Vdekja e Karelit/ Prokurori dhe eksperti mjekoligjor, udhëtim në Greqi për të marrë zemrën

0
104

 

ilia_kareli_dielli.al_Një prokuror shqiptar dhe një ekspert i mjekësisë ligjore do të udhëtojnë drejt Athinës, për të tërhequr prej andej zemrën e Ilia Karelit, shqiptarit që u kaqtrajtua për vdekje në burgun e Nigritas në Greqi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë se prokurori dhe eksperti do të shoqërohen nga oficeri i kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Kërkesa për tërheqjen e zemrës së 42-vjeçarit Ilia Kareli u bë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pasi të mbërrijë në Shqipëri, do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit të torturuar dhe do t’u shërbejë hetimeve për çështjen. Më pas zemra do t’u dorëzohet familjarëve të Karelit. Më herët ekspertiza mjekoligjore greke nxori se Kareli vuante nga një sëmundje e hershme në zemër, e cila ndikoi në vdekjen e tij nga dhuna. Ilia Kareli ndërroi jetë në burgun e Nigritas si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët, me sa duket në shenjë hakmarrje ndaj kolegut të tyre, Jorgos Cironit, të cilin shqiptari e vrau në burgun e Malandrinos. Më datë 10 prill “Kathimerini” publikoi videon me pamjet ekskluzive të torturave të Ilia Karelit në burgun e Nigritas. Me anë të filmimeve tregohet me detaje ajo që ka ndodhur dhe gardianët e përfshirë. Drejtori i burgut në një moment i drejtohet atyre dhe i thotë se ai që është burrë mund të shkojë ta godasë, por më vonë duhet ta pranojë që e ka bërë. Një video prej rreth 6 minutash tregon pamjet tronditëse të asaj që ka ndodhur në burgun grek të Nigritas, ku u torturua deri në vdekje shtetasi shqiptar Ilia Kareli. Pamjet tregojnë momentin ku ai zbret nga makina e policisë, për në burgun e Nigritas ku e presin 10 zyrtarë të policisë. Në korridorin e burgut një prej zyrtarëve shfaqet shumë armiqësor ndaj tij. Në këto momente ndërhyn dhe drejtori i burgut, i cili përpiqet të qetësojë situatën. Kareli më pas shoqërohet në atë që konsiderohet si qelia frigorifer që është në fillim të korridorit të burgut. Janë tetë gardianët që hyjnë në qelinë frigorifer ku ndodhet ende Ilia Kareli dhe ku rrihet barbarisht për 30 minuta pas largimit të drejtorit nga korridori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency