Enver Hoxha/ A ishte homoseksual?!

0
168

Intervistoi: Violeta Murati

 Intervista ekskluzive me Kadarenë ku shpjegon grindjen me Arshi Pipën pse tha: “Enveri homoseksual në “Kronikë në gur”

 enveri 2Çfarë është thënë si paranojë e diktatorit ka të bëjë me likuidimet fizike të të gjithë atyre që dinin “sekretet” e donzhuanizmit të tij të rinisë, qoftë në Francë apo në Korçë. Konsideruar si monstër seksual, Hoxhës nuk ia ndiente që të firmoste pushkatimin edhe të të afërmve të tij, deri te kunati apo ish-miq, bashkëpunëtorë… për të justifikuar edhe marrëdhëniet incestuale deri te devijimi i tij seksual. Sabiha Kasimati, me sekretet e rinisë së diktatorit, çohet në pushkatim; Musine Kokalari vdes nga metastazat e kancerit duke refuzuar lidhjen incestuale që i ofron Enveri; Aurelia Terrusi kthehet në viktimë të diktatorit; ndërsa shtypi perëndimor dhe intelektuali Arshi Pipa zbulojnë devijancën seksuale dhe jetën perverse në Paris e Tiranë.

Çfarë lidhet me diktatorin shqiptar, nuk është vetëm natyra e tij çnjerëzore, krimet e pushkatimet kundër intelektualëve, spastrimi shtazor ndaj njeriut, duke eliminuar si kundërshtarë të tij gjithë elitën e vendit dalë së paku nga lufta, duke mbjellë frikë dhe terror në masë. Nga dëshmi, gojëdhëna, dokumentacione, fakte nga të afërm, dëshmitarë të mbërritur deri sot, del se bota e tij sa më lart, shfaqte vetëm majën e ajsbergut. Pushkatimet me urdhër direkt prej tij ishin “shfryrja” e energjive të fshehura ndaj “poshtërimit” të brendshëm shpirtëror që vuante diktatori qysh në rini, e përkthyer më pas me dhunën kriminale të vendosur pas ‘45-ës, mbi të cilën ndërtoi sistemin më diktatorial në Ballkan. Prej këtej rrjedhin në këto 20 vite gjithë historitë e “dashurisë” së diktatorit që në të shumtën kanë përfunduar në viktima të tij, me burg, me tortura, internime deri në dënime me vdekje.

Çfarë është thënë si paranojë e diktatorit ka të bëjë me likuidimet fizike të të gjithë atyre që dinin “sekretet” e donzhuanizmit të tij të rinisë, qoftë në Francë apo në Korçë. Konsideruar si monstër seksual, Hoxhës nuk ia ndiente që të firmoste pushkatimin edhe të të afërmve të tij, deri te kunati apo ish-miq, bashkëpunëtorë… për të justifikuar edhe marrëdhëniet incestuale deri te devijimi i tij seksual.

Pak nga pak, historitë e dashurive perverse të diktatorit nuk kanë më tis misteri apo të quhen tabu për shoqërinë shqiptare. Mediat tashmë janë hapur ndaj këtij personaliteti paranojak, duke zbuluar fshehjen e botës së brendshme, në një psikozë frojdiane që ka shoqëruar diktatorin, të paktën derisa i ikën mendtë dhe jeta.

Ndërsa pushteti dhe seksi vazhdojnë të shoqërojnë debatet historike gjithë kohën, sidomos në politikë, si rasti më i pastër.

Tashmë dihet pse Hoxha çoi në pushkatim Sabiha Kasimatin, bashkëmoshataren që e kishte vënë në lojë në rininë e tij, shkencëtaren 38-vjeçare, e vetme mes 22 intelektualëve burra, të hedhur në një gropë te Ura e Beshirit, një fshat pranë Tiranës. Refuzimi që mori Enveri nga Musine Kokalari dhe pse ky i çoi njerëz në familje për t’i kërkuar dorën, ishte “fyerja” e radhës, duke e shndërruar në hakmarrje libidon e tij incestuale. Musine Kokalari rridhte nga fisi Hoxha dhe ishte kushërirë e Enverit, kur ky i fundit e çoi në burg, duke e poshtëruar nën tortura, më pas në internime derisa vdiq nga metastazat e kancerit.

Jeta e sapozbardhur në një libër të Aurelia Terrusit, shkruar nga i biri i saj, Aldo Renato Terrusi, ka qenë ngjarja më tronditëse në Tiranë. Rrëfimi i Terrusit lidhej pikërisht me historinë e familjes së tij, që për shkak të refuzimit që e ëma i kishte bërë Enverit, e ndoqi fati tragjik: burg dhe internim, duke mos njohur atdhe.

Ndërsa, për herë të parë, devijanca seksuale e Enverit zbulohet nga Arshi Pipa në vitin 1981, kur i prezantoi botës anglosaksone romanin “Kronikë në gur” të Ismail Kadaresë. Pikërisht, aludimi i Enverit si homoseksual në libër u bë edhe shkaku i “luftës së ftohtë” midis Pipës dhe Kadaresë, kur këtë të fundit e detyroi Enveri të dilte në BBC për të sulmuar studiuesin. Aludimin mbi Enverin si homoseksual në librin e tij shkrimtari Ismail Kadare nuk e ka pranuar, edhe pas ‘90-ës, por ama nuk ka mundur të hedhë poshtë as recensën që do të shoqëronte si parathënie të romanit bërë nga Pipa. “Mesazhi subversiv…” i Pipës zbuloi pikërisht këtë devijancë të diktatorit, i cili në emigrim kishte arritur të distancohej dhe kjo ishte një përpjekje për të shkundur Kadarenë për të mos qëndruar nën pushtetin e Hoxhës. Këtij argumenti nuk iu bind Kadare, ja nga frika, ja nga “leverdia” për pushtetin letrar që po i përhapte diktatorit – që gjithsesi mbeten mister në këto marrëdhënie midis shkrimtarit dhe diktatorit.

 

Kadare, a zbuloi homoseksualizmin e Enverit?

Bëhet fjalë për përkthimin dhe botimin në Londër të romanit “Kronikë në gur”.Një tjetër histori e pazbardhur që hapet për herë të parë në botimin “Letërkëmbimin me presidentin”.Jo rastësisht një mënyrë tjetër e sofistikuar, e gjetur, e shkrimtarit Ismail Kadare për të zbardhur një të vërtetë të lënë në heshtje për vite me radhë dhe që është polemizuar gjatë pa ditur shkakun. Thellësisht, asnjëherë nuk është marrë vesh arsyeja e debatit të ndezur, vazhdueshëm midis Arshi Pipës dhe Ismail Kadaresë. Letërkëmbimi me Presidentin Ramiz Alia duket se ka qenë një arsye e bazuar për të parë dhe “pikën e dobët” të Kadaresë në botën perëndimore, aty ku jetonte shkrimtari Arshi Pipa. Teza e A. Pipës mbi veprën “Kronikë në gur” konkretisht lidhet me aluzionin që ngre Kadare për Enver Hoxhën, ku në episodet e romanit gërshetohen homoseksualiteti dhe krimi brenda familjes. Pas këtij përfundimi, sipas Kadaresë, botuesi anglez refuzon parathënien që i ishte besuar Arshi Pipës, si përkthyes i veprës “Kronikë në gur”. Shkaku ishte rreziku që i kanosej Kadaresë pas këtij botimi, duke pasur parasysh se jetonte në Shqipërinë komuniste. Pas një letërkëmbimi nervoz midis botuesit anglez dhe përkthyesit Pipa, prishet kontrata dhe romani “Kronikë në gur” botohet pa parathënien e A. Pipës. Këtu zë fill edhe polemika mes Kadaresë dhe përkthyesit të tij në botën anglishtfolëse, pasi A. Pipa boton në një revistë amerikane të njëjtat teza. Këtë çështje, në kohën e diktaturës, Kadare e mbyll duke shënuar se “në intervistën e tij në “Zëri i rinisë”, si dhe në librin “Ftesë në studio”, të dyja të botuara në diktaturë, autori i “Kronikë në gur” nuk mund të shtjellonte haptas atë që kishte ndodhur me A. Pipën. Është thënë vetëm thelbi: shkrimi i A. Pipës ishte sipas autorit të “Kronikës”, një denoncim, një kallëzim policie”. Reagimi i Kadaresë për Pipën erdhi pas botimit të plotë të parathënies së romanit “Kronikë në gur”, që iu refuzua Pipës nga botuesi anglez, ku vëmendja u përqendrua te fakti se Kadare paska shkruar nën diktaturë një vepër të këtillë disidente. Teza e Pipës vinte pas aludimit mbi portretin e Enver Hoxhës si homoseksual. Kadare e ka pohuar se ky publikim do të ishte fatal për të, por e pranon se është treguar tepër i ashpër me Pipën, duke kërkuar tërthorazi ndjesë. Vetë Kadare për këtë incident, acarim të marrëdhënies me Pipën, në gusht të 2005-ës ka rrëfyer: “Parathënia u refuzua dhe për shkak të saj u prish kontrata, duke u refuzuar bashkë me të edhe përkthimi. Parathënia u gjykua e rrezikshme për autorin që jetonte ende në një vend diktatorial. Por shkaku i acarimit tim s’ka pasur lidhje me këtë. Po përpiqem të jem sa më i qartë. Normalisht unë duhej të isha mirënjohës ndaj profesor Pipës për përkthimin. Dhe kam qenë, në fillim, tepër mirënjohës. Unë duhet t’i isha mirënjohës gjithashtu edhe për parathënien tepër interesante, por nëse do të mund ta takoja, atëherë do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit për vlerësimin tuaj, por ju keni theksuar jashtëzakonisht shumë tingëllimin antikonformist të romanit tim. Ju e nxirrni atë si një vepër disidente, antikomuniste, që denoncon luftën e klasave dhe terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e këtij terrori, Enver Hoxhën. Thënë ndryshe, ju keni mbiçmuar shumë meritat e mia si shkrimtar liberal, madje më quani haptas “rebel”. Asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk mund të shkruante një vepër të atillë siç e mendoni ju kaq haptas kundër regjimit e aq më pak kundër Enver Hoxhës”. Gjirokastra perverse, këtë tablo Pipa e përqendron shumë dukshëm në kritikën e tij, duke e sintetizuar në të vetmin synim se ky ishte qyteti i Hoxhës, deri në homoseksualitetin e tij, që ju keni dashur ta sofistikoni në veprën tuaj. A e pohoni edhe ju një gjë të tillë, sepse mendohet se polemika ka lindur pikërisht për këtë arsye? – është pyetja që i bëjmë Kadaresë ndërsa na përgjigjet: “Në studimin e tij, A. Pipa i lëshon shumë një kinse armiqësie time ndaj qytetit të lindjes. Madje, lidhur me raportet e mia me Gjirokastrën, ai bën analogji me raportet e Dantes me Firencen e tij. S’dua të zgjatem me këtë, por dua të them thjesht dhe sinqerisht se kjo nuk ekziston. Qyteti im i lindjes mua s’më ka bërë ndonjë të keqe e aq më pak të më ketë dëbuar siç ka bërë Firencja me Danten. Ndërkaq, po aq sinqerisht dua të pohoj se kur e kam lexuar këtë, jo vetëm s’kam ndier ndonjë bezdi, por ndonëse realisht nuk është e vërtetë, si gjetje, nga ana profesionale, më është dukur interesante. Ashtu siç është gjetje e bukur e A. Pipës teza e transferimit të urrejtjes së një njeriu kundër një qyteti të tërë. Sa për çështjen e seksualitetit të E. Hoxhës, jo vetëm që kjo nuk ekziston në “Kronikë në gur”, por as që më ka shkuar ndërmend. Probleme të tilla, qofshin të vërteta apo pëshpërima pa bazë, më janë dukur fare pa peshë që as e ulin, as e ngrenë një personazh historik (për të mos thënë se në Evropën e sotme ka gjasë më shumë ta ngrenë se ta ulin)”. Por përveç këtij dialogu me Kadarenë, shtypi i huaj, edhe në vitet ‘80 ka shkruar për homoseksualitetin e Enverit, që janë konsideruar dëshmi të bujshme në shtypin perëndimor. Madje, ka deklarata që edhe Nexhmia kishte dijeni për homoseksualitetin e Enver Hoxhës dhe se ky ves i këtij të fundit kishte ndikuar në të gjitha zhvillimet e vendit. Enveri, konsideruar me jetë jonormale që prej viteve ‘30, kishte edhe orientimin e gabuar seksual edhe në vitet e luftës, ku në Tiranë e në Pezë dhe vende të tjera zhvillonte orgjitë e tij. Madje, në media është shkruar se në Tiranë njiheshin persona që kishin hyrë në marrëdhënie me Hoxhën, edhe emra të tjerë që po të publikoheshin, do të shkaktonin tronditje për cilindo. Në media është shkruar: “Në shënimin e datës 17 nëntor 1987 të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë në atë kohë, Reis Malile, thuhej se po udhëzonin ambasadorin shqiptar në Romë për të protestuar “për shkrimet thellësisht armiqësore”, pavarësisht se italianët do të thoshin se “shtypi është i lirë”. Ndërsa gazeta “Il Mesagero” e datës 11.11.1987 boton një artikull me titull “Zbulimet, Enver Hoxha ishte homoseksual, paranoik dhe vrasës” dhe me nëntitull “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: I vrau vetë ministrat-dashnorë të tij”, pa emër autori.

Është pohuar në media, nga një dëshmitar i kohës, se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si te dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij, pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

 

Kadare: Grindja me Pipën, kur tha: Enveri homoseksual në “Kronikë në gur”

 Botojmë intervistën ekskluzive me Kadarenë ku shpjegon grindjen me Arshi Pipën pse tha: “Enveri homoseksual në “Kronikë në gur”

Në gusht të 2005-ës, Ismail Kadare ka sqaruar në media marrëdhënien e tij konfliktuale me Arshi Pipën, një lloj përuljeje publike gati e paparashikuar për studiuesin që u arratis pas nëntë viteve burg në Spaç. Ajo që dihet tashmë është se reagimi i Kadaresë për Pipën erdhi pas botimit të plotë të parathënies së romanit “Kronikë në gur”, që iu refuzua Pipës nga botuesi anglez, ku vëmendja u përqendrua te fakti se Kadare paska shkruar nën diktaturë një vepër të këtillë disidente. Teza e Pipës vinte me aludimin mbi personalitetin e Enver Hoxhës si homoseksual. Kadare ka pohuar se ky publikim do të ishte fatal për të, por e pranon se është treguar tepër i ashpër me Pipën, duke kërkuar tërthorazi ndjesë.

 

Në librin tuaj “Letërkëmbim me presidentin”, edhe nga ju, edhe nga ish-presidenti R. Alia, përmendet Arshi Pipa. A mund të na sqaroni polemikën dhe incidentin me Arshi Pipën, i cili për shumë njerëz mbetet ende një mister?

 Mendoj se nuk ka ndonjë mister. Ka vetëm paqartësi si rrjedhojë e mosshpjegimit të plotë të gjërave. Gazeta juaj ishte ndoshta e para që ndërmori një hap për sqarim, me botimin që i bëri studimit të profesor A. Pipës, lidhur me romanin “Kronikë në gur”. Siç dihet, tashmë ky studim ka qenë shkruar si parathënie për botimin anglisht të romanit. Dihet gjithashtu që romani ka qenë përkthyer pikërisht prej Arshi Pipës.

 

Bëhet fjalë për parathënien e refuzuar nga botuesi anglez. Cili ka qenë konkretisht shkaku i acarimit tuaj?

Parathënia u refuzua dhe për shkak të saj u prish kontrata, duke u refuzuar bashkë me të edhe përkthimi. Parathënia u gjykua e rrezikshme për autorin që jetonte ende në një vend diktatorial. Por shkaku i acarimit tim s’ka pasur lidhje me këtë. Po përpiqem të jem sa më i qartë. Normalisht unë duhej të isha mirënjohës ndaj profesor Pipës për përkthimin. Dhe kam qenë, në fillim, tepër mirënjohës. Unë duhet t’i isha mirënjohës gjithashtu edhe për parathënien tepër interesante, por nëse do të mund ta takoja, atëherë do t’i thosha: “Profesor, ju faleminderit për vlerësimin tuaj, por ju keni theksuar jashtëzakonisht shumë tingëllimin antikonformist të romanit tim. Ju e nxirrni atë si një vepër disidente, antikomuniste, që denoncon luftën e klasave e terrorin komunist, madje demaskon personalisht shefin e këtij terrori, Enver Hoxhën. Thënë ndryshe, ju keni mbiçmuar shumë meritat e mia si shkrimtar liberal, madje më quani haptas “rebel”. Asnjë shkrimtar në Shqipëri nuk mund të shkruante një vepër të atillë siç e mendoni ju kaq haptas kundër regjimit e aq më pak kundër Enver Hoxhës”.

 

Gjirokastra perverse, këtë tablo Pipa e përqendron shumë dukshëm në kritikën e tij duke e sintetizuar në të vetmin synim se ky ishte qyteti i Hoxhës, deri në homoseksualitetin e tij, se ju keni dashur ta sofistikoni në veprën tuaj. A e pohoni edhe ju një gjë të tillë, pasi mendohet se polemika ka lindur pikërisht për këtë arsye?

 Në studimin e tij, A. Pipa i lëshon shumë një kinse armiqësie time ndaj qytetit të lindjes. Madje, lidhur me raportet e mia me Gjirokastrën, ai bën analogji me raportet e Dantes me Firencen e tij. S’dua të zgjatem me këtë, por dua të them thjesht dhe sinqerisht se kjo nuk ekziston. Qyteti im i lindjes mua s’më ka bërë ndonjë të keqe e aq më pak të më ketë dëbuar siç ka bërë Firencja me Danten. Ndërkaq, po aq sinqerisht dua të pohoj se kur e kam lexuar këtë, jo vetëm s’kam ndier ndonjë bezdi, por ndonëse realisht nuk është e vërtetë, si gjetje, nga ana profesionale, më është dukur interesante. Ashtu siç është gjetje e bukur e A. Pipës teza e transferimit të urrejtjes së një njeriu kundër një qytetit të tërë.

Sa për çështjen e seksualitetit të E. Hoxhës, jo vetëm që kjo nuk ekziston në “Kronikë në gur”, por as që më ka shkuar ndërmend. Probleme të tilla, qofshin të vërteta apo pëshpërima pa bazë, më janë dukur fare pa peshë që as e ulin, as e ngrenë një personazh historik (për të mos thënë se në Evropën e sotme ka gjasë më shumë ta ngrenë se ta ulin).

 

Ndërkaq, në studimin e A. Pipës, aludimet për Enver Hoxhën janë rresht, të gjitha negative…?!

 Kjo është e vërtetë. Krijohet përshtypja se unë i jam qepur atij. Sot, kur ne po e bëjmë këtë bisedë (sot kur shumë njerëz mburren e kapardisen me kinse trimëritë e tyre në atë kohë), unë mund të krenohesha e të thosha se ja, në “Kronikë në gur”, paskam bërë këtë apo atë aludim, siç e ka konfirmuar edhe profesor A. Pipa, qysh me parathënien e tij, në fillimet e viteve ‘80, e më pas, më 1987, në revistën “Telos” të Nju Jorkut.

Çdo shkrimtar i ish-perandorisë komuniste që kishte rezerva për regjimin, do të ishte i lumtur që komente të tilla t’i bëheshin në Perëndim, në atë që quhej botë e lirë. Ndërkaq, shkrimtari vetë, më saktë se cilido, e di se sa dhe në cilat vepra ka qenë ose jo, qëllimisht subversiv. Pyetja, a ka qenë i saktë zbërthimi i “Kronikë në gur” prej A. Pipës, në një vizion të përgjithshëm s’mund të ketë veçse një përgjigje pozitive. Kjo lidhet me vetë natyrën e letërsisë, kur kemi të bëjmë me letërsinë e vërtetë, letërsinë normale. E kam thënë shumë kohë më parë se kjo lloj letërsie është armike natyrale e diktaturës. Duke theksuar se në Shqipëri nuk lejohej disidenca, kam thënë gjithashtu se jam përpjekur të bëj letërsi normale në një vend anormal.

“Kronikë në gur” ka qenë e tillë. Pra, pa mëtuar të jetë rebele, ka qenë realisht e tillë, falë normalitetit të saj. Nga ky normalitet A. Pipa ka nxjerrë të vërtetën e një teksti të shkruar në një kohë që është e huaj dhe armiqësore për të.

Sa për figurën e Enver Hoxhës, për të parë sa ka ose nuk ka të drejtë profesor Pipa, do t’ju lutesha që krahas kësaj interviste të botohej portreti i shkurtër i Enver Hoxhës në kreun 15 të “Kronikë në gur”. Është fare e qartë se në këtë portret nuk ka asnjë grimë pozitive. Sipas studiuesit francez E. Faye, ka, përkundrazi, një nuancë të lehtë negative. Lexuesi juaj, ndihmuar ndoshta edhe nga ndonjë analizë e tekstit, do ta kuptojë më qartë.

 

Mbetet gjithmonë pyetja e acarimit tuaj me profesor A. Pipën…

Tekstin e A. Pipës e kam lexuar shumë vonë, në vitin 1987 ose 1988, kur rreziku nuk ishte më i tmerrshëm si më parë. Jam habitur, natyrisht, dhe e kam kuptuar më mirë pse është refuzuar. Botimi i tij si parathënie do të ishte fatal për mua. Megjithatë, nuk kam ndier asnjë acarim ndaj A. Pipës. E kam shpjeguar thjesht si hutim, naivitet ose mosvlerësim të rrethanave. Siç e përmenda më lart, ishte e pranishme gjithmonë kënaqësia, që një kundërshtar i regjimit komunist, si A. Pipa, kishte gjetur në këtë vepër e në disa të tjera, kumte të lirisë, çka tregonte se këto vepra ishin “normale”. Pak kohë më pas, më 1989-1990, pikërisht në kohën e letërkëmbimit tim me ish-presidentin Alia, si rrufe në të kthjellët, A. Pipa, në “Zërin e Amerikës”, bëri një seri sulmesh kundër meje, thelbi i të cilave ishte: I. Kadare, meqenëse s’ka bërë asgjë për demokracinë nuk ka të drejtë të flasë për të! Merret me mend habia e më pas zemërimi im. Unë, që sipas tij, njëzet vjet më parë, s’kisha lënë gjë pa thënë, kundër regjimit dhe Enver Hoxhës, tani s’paskësha as të drejtë të flisja për demokracinë. Në duar kisha korrekturat e “Ftesë në studio” dhe ashtu, i zemëruar siç isha, shtova në tekst një reagim të ashpër e plot fyerje për të. Ndër të tjera, parathënia e tij, pikërisht ajo që e kisha çmuar, m’u duk tani qëllimkeqe, si një kallëzim në polici.

 

E keni pohuar edhe vetë se keni qenë i ashpër në kritikën ndaj Arshi Pipës, madje e keni tepruar. Në një botim të mëvonshëm i keni hequr fyerjet. Ka qenë kjo një kërkim ndjese e tërthortë?

 Natyrisht. Në botimin e parë të “Ftesës” në frëngjisht, pas një viti, në mos gaboj, gjëja e parë që bëra ishte të hiqja fyerjet kundër A. Pipës. Më pas, në një intervistë me shtypin shqiptar, e pohova hapur se isha penduar.

Në Shqipëri, pendimi dhe kërkimi i ndjesës pothuajse nuk njihen (ish-nomenklatura komuniste, e cila shpejton të mbushë shtypin me kujtimet e saj rozë, jep shembullin më barbar për këtë.). Në raste të ndryshme kam kërkuar ndjesë publikisht së paku tri-katër herë, dhe asnjëherë nuk kam ndier bezdinë më të vogël, përkundrazi.

 

Po reagimi i profesor A. Pipës, cili ka qenë?

Me sa jam në dijeni, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, e kanë pyetur shumë herë për këtë incident, por ai është shprehur shumë pak. Nuk e di saktësisht ç’ka ndodhur, por përshtypja ime ka qenë se kjo ngjarje fatkeqe, ashtu siç më ka helmuar mua, do ta ketë helmuar edhe atë.

Gusht 2005

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency