Legjenda e mbretit egjiptian Ra

0
245

egjiptAmon-Ra ishte zoti i Diellit, kryesori i Egjiptit, biri i PTAH krijuesit, që kishte ngritur e bonifikuar tokat pas përmbytjes së madhe, dhe kishte ardhur në Egjipt nga toka të tjera të largëta Amon-Ra ishte zoti i Diellit, kryesori i Egjiptit, biri i PTAH krijuesit, që kishte ngritur e bonifikuar tokat pas përmbytjes së madhe, dhe kishte ardhur në Egjipt nga toka të tjera të largëta (Crom). Ptah iu shfaq mbretit Menfi me karron qiellore dhe i urdhëroi celebrimin e përvjetorit të mbretërisë së tij “për 6 herë 100 mijë vjet”. Për grekët ishte Hephaistos që më pas iu bashkangjit Sokaris (zot i të vdekurve) i përfiguruar me kokën e skifterit. Perëndesha më e rëndësishme ishte Hator, e ardhur nga Atfih, përfiguruar me brirë lope, midis të cilëve qëndronte dielli në perëndim.  Perëndeshë tjetër e luftës ishte Sachmet, edhe ajo me kokë luani, perëndeshë e Menfi, që nxirrte zjarr mbi armiqtë. Demi ishte i adhuruar në Eliopoli i njohur si Mnevis, i quajtur ndryshe nga egjiptianët “ON”. Mbret dhe zot i qytetit ishte Harachte, me kokë skifteri i përfiguruar nga disku diellor me krahë, por më shumë i njohur si Horus ose Horo (bir i Osiriede dhe Iside i quajtur “mjek I shtëpisë së RA”). RA, dielli, drita e krijuar nga Atum (hynija më antike kozmike) që u ul mbi një grumbull dheu që e kishte nxjerrë vetë nga uji (e famshmja kodër primordiale) për t’i dhënë dritë botës. U përzie me RA, duke i dhënë jetë RA-ATUM (simbol i jetës dhe i shpëtimit), mori shëmbëlltyrat e një zogu Bennu dhe fluturoi mbi Benben. Një gur i zi në formë piramide I adhuruar gjithmon në epiqendrën fetare të “ON” i njohur si Eliopoli, mbi të cilin ishte shfaqur nën shëmbëlltyrën e zogut Feniks. Ra-Atum nga masturbimi i tij krijoi Zotin e Ajrit, Shu dhe Perëndeshën e Lagështisë Tefnut, nga bashkimi i të cilëve lindi Geb e Nut pra Toka dhe Qielli. (Është e qartë ideja e fekondimit artificial të një veze, duke përdorur spermën e Atum). Geb e Nub lindën Osirde, Iside, Seth, Nephtis. Osiride e Iside lindën Horus sovrani i fundit i dinastisë qiellore. Përqendrohemi pak në këtë ngjarje që quhet në temat greke Enneade. Në fillim ishin 10 zotat e para që mbretëruan në egjipt, ndërsa “Zep Tepi” kur ishin “Urshu” dhe Neteru. Eusebio nga Cezarea na tregon atë që, Manetone kishte shkruar: “Për 13.900 vjet mbretëruan zotat, pastaj gjysëm-zotat për 1.255 vjet, ndërsa mbretërit e parë njerëzor për 1.817 vjet dhe pas tyre 40 mbretër të tjerë për 1.040 vjet. Më pas, për 5.813 vjet qeverisën shpirtrat e të vdekurve, para dinastisë së parë egjiptiane me 3.100 para.K, për një total prej 24.925 vjet”.

 

Kronika

Diodoro Siculo na jep një panoramë të detajuar në një kronikë që na çon në 23.100 para.K, ndërsa Erodoto në 39.000 vitet e tij koordinojne me Papirin e Torinos.  Ky dokument i shkruar në gjuhë soleme gjatë mbretërisë së Ramesses II, i përkiste koleksionit Drovetti dhe u ble me 1824 nga Carlo Felice di Savoia. Është ekzaminuar nga studiuesit Champollion, Seiffarth e Giulio Farina, dhe në të janë listuar emrat e mbretërve që mbretëruan në Egjipt nga koha e parë deri në dinastinë e XIX. Lexohen shumë mirë 90 emra që shkenca zyrtare i atribuon nga 3100 para.K e më pas, duke mos dënjuar të nominojë dhe të konsiderojë emrat e atyre që i përkisnin periudhave të mëparshme nga kjo datë.  Lista nis me emrat e dhjetë, Neteru dhe viteve relative të mbretërimit të tyre; vinë më pas emrat e mbretërve të vdekshëm të jetuar në 3100 para.K.; Përmbledhja finale flet për mbretërinë e “të respektuarve” Shemsu-Hor në 13.420 vjet dhe 23.200 vjet mbretërimi përpara atyre të Shemsu dhe për një total prej 36.620 vjet. Dalin në dritë detaje të tjera dhe shumë interesante: “Kur Geb ngjitet në fron urdhëron që t’I sillnin kutinë e artë të RA, e cila në momentin kur u hap me anë të një shigjete zjarri vre shoqëruesit e tij..” Një mekanizëm difektoz sipas Hancock, që të kujton Arkën e Aleancës. Kutia e artë përmbante bastunin e RA, ndërsa Arka e Aleancës shkopin e Aronit. Mendohet nga studiuesit që shigjeta ishte energji e mbledhur në “bastun” (armë lazer), i cili duhej mbajtur nën ujë për t’u ftohur. Papiri i Torinos njeh Thot si faraonin e gjashte ose të shtatë, librat e të cilit u fshehën nga zoti i vet në të gjitha anët e globit, pasi duhej të gjendeshin vetëm nga ata që ishin të denjë t’I gjenin. Thotë zëvendësoi Osiride, përfiguruar si Viracocha (shumë i gjatë dhe me mjekër). Shtëpia e Osiride sipas Librit të të Vdekurve “mbështetej mbi ujë” dhe kishte mure të bëra nga “gjarpërinj të gjallë”. Osiride ishte një zot, që u end nëpër botë për t’u mësuar njerëzve se si të jetonin në mënyrë të qytetëruar dhe për këtë arsye identifikohet si Viracocha dhe e gjejmë në Etiopi, Arabi, Indi, Trake, Bolivi, Meksikë, Tiahuanaco, Teotihuacan. Sipas sumerëve, Ra ishte një prej fëmijëve të Enlil, të cilit iu caktua toka e Nilit kur u bë ndarja e planetit për të evituar konfliktet midis dinastive të EA dhe ENLIL. I mbajtur brenda një sythëz lotusi, përfaqëson kozmosin dhe shpirti i tij do të kthehet përsëri në sythëzën e lotusit (BRAHMA). RA përfigurohej shpesh me kokën e formuar nga 4 dasha të shenjtë. Në Ande përfigurohej nga Kondor dhe Anfibë (të sjellë ndërmend ngjarjet që tregoheshin mbi njerëzit kondor). Në Egjipt, RA identifikohej me një Skifter, një Anfib, të cilat identifikonin edhe Crom. Ndërsa, qeni ishte identifikuesi për Totem (shenjë e fisit) e Huanacas, përfigurim i zotit të diellit. Amenofis IV i pakënaqur me ndarjen e Ra, në Amon dhe Schamash, krijoi dogmën e Zotit të vetëm Aton (disku diellor), ndryshoi emrin në Akenaton (bir i Aton) dhe krijoi qytetin Aketaten I njohur me emrin Tepe El Amarna,explorerunivers.com.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency