Shoqëria civile/ Reforma territoriale kërkon gjithëpërfshirje, si do të arrihet konsensusi politik me opozitën?

0
186

Florenc Drizari

 

Zana Vokopoja, Instituti i Kërkimeve Urbane: Shoqëria civile ka vetëm një shqetësim që si do të arrihet konsensusi politik

Albana Dhimitri, Insituti për Politikat Publike: Modeli i qeverisjes vendore i vitit 2000, ka shteruar për prodhimin e vlerave të shtuarar në sistem

parlamentiPërfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë shpjegime nga mazhoranca se sa do të ndikojë mungesa e konsensusit politik në reformën administrativo-territoriale dhe se si shumica parlamentare do ta zgjidh këtë ngërç. Një ditë më parë Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi seanca dëgjimore me grupet e interesit, përfaqësues të shoqërisë civile, duke dëgjuar pretendimet dhe argumentet e tyre për iniciativën e ndërmarrë edhe në mungesë të opozitës.

Zana Vokopoja, Insituti i Kërkimeve Urbane, gjatë seancave dëgjimore që u mbajtë në Kuvend dje pasdite, i bëri disa pyetje të hapura deputetëve të mazhorancës lidhur me shqetësimin kryesor që ka shoqëria civile lidhur ndërmarrjen e iniciativës për miratimin e reformës administrativo-territoriale pa konsensusin e opozitës.

“Shoh një problem në realizimin e gjithë këtij procesi dhe ky është një proces që kërkon gjithëpërfshirje dhe konsensus politik gjithashtu, kështu që kjo është një pyetje që ngrihet edhe për ju zotërinj parlamentar: si e mendoni ju problemin e konsensusit politik? Këtë shqetësim kemi ne. Shoqëria civile ka vetëm një shqetësim që si do të arrihet konsensusi politik dhe a ndikon kosnensusi polik në efikasitet dhe në kriteret e duhura të reformës?”,-deklaroi zonja Vokopoja. Pas këtyre deklaratave reagoi edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Bashkim Fino, pasi bëri një kronologji të shkurtër se përse mazhoranca ndryshoi kriteret e përbërjes së komisionit pak ditë më parë, deklaroi se opozita i ka të hapura mundësitë për të bashkëpunuar me qeverinë.

“Ne kemi qenë vërtetë gjithëpërfshirës, sepse kemi marrë një vendim që në datën 24 janar për të bërë një komision me dy bashkëkryetar. Kaluan tre muaj kohë e mjaftueshme që ne të merrnim një vendim përfundimtar dhe pas tre muajsh ne rimorëm një vendim tjetër në Parlament, duke shtuar një anëtar tjetër për të bërë efektiv këtë komision, por me kushtin që prap vendet janë këtu. ata që duan të vijnë, le të vijnë. Çdo gjë që kemi bërë ne deri tani do të jetë e hapur dhe transparente për publikun”,-deklaroi Bashkim Fino. Pas qëndrimit të kryetarit të komisionit pati pyetje në drejtim të përfaqësuesve të shoqërisë civile se sa pritet të ndikojë mungesa e këtij konsensusi në miratimin e kritereve profesionale për këtë reformë, ndërkohë që në vazhdim, komisioni pritet të këtë seanca të tjera dëgjimore me ndërkombëtarët si dhe me aktorë të tjerë vendas, ekspert të fushës. Një tjetër përfaqësuese nga shoqëria civile ishte edhe Albana Dhimitri, në emër të Insitutit për Politikat Publike. Sipas Dhimitrit, modeli i qeverisjes vendore i vitit 2000, jo për aspektin funksional, por për aspektin e përmasës vendore të përcaktuar në ligjin organik dhe më pas dhe në ligjin që përcaktonte ndarjen administrative, ka shteruar për prodhimin e vlerave të shtuara në sistem. “Ka shteruar edhe për të pasur një koherencë të zhvillimit të procesit të decentralizimit për t’iu përgjigjur intesave të qytetarëve, sikurse ka dështuar edhe për frymën e re të pritshmërive që ka sot zhvillimi në vend”,-deklaroi Albana Dhimitri. Pas seancës së djeshme, komisioni pritet të zhvillojë sërish mbledhje ditën e hënën po me përfaqësues nga shoqëria civile.

 

Kriteret e reformës për qeverisjen vendore

a. Njësia e re e krijuar është një zonë funksionale më vehte.

b. Distanca e territorit me qendrën e njësisë mundëson ofrimin e gamës së plotë të shërbimeve për banorët e saj.

c. Njësia e re e krijuar respekton parimin e vazhdimësisë territoriale.

d. Duhet të ketë një numër të konsiderueshëm banorësh (mesatarisht mbi 30.000 banorë), mbështetur edhe në karakteristikat gjeografike të zonës.

e. Ka një traditë historike dhe karakterizohet nga lidhje tradicionale mes banorëve të gjithë territoreve përbërës;

f. Si rregull, kufijtë e komunave që bashkohen me njësitë e reja nuk do ndahen, por bashkohen si një e tërë me njësinë e re.

 

Nis procesi i Legalizimeve në Fier, Rama shpërndan 100 çertifikata

Kryeministri Edi Rama hapi procesin e legalizimeve në qytetin e Fierit. Kreu i qeveria gjatë aktivitetit të zhvilluar, shpërndahen 100 çertifikatat e para të titujve të pronësisë mbi bazën e ligjit 7051. Rama u shpreh se nisja e këtij procesi do ti japë fund kapitullit të gjatë të zvarritjes, konflikteve e stërmundimit të atyre që jetojnë në fshat dhe do ta kthejë tokën bujqësore nga një kapital i vdekur në një kapital të qarkullueshëm. “Ne jemi këtu, për të filluar t’i japim jetë një procesi që ngrihet mbi një zotim shumë të fortë e shumë të qartë, që, mbi bazën e ligjit 7051, ne do të ndajmë titujt e pronësisë për të gjithë ata, që sot, prej kaq shumë vitesh vazhdojnë punojnë tokën e tyre, me familjet e tyre dhe ende nuk janë bërë dot pronarë të tokës, edhe pse kaq shumë vite kanë kaluar e fëmijët janë bërë burra.Besojmë që ky është edhe fillimi i fundit të një kapitulli të gjatë zvarritjeje të pakuptimtë e sfilitëse për të gjithë shqiptarët, familjet shqiptare që jetojnë në fshat, që jetojnë me tokën dhe që përmes tokës mundohen të krijojnë mirëqenien e tyre. Nga ana tjetër, ky është edhe fillimi i një kapitulli të ri për bujqësinë, blegtorinë dhe gjithë hapësirën shqiptare të fshatit, sepse është fillimi i një formalizimi të tregut të tokës,” – u shpreh Kryeministri. I shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Rama vizitoi në Divjakë disa sera me produkte të cilat shkojnë kryesisht për eksport.

 

Rama në Serbi?, Veliaj: Është vizitë për heqjen e barrierave

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka folur për vizitën zyrtare që Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë në Beograd. Duke e konsideruar një vizitë “historike”, Veliaj bën të ditur edhe çështje të cilat pritet të diskutohen gjatë takimeve të Kryeministrit shqiptar me zyrtarë të lartë në Serbi.

“Gjykoj që jemi në një fazë të re të marrëdhënieve në Ballkan. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po përgatitet për udhëtimin e tij në Serbi. Do të jetë një vizitë historike e një kryeministri shqiptar, kam përshtypjen që në mes të viteve ‘40”, – shprehet ministri.

Duke u ndalur te bashkëpunimi me Luginën e Preshevës në aspektin ekonomik, Veliaj bën të ditur se kemi filluar procesin e ndryshimit të legjislacionit që heq lejet e punës për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, për ta bërë mobilitetin ekonomik dhe mobilitetin e punës diçka më të thjeshtë. “Duhet të synojmë për të rritur investimet dhe për të mbështetur ata që duan të investojnë në Luginën e Preshevës”, tha Veliaj në një intervistë për gazetën “Illyria” në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se është e vetmja mënyrë afatgjatë përtej le të themi granteve dhe donacioneve që mobilizon dikë që të investohet në një vend të caktuar në jetën e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency