Intervista për TV5/ Rama: I tronditur nga ngurimi i BE-së, Shqipëria e meriton statusin

0
120

rama avioni“Kushtëzimi i politikës europiane, nga partitë e ekstremit të djathtë dhe ngurimi i Europës së ëndërruar nga gjenerali de Gaulle, sot është rreziku më i madh për Europën e nesërme”

Në prag të vendimit të Këshillit të Europës për statusin e vendit kandidat, kryeministri Edi Rama kërkon një votim politik për Shqipërinë. Në një intervistë për kanalin francez Tv 5 kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ndjehej i tronditur nga ngurrimi i Bashkimit Evropian për dhënien e statusit për Shqipërinë, duke shtuar se vendi e ka merituar dhe e meriton këtë proces.

 

Keni aspiruar dy herë për të hyrë në Familjen Europiane dhe dy herë jeni refuzuar. Pas disa ditësh, në qershor, ju shpresoni për të tretën herë, të merrni statusin e kandidatit. Për ju është një sfidë. Nuk do të jetë e fundit. Por duket që do të jetë një takim shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe për 3 milionë shqiptarët.

Do të ishte mirë po të kishte qenë e treta, por, në fakt, është e katërta. Dua të jem shumë i sinqertë me ju dhe kjo çështje nuk është e rëndësishme vetëm për ne, por edhe për Europën. Sepse nuk bëhet fjalë për anëtarësim. Nëse do të ishte fjala për anëtarësimin, do ta kuptoja ngurrimin. Këtu bëhet fjalë vetëm për një mjet inkurajues. Nuk është as pranim, as negociata për pranim. Statusi i kandidatit është një mjet i krijuar shumë më vonë sesa procesi i pranimit. As Polonia, as Çekia, bile as Bullgaria dhe Rumania nuk e kanë patur statusin e kandidatit. Vendet që përmenda janë bërë kandidatë në çastin që kanë filluar negociatat. Statusi i kandidatit është krijuar, është shpikur nga Romano Prodi dhe Komisioni i asaj epoke, për të inkurajuar maqedonasit dhe shqiptarët e Maqedonisë të jetonin së bashku dhe të gjenin një pikë të përbashkët reference tek Europa, në një moment tragjik për ta, kur ata rrezikonin luftën civile. Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë, një pilulë antidepresive, për të inkurajuar një shoqëri të gjejë tek Europa, një pikë reference. Unë jam i tronditur përpara këtij ngurrimi, sepse Shqipëria e meriton statusin e kandidatit. Jo sot, por e ka merituar edhe më parë. Ajo meriton të inkurajohet, meriton t’ i jepet një pikë reference dhe të ecë përpara drejt procesit të integrimit.

Kur ju ishit në opozitë, në një moment të caktuar, ju kishit mundësi të votonit disa ligje, të cilat ishin hartuar në bashkëpunim me Brukselin, për të lehtësuar pranimin. Në atë moment, ju votuat kundër. Si e shpjegoni këtë ndryshim?

Do të më duhej ta përmbysja pyetjen e të thosha: Si ka mundësi që pas votimit të të gjitha ligjeve të kërkuara, ne nuk morëm atë që na premtuan? Na thanë: “Votoni këto ligje dhe do të përfitoni këtë”. Duhet të jemi të qartë dhe të sinqertë. Statusi i kandidatit është një vendim politik dhe nuk ka lidhje fare me negociatat. Në negociatat për pranim, kemi të bëjmë me një proces shumë më të qartë dhe shumë më të lidhur me detyra konkrete dhe gjëra që duhet të bëjmë sipas një kalendari të përcaktuar mirë. Kjo është sfida e vërtetë e një vendi si Shqipëria, apo e një vendi që dëshiron të integrohet. Ne duam të futemi në këtë proces, sepse, siç ka thënë një njeri që unë e admiroj dhe kam pasur fatin e madh ta njoh shumë vite më parë: “Procesi i integrimit është një mjet absolutisht unikal për një vend si Shqipëria, për të ndihmuar modernizimin e saj.” Kështu që, për ne, procesi është edhe më i rëndësishëm se pranimi.

A nuk duhet të kalojë ky proces nëpërmjet një minimum konsensusi midis opozitës dhe pozitës, me qëllim që të krijohet një mekanizëm për t’ju përshtatur Europës?

Mund të gjejmë lloj-lloj arsyesh, për të fshehur arsyen e vërtetë. Arsyeja e vërtetë, sipas meje, është se sot na mungon një Europë vërtetë politike dhe një Europë strategjike. Varemi gjithnjë e më shumë nga një Europë taktike, që është e lidhur me zgjedhjet e ardhshme në 28 vende anëtarë dhe me zgjedhjet e ardhshme europiane.  Unë fola për kriminalitetin në Shqipëri, por, nga ana tjetër, nuk mendoj se lufta kundër kriminalitetit, sot është një luftë lokale, e një vendi të vetëm. Është një luftë ndërkombëtare kundër rrjeteve që janë “më shumë politike dhe më strategjike” se rrjetet europianë të politikës europiane, rrjetet e kriminalitetit. Kriminaliteti në Shqipëri është problem, por nuk mund ta kufizojmë kështu problemin. Duhet të kuptojmë diçka. Shqipëria ka një nevojë jetësore për Europën. Ky vend ka një nevojë jetësore. Por mendoj se Europa ka gjithnjë e më shumë nevojë për këtë rajon dhe për Shqipërinë, sepse është e kotë të mendosh që çdo gjë që ndodh jashtë mureve, nuk ka rëndësi për Europën. Sa më shumë gjëra të pakëndshme të ndodhin jashtë mureve të Europës, aq më keq ecën ajo.

Sigurisht, kriminaliteti nuk ekzizston vetëm tek ju, por për të hyrë në Europë, për të qenë kandidat, duhen plotësuar kritere që kanë të bëjnë me qeverisjen, të drejtën e pronës. Pra, ka shumë punë për të bërë dhe kjo ende nuk është arritur në vendin tuaj, sipas ekspertëve.

Unë mendoj se për t’u bërë anëtar i Europës, duhet t’i bindësh të gjithë që ne jemi të aftë të respektojmë këto rregulla. Por, çështja e pranimit do të zgjasë të paktën dhjetë vjet. Të jesh një vend kandidat, do të thotë thjesht të respektosh një propozim të Komisionit Europian, që merret me këtë dhe që ka propozuar në mënyrë të qartë vjet, që Shqipëria duhet ta marrë statusin e kandidatit. Atëherë, përse nuk e morëm? Për arsye që janë politike dhe që nuk lidhen, sipas meje domosdoshmërisht, me Shqipërinë.

Cilat janë këto arsye?

Jua thashë, janë kushtëzime nga vende të ndryshme, nga politika e brendshme që bëjnë që vendimi të shtyhet…

A do të ndryshojë diçka në qershor, pasi do të jemi menjëherë pas zgjedhjeve europiane. A ka rrezik, pasi janë katër vende që ngurruan të votonin pro: Danimarka, Franca, Vendet e Ulëta dhe Mbretëria e Bashkuar. Në këto vende, partitë e ekstremit të djathtë mund të mbërrijnë në majë në zgjedhjet europiane. A ka mundësi të votojnë pro?

Nuk ishte ky shpjegimi im por,… ju falënderoj nga zemra, sepse liria juaj dhe ndershmëria juaj profesionale, ju jep mundësinë të flisni drejtpërdrejt, për diçka që për mua do të ishte ndoshta pak më e vështirë, por është e vërtetë që ka një kushtëzim të ekstremit të djathtë për Europën, por jo për Shqipërinë. Sepse, unë mendoj që nëse ka një gjë që ka ndryshuar, është që ne nuk mendojmë më si në epokën komuniste, që jemi qendra e botës dhe nuk mendoj se Shqipëria është një vend që ka një peshë më të madhe sesa e ka në të vërtetë. Problemi është më kompleks dhe më i rëndësishëm për vetë Europën. Kushtëzimi i politikës europiane, nga partitë e ekstremit të djathtë dhe ngurrimi në përgjithësi i Europës së ëndërruar nga gjenerali de Gaulle, nga Adenauer dhe të tjerë, sot është rreziku më i madh për Europën e nesërme.

 

Rama sot në Vjenë, takim me kancelarin Faymann: Ditë e plotë për ekonominë

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në  Vjenë, ku pritet të takohet me kancelarin Faymann. Duke e cilësuar ditën e sotme, “një ditë të plotë për ekonominë shqiptare”, kryeministri Rama bëri të ditur në rrjetin social se do të takohet dhe do të ketë një dialog dhe me kancelarin Vranicki në Kreisky Forum. “Në Vjenë. Nesër ditë e plotë për ekonominë shqiptare, takim me kancelarin Faymann dhe një dialog me kancelarin Vranicki në Kreisky Forum”, shkruante kreu i qeverisë.

 

Takimet në SHBA/ Mediu me Hant: Largimet nga puna dhe shkeljet tek e drejta e pronës, cënojnë Kushtetutën

Kryetari Partisë Republikane zhvilloi dje takime Komitetin e Helsinkit në Kongresin Amerikan me njohësin e madh të zhvillimeve në Shqipëri Robert Hant si edhe në Fondacionin Heritage Foundation me drejtorin Steve Buci dhe me Kongresmenët Juan Vargas, Paul Broun dhe Phil Roe. Në takimin me zHand dhe Kongresmenet, biseda u përqendrua në zhvillimet politike në Shqipëri, mosrespektimi i të drejtave të qytetarëve, pronarëve të ligjshëm dhe të përndjekurve politikë. “Largimet masive nga puna dhe mosrespektimi i të drejtës së pronës si një e drejtë themelore janë shkelje flagrante të kushtetutës, të cilat minojnë zhvillimin e qëndrueshëm në vend dhe zhvillojnë korrupsionin politik”. Po ashtu u dikutua dhe për rrezikun e shtuar që mbartin grupet ekstremiste të cilat në emër të fesë marin përsipër të përfshihen në konflikte që s’kanë të bëjnë aspak as me fenë dhe as me interesat e Shqipërisë sic është rasti i Sirisë. “Pushteti absolut që kërkon mazhoranca, mungesa e transparencës, çon nq nqpëpërkëmbjen e të ardhmes Europiane dhe thellimin e korrupsionit”, tha Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency