Misteri i vdekjes klinike  

0
199

vdekja klinikeKur flasim për vdekjet klinike kjo varët se cilin hulumtues e dëgjoni, a është kjo një kalim universal nga globi i jonë, apo thjesht halucinacion. Njerëzit e çdo vendi, nga çdo kulturë, në çdo sistem fetar dhe raportet e errëta të këtyre njerëzve që kanë pasur këtë përvojë të një jete tjetër. Pamjet dhe imazhet që ata i shohin, që njerëzit i përshëndesin ata, ndjenjat që ata ndjejnë, në pothuajse çdo rast janë të njëjta (apo afërsisht të njëjta). Në këtë mënyrë, ikonografia e vdekjes klinike është arketip midis të gjithë atyre që e kanë provuar atë. Ku e ka burimin kjo ikonografi? Së pari të definojmë konceptin ikonografi. Më 1504, piktori holandez Hieronymus Bosch (i lindur me emrin Jheronimus van Aken), kishte përfunduar kuadrin e tij të dytë nga seritë e pikturave të tij që ai i kishte titulluar “Vizione nga jeta e përtejmë”. Seritë e tij përmbajnë piktura në vaj që kanë emrat – “Parajsa tokësore”, “Kthimi i të bekuarve”, “Rënia e të mallkuarve” dhe “Ferri”. Ky paneli dytë “Kthimi i të bekuarve”, që na qëndron njëra prej punëve më të mira të Bosch, përshkruan udhëtimin e të shpëtuarve në Parajsë. Piktura paraqet një ikonografi tipike krishtere, siç janë engjëjt, shpirtrat e dëbuar dhe një tunel me një dritë që na dërgon në parajsë. Shumica e historianëve kanë opinionin se këto seri janë të thjeshta, edhe pse të bukura, një nderim të vlerave tradicionale krishtere, që ishte e zakonshme në mes të piktorëve holandez, por disa historian e kanë bërë të qartë që “Kthimi i të bekuarve” është përshkrimi më i hershëm i vdekjes klinike. Përdorimi i dritës së tunelit dhe ngjitja e shpirtit të shoqëruar me engjëj në fakt është e njëjta ikonografi që gjithmonë është provuar nga ata që e kanë përjetuar vdekjen klinike. Gjithmonë karakteret engjëllorë zëvendësohet nga persona të ndryshëm apo karaktere shpirtërore nga sisteme të ndryshme besimi apo vetëm shihen si shpirtra të njerëzve të tjerë por në përgjithësi është e njëjta skenë.

 

Vdekja klinike

Vdekje klinike tipike është ajo kur një person ka vdekur apo ishte në një gjendje para vdekje duke lënë trupin e tij dhe duke udhëtuar si shpirt nëpërmes një tuneli apo korridori me dritë. Ata thonë se priten nga një portier apo një person që i bën me shenjë të shkojë drejt dritës, që gjithmonë ne i referohemi si engjëj që na fton të udhëtojmë nëpërmes tunelit. Njëherë në mes të tunelit apo korridorit personi përshëndetët nga njerëz që ai i ka njohur në jetë por që tashmë kanë vdekur dhe ata gjithmonë janë të shoqëruar nga figura të veçanta fetare, siç është Jezusi, Muhamedi apo Buda, etj. Gjithmonë pa dështuar, përvoja karakterizohet si utopike dhe sureale, por jashtëzakonisht e gjallë dhe hiper realiste në të njëjtën kohë. Kjo është pjesë më e vështirë; pasi që më lartë, me disa variante të vogla, kjo është një sekuencë imagjinare që raportohet nga të gjithë njerëzit të cilët kanë provuar skenarin e vdekjes klinike, pavarësisht se ku jetojnë ata, çfarë gjuhe flasin, apo çfarë religjioni kanë. Si është e mundur kjo? mPërgjigja e thjeshtë është se përvoja është reale, që shpirti i njeriut largohet nga trupi i tyre, një gjendje e së cilës njihet me emrin vdekje. Kështu udhëton shpirti, në një mënyrë shpirtërore tek një areal tjetër, ndoshta parajsa dhe bisedon me shpirtrat e tjerë që aktualisht janë njerëz që ata pretendojnë që i njohin dhe në disa raste, ndoshta ata shoqërohen me Jezusin. Sa e zakonshme mund të jetë përgjigja mbetet e pamjaftueshme për shumicën e njerëzve, edhe sa i përket sinqeritet edhe sa i përket aftësitë për të shpjeguar çfarë ndodh gjatë vdekjes klinike. Ata të cilët pajtohet me pikëpamjet deterministe botërore, që është, ata të cilët për idenë që gjithçka në natyrë ka një shkak për rrënjët fizike (ndërgjegje është produkt i neurokimistrisë dhe aktivitetit nervor, dhe nuk është një pronë emergjente e dualizmit të mendjes dhe trupit), që gjithmonë quhet vdekje klinike apo më gjatë përvoja jashtë trupit apo udhëtimi enigmatik që nuk janë më shumë një gjendje iluzioni që kalon nëpërmes një procesi kompleks që ndërlidhet me atë se si funksionon truri i jonë. Ka pak epërsi në këtë ide pavarësisht a pajtohemi ne apo jo. Deterministët thonë, e quajnë këtë një deklarim skeptik kur flitet për vdekjet klinike, thënë thjesht që përvojat e raportuara nuk janë më shumë se ëndrra apo halucinacione. Kemi një numër të madh të metodave të propozuara që flasin për këto ëndrra të gjalla vinë, nga efektet anësore të mjekësisë, forcave neurologjike nga sëmundja apo lëndimi, humbje të oksigjenit apo është vetëm një produkt i një rënie e befasishme e kthimit të trupit na vdekja. Të gjitha këto janë hipoteza të arsyeshme, por ka një aspekt të vdekjes klinike që hedh poshtë këto shpjegime. Kur ëndërrojmë, ku imazhet, njerëzit dhe peizazhet vinë nga vendi ku jemi? A i krijon mendja e jonë këto gjëra nga këto shenja? A është kjo një imagjinatë e pastër? Jo, nga të gjitha kuptimet e tanishme, ato nuk janë kështu. Të gjitha imazhet e ëndrrave tona vinë direkt nga memoria e jonë. Çfarë provojmë në ëndrrat e juaja vjen nga nënndërgjegjja e juaj dhe përvoja për t’u zgjuar nga gjumi. A e dini që njerëzit e verbër nuk kanë përvojë vizuale të ëndrrave të tyre? Kjo nuk është tërësisht e saktë. Njerëzit v që verbërohet në një pikë pas lindjes, qoftë nëpërmes lëndimeve apo sëmundjeve, nganjëherë në ëndrrat e tyre kanë edhe vizione, edhe pse kjo zakonisht është e barabartë me gjatësinë e kohës që ata jetojnë në dritë. Arsyeja për këtë, nuk është gjithmonë e qartë, për shkak se ata janë njerëz të verbër, thënë në mënyrë të përgjithshëm nuk kanë kujtesë vizuale. Kjo nuk është pjesë e përvojës së tyre, kështu që ata s’kanë ëndrra të këtilla. Ata kanë përvoja të zërave, nuhatjeve dhe sensorëve të tjerë të shqisave të tilla dhe …nëse nuk e keni ditur edhe ata kur kanë pasur vdekje klinike por e kanë përjetuar të njëjtën.

 

E vërteta

Dr. Kenneth Ring, profesor Emeritus në Psikologji në Unversitetin e Connecticut, që është njëri prej njerëzve që ka hulumtuar më së shumti vdekjen klinike, ka shkruar që gjatë hulumtimit të tij, disa subjekte të verbra që kanë pasur vdekje klinike e kanë parë të njëjtën gjë. Këtë temë ai e trajton edhe në librin e tij “Mindsight: Near-Death and Out-of-Body-Experiences in the Blind (1999)”.

Objekt i studimit të tij ka qenë Vicki Umipeg, një grua 45 vjeçare e verbuar, ke cila a treguar përvojën e saj duke thënë: “Ishte vetëm një herë një gjë që unë mund ta ndërlidh më pamjen dhe ajo ishte kjo dritë që e kam provuar”. Sipas Dr. Ring, përvoja e Vickit ishte tipike e një të verbëre në vdekje klinike, e cila tregon që personat e këtillë përjetojnë diçka me komplekse sesa ëndrrat apo halucinacionet e thjeshta. Jo vetëm Vicki, por edhe rastet e tjera të supozuara, kanë provuar pamje të para gjatë vdekjes së saj klinike, por kjo përvojë e saj është në ndërgjegjen e saj dhe ajo e ripërsërit se kjo ishte e vetmja kujtesë vizuale që ajo ka pasur. A do të thotë që vdekja klinike, edhe e atyre të tjerëve dhe kjo përvojë është e vërtetë? Do të ishte mirë të themi po, por ende nuk është e qartë; është shumë larg nga ajo. Si shtesë sjellim edhe një argument për të vdekurit klinik që ata kanë pësuar ëndrra apo halucinacione ku ata sugjerojnë që njerëzit e këtillë kanë një kujtesë false që vjen si rezultat i asimilimit kulturorë të tyre. Aty thuhet se njerëzit të cilët raportojnë këto përvoja janë përmbysur nga imagjinata, besimet mistike dhe pastaj natyra si prototip i ikonografisë së të vdekurve klinik që shpjegohet duke kuptuar përhapjen e ideologjisë besimtare tek ai. Shumica e popujve janë të lidhura me doktrinat fetare të Abrahamit, dhe ndërlidhet me tregimet pas vdekjes që janë gjithëpërfshirëse, edhe në mes të atyre të cilët nuk janë pjesë e këtyre ide. Familjarizimi i këtij universi me këtë ikonografi gjithmonë është përgjegjësi dhe vazhdimësi e atyre të atyre që kanë vdekur klinikisht, para se gjithash, atyre të cilëve që nuk dinë asgjë për parajsën dhe engjëjt dhe çdo gjë që ka të bëj më këtë. Po ka edhe një gjë që duket se duhet të shikohet edhe njëherë për të na dhënë neve një shpjegim. Pse askush nga të vdekurit klinik nuk tregoi një udhëtim të tyre drejt Ferrit?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency