Stina e hashashit/ Urdhër policive të qarqeve: Evidentoni dhe shkatërroni të mbjellat

Anxhela Tato

urdhri artan didiShkresa e brendshme e kreut të Policisë së Shtetit për 12 Drejtori, të krijohen grupet e punës dhe të forcohet bashkëpunimi me vendorët

Për drejtuesit që nuk do të zbatojnë urdhrin, masa disiplinore nga ulje në gradë-përjashtim nga radhët e policisë


Stina e hashashit, mësymje e policisë për evidentimin dhe shkatërrimin e të mbjellave. Një urdhër i kreut të bluve drejtuar 12 drejtorive të qarqeve për nisjen e aksionit ndaj drogës. Trafikimi i hashashit është një ndër veprat penale më problematike, me një numër gjithnjë e më në rritje dhe me zbulimin e përditshëm të parcelave të mbjella në zona të thella të harruara, me marijuanë. Ndërsa Lazarati vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, duke u shndërruar në një “fabrikë prodhimi”, bien këmba e alarmit për blutë. Vetëm pak ditë pas zbulimit të skandalit të trafikut të drogës me avion, një urdhër është lëshuar nga ana e Policisë së Shtetit. Urdhri mban datën 13 maj dhe detyron komisariatet e policisë që të bëjnë vlerësimin e situatës në lidhje me mbjelljen e kanabisit, informacionet që kanë, personat që merren me këtë veprimtari, zonat që e kultivojnë si dhe të bëjnë klasifikimin e zonave nga ato me risk më të lartë, të mesëm dhe të ulët. Sipas këtij urdhri, drejtuesit e policisë në qarqe duhet të ngrenë grupe pune të përbërë nga shefa seksioni, specialistë për krimet e zonës, agjentë gjyqësorë, ndihmës specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatit. Këto grupe kontrolli kanë detyrë të njohin dhe vlerësojnë situatën në zonën që mbulojnë. Po sipas të njëjtit urdhër, duhet t’i kushtohet vëmendje bashkëpunimit me pushtetin vendor, për të identifikuar pronarët e tokave, ndërsa për çdo kontroll do të hartohet raport shërbimi dhe informacione për datën dhe pjesën e kontrolluar. Për drejtuesit, që nuk do të zbatojnë këtë urdhër, janë parashikuar dhe masat disiplinore deri në ulje në gradë apo përjashtim nga radhët e policisë.

 

Shkresa

Dy ndër pikat më të rëndësishme të këtij urdhri janë grupet e punës dhe bashkëpunimi me institucionet vendore. Në shkresën dërguar policive të qarqeve kreu i bluve sqaron me detaje përbërjen e grupeve të punës dhe prioriteti i tyre që do të jetë kontrollimi dhe krehja e territorit, kjo me qëllim evidentimin e zonave të mbjellave me marijuanë dhe të autorëve të përfshirë në linjën e korrjes deri në shpërndarje. Urdhri i Didit i drejtohet gjithë drejtuesve të komisariateve, shefave të Antidrogës dhe drejtuesve të policisë. Në mënyrë eksplicite nga ana e kreut të bluve kërkohet gatishmëri dhe zbatim me përpikëri i pikave të këtij urdhri. Për Artan Didin lufta ndaj drogës është prioritare dhe kërkon angazhimin maksimal të bluve. Sipas urdhrit, grupet e kontrollit do të përbëhen nga një shef seksioni krimesh, rendi apo referent, një specialist për krimet e zonës, një ndihmës/specialist për krimet, një ndihmës/specialist për rendin dhe punonjës policie të komisariatit, sipas vlerësimit të shefit të komisariatit përkatës. Sektori për shërbimet mbështetëse urdhërohet që të marrë masa për planifikimin e limitit shtesë të karburantit, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të domosdoshme për mbështetjen e strukturave policore për kontrollin e territorit. Një pikë e rëndësishme është krijimi i urave bashkëpunuese me institucionet vendore, të cilat do të orientojë policinë për denoncime të rasteve të konstatimit të mbledhjes së hashashit. Urdhri i Didit vjen pikërisht me afrimin e sezonit të mbledhjes së kanabisit, i cili kryesisht gjen një përhapje më të madhe në zonën jug-lindore dhe jug-perëndimore.

 

Ambasada Gjermane / Operacioni në vitin 2013, u zbulua kontrabanda e marijuanës dhe banda shqiptare

“Raportimi i publikuar në mediat shqiptare i referohet deklaratës së Zyrës së Hetimit Doganor të Policisë së Myhniut, e cila është publikuar nga Süddeutsche Zeitung më datat 17-18 maj”, – pjesë e deklaratës së Ambasadës Gjermane pas jehonës për bandën shqiptare dhe kontrabandimin e 5.6 tonëve marijuanë. Lajmi u bë publik ditën e premte nëpër mediat gjermane, ku shpjegohej se dy vëllezër shqiptarë në vite kishin arritur që të fusnin në territorin gjerman një sasi prej 5.6 tonë marijuanë, e konsideruar si operacion më i madh në këto 20 vite. Vetë Ambasada Gjermane sqaron se çdo gjë ka nisur në vitin 2013, kur rastësisht u zbulua një kamion me targa shqiptare, me lëndë narkotike të futur nëpër blloqe betoni. “Në kuadër të një kontrolli të përgjithshëm doganor, realizuar më 30.10.2013 në Nürnberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare. Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton ngarkuar në atë kamion. Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë (pesha neto 645 kg). Hetimet e gjera realizuar pas kësaj bashkërisht nga autoritet kompetente shqiptare dhe gjermane treguan, se autorë krimesh në Gjermani dhe të tjerë syresh deri më sot ende të paidentifikuar plotësisht në Shqipëri kishin organizuar në bashkëpunim disa dërgesa mariuane nga Shqipëria në drejtim të Evropës Perëndimore”. “Policia shqiptare së bashku me partnerët e saj gjermanë arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Holandës. Kështu autoritet hetimore në Gjermani mundën të kapnin një sasi mariuane prej 150 kg të fshehur në një kamion si dhe të ndalonin autorët tanimë të njohur prej procesit të hapur që në tetor të vitit 2013.”- thuhet në deklaratën e Ambasadës. Ndërkohë mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë këtu atë me policinë dhe prokurorinë shqiptare, janë duke u ndërmarrë verifikime të mëtejshme, që kanë të bëjnë me këtë grup kriminal. Prej artikullit të “Süddeutsche Zeitung” të datave 17/18 maj (fq. 44) rezulton se autoritetet hetimore i kishin shënjestruar prej vitesh dy kriminelët me origjinë nga Shqipëria, pa mundur të siguronin deri më tani provat për veprimtarinë e tyre kriminale”, – sqaron Ambasada Gjermane.

 

Korçë/ Sekuestrohet 53 kg kanabis, në kërkim autorët

Policia e Korçës ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 53 kg kanabis sativa në dalje të qytetit të Korçës, ndërsa ka shpallur në kërkim autorët. Sipas policisë droga u gjet e fshehur në një makinë tip “Hundai” pa targa, e cila ishte braktisur nga autorët pranë një varrezë makinash sapo kishin konstatuar prezencën e uniformave blu. Mësohet se autorët janë identifikuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia, por identiteti i tyre nuk bëhet publik për arsye hetimi. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndëve Narkotikeve”.

 

Tiranë / Përfshihet nga flakët kabina elektrike, nuk ka të lënduar

Për afro 15 minuta, banorët e një pallati 11-katësh në Tiranën e Re janë rrezikuar nga asfiksia për shkak të tymit të krijuar nga e kabllove elektrike në kabinën e pallatit. Fatmirësisht, situata është normalizuar me shpejtësi dhe nuk ka pasur të lënduar, pasi kanë ndërhyrë dy zjarrfikëse krahas CEZ, që ka ndërprerë energjinë. Banorët u shprehën të frikësuar, pasi prej vitesh, pallati ku ata banojnë nuk ka asnjë kush sigurie në raste emergjence, mungojnë edhe hapësirat e ajrimit. Për ngjarjen kanë nisur dhe hetimet nga oficerët e policisë gjyqësore. Paraprakisht ngjarja është konsideruar si defekt teknik në linjë.

Stina e hashashit/ Urdhër policive të qarqeve: Evidentoni dhe shkatërroni të mbjellat

Vendimi/ Dënohet 10 muaj burg, i mori

Kërko