Kuvend, kryeministri Rama: Berisha bëri 700 legalizime brenda natës, legalizoi dhe ajrin

0
158

rama fluturonKuvend, kryeministri Rama: Berisha krime kundër qyteteve, legalizoi ajrin TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama akuzoi mazhorancën e djeshme se ka legalizuar shumë objekte kundër ligjit, gjatë periudhës së lënies së mandatit në vitin 2013. Sipas Ramës në Tiranë, janë rreth 20 objekte të cilëve u është legalizuar ajri, që mund të ndërtojnë kur të duan, pasi ligji ua lejon.

“Ndonëse gjithçka është bërë brenda një periudhe të shkurtër, gjatë fushatës elektorale, këta të ashtuquajtur pronarë kanë të drejtë të ndërtojnë, edhe pse e gjithë procedura e ndjekur për marrjen e titujve të pronësisë ka qenë jashtë çdo standardi. Në mes të zonës së bllokut, pasi ishte prishur, ka legalizuar ajrin. Objekti është i prishur, nuk ekziston, por në hipotekë zotëria është pronar dhe ka të drejtë që mbi bazën e legalizimit në fushatën elektorale. Nuk është 1, por janë 20 objekte në Tiranë, që u është legalizuar ajri. Kanë marrë legalizimet, dhe mund të ndërtojnë kur të duan, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës.”- kështu bëri me dije kryeministri Rama.

Kryeministri akuzoi qeverinë e kaluar për krime kundër natyrës dhe qyteteve.

“Pjesën me të madhe të legalizimeve i kanë bërë në një sistem korrupsioni që fatalisht ka detyruar këdo që të lerë qimet e kokës atje për të marrë leje. 3 nga 4 legalizime që kanë bërë këta përfundojnë në gjyq dhe janë të gabuara”- u shpreh kryeministri.

 

Sipas Ramës, rreth 700 familje presin legalizimet, dhe tashmë kanë bërë legalizimet. “700 familje presin për legalizimet, pasi kanë bërë vetëdeklarimet. I vetmi objekt që është legalizuar është një pallat prej 12 katëshe, në një zonë që ka votuar Sali Berishën, në zonën e Qytet Studentit, në vitin 2013. Ndërkohë, një tjetër objekt u legalizua, me ndërhyrjen e bashkisë së Tiranës. Si ky rast ka shumë, përpara se të linin zyrat, në shtator të vitit 2013 janë mbi 80, të cilët janë legalizuar, mbi normën e tyre.”- bëri me dije Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama solli në vëmendje disa raste, ku qeveria Berisha ka shkelur ligjin, duke legalizuar objekte të cilët kanë ndryshuar vetëdeklarimet.

“Një tjetër rast, për një pallat në qendër të Tiranës, objekti u vetëdeklarua se do të ishte 3 katësh, tani është mbi 9 kate. Objekt tjetër, në rërë, në Spille, i legalizuar 30 metër nga deti, ndërkohë, që në gjithë fshatrat nuk ka asnjë objekt tjetër. Ky është një objekt tjetër, i cili është legalizuar në kulmin e fushatës elektorale. Në parkun e Liqenit, një objekt 56 metër katrorë, i shitet truall 88 metra katrorë, mbi të ashtuquajturin objekt social-ekonomike. Rreth 12 legalizime të tjera janë bërë në këtë procedurë, Data është tepër domethënëse, 17 shtator, 2013. Objekt tjetër, në Shkodër, 36 metra katrorë, në tokën e shtetit, sipërfaqja e shitur tek zotëria, për këto sipërfaqe është bërë në datën 30 gusht të vitit 2013 1113 metra katrorë. Si ky rast janë 60 të tillë. Një tjetër rast është në zemër të Kavajës, një objekt ndërtuar me tre mure. Muri i katërt është muri i bashkisë së Kavajës. Kjo është pronë ngjitur si Siamezë me bashkinë e Kavajës. Nëse në këtë parlament d bënim një seancë, atëherë do qëndronim duke diskutuar deri vitin tjetër. Kush i ka bërë gjithë këto legalizime?! E bëjë ketë pyetje, pasi nesër na kërkohet neve sqarimi.”- vijoi më tej Rama.

Sipas Ramës, këto janë shkelje flagrante, dhe se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të shkojnë në burg. “Këto janë raste që nuk duan hetime, pasi në rast verifikime, pasi të gjithë personat e përzierë duhet të shkojnë në burg. Bazuar tek ligjet në fuqi, dhe kjo shkelje flagrante. Ky është një krim i organizuar ekonomik. Kjo është kosto e faturuar për shtetin. Siç është rasti i Lungo Mares, pasi ka dhjetëra objekte të legalizuar, të cilët pengojnë realizimin e projektit. E njëjta histori është kudo. Vetëdeklarimi nuk është bërë për hall, por është bërë për ata që kanë zbatuar hojet e mjaltit të këtij vendi. Për ti mbushur me kërpudha betoni, dhe kanë paguar padyshim për tu kthyer në pronar. Ndaj shteti në këtë rast ndeshet me pronarë të ligjshëm. Ndërtime pa leje janë 300 mijë, vetëdeklarime të bëra nga qytetarët janë 273 mijë”-tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri theksoi se ligji i ri garanton legalizimin tërësisht falas për familjet që objektet pa leje i kanë ndërtuar në tokën e tyre, ndërkohë që do të paguajnë truallin ata që kanë ndërtuar shtëpi të dyta dhe veçanërisht ata që kanë ndërtuar objekte me qëllime fitimi. Rama shtoi se qeveria ka menduar edhe për ata që deklarojnë se nuk kanë mundësi të paguajnë sot, duke shpjeguar edhe njëherë se objekti i tyre do të legalizohet, do regjistrohet në hipotekë, por me kufizim hipotekor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency