes sepse toka kushton shumë.dhe ndërkoh në Kukë në Berat apo në Tropojë, që toka kushton 2 mijë lek, kush është ai që do shkontë ta blintë me 13 mijë lek ? Dhe nuk bëhej fare legalizimi, ngaqë nuk i interesonte fare nëse bëhej apo nuk bëhej dhe nuk ishte marrë njeri me ta. Atëhere përgjigja jonë është kjo, të përdorim çmimin e tregut për truallin, pra në Tiranë kushton 100 mijë lek japim 100 mijë lek. Në Tropojë kushton 2 mijë lek është 2 mijë lek, por ama jo me çmimin e truallit të plotë por me 50 % të truallit pikërish për ti nxitur dhe çmimi përfundimta të dalë më i vogël se ai 13 mijë lekshi. Prap ishtë një gënjeshtër që u munduan të thonë që do jua a vëmë më çmim tregu etj etj. Nuk është poltikë të thuash që ishtë gënjeshtër, do thuash që ishtë e vërtëtë ?. Nuk ishte e vertëtë sepse përveç faktit që po llogaritet me 50 % të çmimit të tregut ka edhe një shtëse tjetër po jo më shumë se 15 mijë lek. Që do të thotë nqs është 100 mijë lek në Tiranë pjestuar për 2 i bie 50 mijë lek. Nuk do ta paguajnë 50 mijë lëk, do paguajnë 15 mijë lek. Nësë në një vend është 10 mijë lek do të paguajë 5 mijë lëk. Kjo bën që edhe në Tiranë ta bëjën legalizimin se ka interes edhe në rrethe gjithashtu.

Kërko