Elbasan – Ekzekutohet Arben Çeta, i dënuar për vrasje  

0
249

Anxhela Tato

Viktima u lirua në vitin 2011 pas vuajtjes së dënimit prej 13 vjetësh burgim për vrasjen e të dashurit të motrës

 Policia: Çeta i shpallur në kërkim për një grabitje, Apeli la në fuqi masën e arrestit me burg

vrasja ne elbasan Atentat të dënuarit për vrasje në automjetin e tij në shenjë hakmarrje. Policia bënë me dije se Arben Çeta është ekzekutuar me plumba, ndërsa ndodhej në automjetin tij të parkuar në lagjen “11 nëntori” në Elbasan. Nga të dhënat e para mësohet se një motor i kishte zënë pritën makinës dhe në momentin kur Çeta po dilte ndaj tij është harru zjarr. I dënuari për vrasje ka rënë në tokë, ndërsa kalimtarë kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë. Por ka qenë e kotë, pasi viktima ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur nga hetimet dhe dyshimet janë për një krim hakmarrje, e krye nga vrasës me pagesë. Ndërsa është kqyrur vendi i ngjarjes, nuk janë gjetur ende gjurmë që të çojnë në identifikimin e autorëve. Nga ana tjetër janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të një biznesi në afërsi të skenës së krimit. Blutë kanë marrë në pyetje dëshmitarët, të cilët kanë rrëfyer për motivin dhe dy djemtë që qëndronin në pritje të viktimës. Ndërsa në komisariat do të shoqërohen edhe familjarë të viktimës për tu pyetur nëse këtë periudhë ka pasur konflikte ose problem me dikë. Kjo është hera e dytë që viktimës i bëhet atentat. Në 2013-ën ai mbeti i plagosur.

 

Hetimet

Arben Çeta është një person i njohur dhe i skeduar për policinë. Çeta është dënuar në vitin 1998 për vrasjen e të dashurit të motrës duke u dënuar me 13 vjet heqje lirie. Në vitin 2011 Çeta doli nga burgu dhe pas disa muajve atij iu bë një atentat, ku mbeti i plagosur. Ndërkohë që pas lirimit nga qelia në 2013 Çeta u akuzua për një grabitje për të cilën gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. Por pas apelimit nga ana e prokurorie gjykata caktoi arrestin me burg për viktimën. Ndërkohë që i shpallur në kërkim Çeta bridhte i lirë. Ai ka qenë i dënuar për vrasje me armë zjarri të Astrit Stambollxhiut në vitin 1998 dhe ka kryer 13 vite burg për këtë krim. Viktima ishte i dashur i motrës, por autori Çeta kundërshtonte lidhjen e tyre. Ai u lirua nga qelitë në vitin 2011. Por Çeta mbeti një element për policinë. Në 3 shtator 2013 ai u arrestua për vjedhje. Gjykata e Faktit në Elbasan në 4 shtator 2013, me vendim numër 536, rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për ta lënë në Arrest në burg dhe vendos masën detyrim paraqitje. Prokuroria e apeloi vendimin e Shkallës së Parë. Në 26 nëntor 2013, Gjykata e Apelit në Durrës ndryshoi masën e sigurisë dhe vendosi Arrest me burg për Çetën. Policia e kishte shpallur në kërkim që prej asaj date dhe kishte organizuar disa operacione për ndalimin e tij, por pa sukses.

Interpol/ Ekstradohet nga Italia 36-vjeçari, i dënuar për trafik droge

Ekstradohet ditën e djeshme nga Italia në vendin tonë Romualdo Xhuvelaj, 36 vjeç, nga Vlora, i dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike. Xhuvelaj ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të rënda me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve e kryer në bashkëpunim”. I ekstraduari, dyshohet se më datë 7.11.2012, në bashkëpunim me shtetasit Dorjan Çela, Antonio Muho, Sokol Muho, Erjon Kasemi, Qazim Nebiu dhe Konstandin SHani, kanë tentuar të trafikojnë nga Vlora drejt Italisë, një ngarkesë prej rreth 1.1 tonë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, në datën 6.8.2013, Romualdo Xhuvelaj, është arrestuar në territorin italian, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

 

Berat/ E zë korrenti, vdes 42-vjeçari

 Një 42-vjeçar ka humbur jetën në Berat pasi e zuri, duke vaditur serën me pompë uji. Mësohet se viktima është Sajmir Xhelili nga fshati Goriçan. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi shkak për vdekjen e 42-vjeçarit është bërë një defekt në pompën e ujit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency