Aktorja Eliza Dushku ka gjetur kohë për të bërë një foto-sesion te Fadil Berisha. Aktorja shqiptaro-amerikane ka shfrytëzuar, me sa duket, kohën e lirë të saj për t’u fotografuar te fotografi Fadil Berisha. Eliza Dushku nuk ka qenë edhe aq aktive viteve të fundit dhe nuk ka luajtur në ndonjë film që do ta ngrinte atë në një aktore të kategorisë A në Hollivud. Krejt çka ka bërë aktorja është një dokumentar për Shqipërinë dhe disa role të saj në filma televizivë, por shumë pak në filma artistikë. Në foton që Eliza ka bërë te Fadili ajo shihet me një fotografi të humanistes shqiptare, Nëna Terezë në dorë.
Dhurata, sot me videoklip të ri
Këngëtarja e re shqiptare, Dhurata, do të publikojë videoklipin e saj të ri jo më larg se sot. Kënga e titulluar “If You Like It” ende nuk është publikuar, por do të vijë si videoklip të shtunën, pas një pune të gjatë që këngëtarja ka bërë prapa skenave për albumin e saj të ri. E pikërisht “If You Like It” është projekti që do t’i paraprijë albumit të vetëtitulluar “Dhurata”. Këngën e ka punuar në tekst dhe muzikë producenti Nurteel, teksa klipi është publikim i shtëpisë publikuese Elephant. Videon e ka realizuar Imagine. Telegrafi kishte raportuar kohë më parë se Dhurata do t’i thyejë të gjitha barrierat dhe do të shfaqet e zhveshur në klip, e kjo mbetet të shihet sot date 19 prill në ora 20:00 kur edhe është premiera në internet. Më herët premiera e klipit do të shfaqet në emisionin Prive në Klan Kosova.
Kënga e Rihannës dhe Eminemit, punë e shqiptares Bebe Rexha
Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje. Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër. “Unë kam pasur kontratën time të parë me shtëpinë diskografike “Island Def Jam” kur isha 19 vjeç. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe unë isha shumë e trishtuar dhe e stresuar prej kësaj. Një ditë, gjatë asaj kohe, krijova këngën “Monster Under My Bed”, me miqtë e mi në studio dhe ne po punonim mbi një disk për të gjetur një shtëpi diskografike tjetër. Pasi e kishim mbaruar këngën një miku im ia tregoi atë dikujt tek Shady Records, që është shtëpia diskografike e Eminemit, dhe kur Eminemi e dëgjoi këngën ai vendosi menjëherë se e donte këngën për vete. Më pas ata morën Rihannën për të kënduar refrenin. Unë e kam dëgjuar këngën për herë të parë në radio. Ishte diçka e pabesueshme”, – ka treguar ajo për mediat.
Linda, një bashkëpunim me Kid Ink?
Edhe pse u tha se këngëtarja do ta linte muzikën, ajo këtë e ka bërë vetëm sa për të tërhequr vëmendjen, pasi Linda Halimi ka paralajmëruar një këngë bashkëpunim me Kid Ink. Linda Halimi me në fund po duket se po ja sheh hajrin Amerikës. Këngëtarja ka shkruar në “Facebook” se ajo do të marrë pjesë në “The Voice of America”, por përpos kësaj ajo është duke incizuar këngë edhe në njërën prej studiove më të mira në Amerikë. Ajo ka shkruar se po incizon këngë të reja tek producenti Jerry Wonda Dupplesi. Ky është producent i shumë hiteve si ai i 911 – Wyclef Jean and Mary J. Blige, Someone to love – Mary J. Blige dhe Lil Wayne dhe këngë të tjera për Miley Cyrus, Akon, P. Diddy etj. Ajo ka postuar edhe disa foto nga studio bashkë me reperin e famshëm Kid Ink dhe ka paralajmëruar mundësinë e një bashkëpunimi mes tyre.
Rita dhe Roberti nuk janë të dashuruar
Rita Ora nuk është në lidhje me aktorin e “Twilight”, Robert Pattinson! Çifti ishte fotografuar dy herë bashkë në jo më pak se një javë – por e tëra kjo ishte një argëtim i tyre gjatë fundjavës në Coachella ku ata ishin bashkë në koncertin e Sam Smith që u mbajt më 16 prill në Los Anxheles. Por një burim ka thënë me ngulm për “HollywoodLife” që dy yjet e Britanisë nuk janë në lidhje. “Rob dhe Rita kanë shumë gjëra të përbashkëta kur është puna të muzika, por nuk janë në lidhje. Ata të dy janë fansa të Sam Smith, i cili mbajti koncert në Belasco në LA, – tha ky burim. – Sam dhe Ron njihen moti me njëri-tjetrin nëpërmes Lily Allen, kushërirë e Sam dhe Rob gjithmonë e ka mbështetur atë për karrierën e tij”.





