Abuzime me tenderat/ Procedim penal për administratën e BSH-së

0
133

bsh 2Një procedim penal në gjendje të lirë mësohet të ketë nisur për administratën e Bankës së Shqipërisë.

Burime të sigurta policore konfirmojnë lajmin, ndërsa akuzat e ngritura janë dy: shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera.

Nga informacione e siguruara dyshohet që punimet për rikonstruksionin e godinës qendrore të Bankës së Shqipërisë, të jenë zvarritur në mënyrë abuzive, duke shkaktuar një dëm ekonomik me qiratë e paguara në subjektet private.

Gjithashtu  ndaj punonjësve të administratës rëndon edhe akuza e shpërdorimit të detyrës, për shkelje të barazisë në tendera ku dyshimet e nfritura lidhen me shkeljet në tenderin për prishjen e ish- hotel “Dajti”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency