Përmbytjet në Ballkan, SHBA dërgon 26 tonë ndihma  

0
143

ballkanPërmbytjet në Ballkan, SHBA dërgon 26 tonë ndihmaSHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 26 tonë ndihma duke përfshirë thasë me rërë dhe gjenaratorë, në mbështetje ndaj viktimave të përmbytjeve historike që goditën Bosnjen dhe Serbinë, njoftoi sot Pentagoni.

”Kjo ndihmë përfshin njësi të pastrimit të ujit, lopata dhe thasë me rërë, batanije, çanta gjumi dhe dyshekë si dhe veshje për mot me shi, gjeneratorë dhe benzinë”, informon ushtria amerikane në një komunikatë.

Në total, rreth 4 500 artikuj do të nisen që nesër nga “Camp Darby”, një bazë amerikanë që ndodhet pranë Livornos (Itali).

Një e katërta e popullsisë boshnjake dhe rreth 10 për qind e popullsisë serbe janë prekur nga përmbytjet që kanë rezultuar më të rëndat që prej një shekulli dhe që kanë shkaktuar të paktën 47 të vdekur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency