Florenc Drizari
Edi Rama: kam vendosur t’i drejtohem edhe njëherë me një letër kryetarit të PD që të na bashkohet në këtë proces të reformës territoriale
Partia Demokratike pritet të vendosë paraditen e së hënë lidhur me letren e Kryeministrit Rama për konsensus në miratimin e reformës administrativo-territoriale. Dy ditë pasi Kryeministri publikoi letrën e tij për kreun e opozitës, ku e fton të bëjnë së bashku reformën administrativo-territoriale, opozita ende nuk ka një reagim zyrtare dhe një qëndrim i tillë pritet të merren në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që është parashikuar ditën e hënë. Në deklaratat që Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ka theksuar se opozitës do t’i garantohen të drejta të barabarta edhe në sallën e Kuvendit, duke mosmiratuar një produkt të njanshëm.
Letra e Kryeministrit drejtuar PD-së vjen në kohën kur javët e fundit Partia Demokratike ka mbajtur një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin për shkak të shkarkimit të Inspektores së Përgjithshme të ILDKP-së, shkarkim të cilin opozita e cilëson si anti-kushtetues.
Mosprekja nga qeveria e insitucioneve të pavarura është një nga kushtet që opozita ka vendosur për të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Reformën Administrative, ndërsa kushti tjetër është tërheqja e ndryshimeve për ligjin e nëpunësit civil dhe zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke rikthyer në punë të larguarit nga administrata publike.
Me sa duket pjesë e konfliktit politik së fundmi është bërë edhe çështja e bulevardit të ri të Tiranës. Ndërtimi i tij konsiderohet vepra kryesore e Lulzim Bashës si Kryetar Bashkie, por ai është bllokuar nga Inspektoriati i Ndërtimit dhe konflikti mes Bashkisë dhe Qeverisë është në zhvillim.
Më herët gjatë një inteviste televizive, Kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte ndërmarrë iniciativën për t’i dërguar një letër kreut të opozitës për bashkëpunim në miratimin e reformës administrativo-territoriale.
Edi Rama
“Ne nuk do t’i mohojmë opozitës asnjë nga liritë e të drejtat që na u mohuan neve. Është e drejta e saj të bëjë zgjedhjet që do. Ne jemi këtu për bashkëpunim dhe do dëgjojmë me respekt të gjithë, përfshirë opozitën, por edhe do vendosim dhe udhëheqim. Unë kam vendosur t’i drejtohem edhe njëherë me një letër kryetarit të PD që të na bashkohet në këtë proces të reformës territoriale. Është ngritur komisioni, i kemi njohur të drejtën e vetos dhe kemi kaq kohë që presim. Por ne nuk mund të presim pafund dhe qënrimi i opozitës s’mund të jetë pengesë për këtë reformë, e domosdoshme për t’i dhënë fund një historie korrupsioni, abuzimesh e shpërdorimesh që Shqipëria s’mund ta mbajë në kurriz, për t’i kthyer popullit 80 milionë dollarë në vit në formë investimesh dhe nuk është një reformë elektorale, sepse po ta kishte ne nuk do ta bënim në mënyrë të njëanshme. Ne nuk do prekim asnjë element të kodit zgjedhor”,-ka deklaruar Kryeministri Edi Rama.
Reforma territoriale, Çuçi: Për zgjedhjet e 2015
Mazhoranca pretendon që brenda vitit 2015 të ketë gati reformën administrativo-territoriale. Aktualisht edhe pse nuk ka një konsensus mes pozitës dhe opozitës për këtë çështje, ekzekutivi ka nisur konsultimet me grupet e interesit.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi pak ditë më parë se paketa ligjore duhet të dërgohet për miratim në Kuvend përpara mbylljes së këtij sesioni parlamentar. Ai u shpreh se mazhoranca kërkon që opozita të bëhet pjesë e këtij procesi, por “shikohet një qëndrim ambig dhe inkoherent i opozitës në kundërshtim me deklaratat e saj publike”, – u shpreh ministri. Sipas tij, “letra e fundit që kryeministri Rama i dërgoi kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është një dëshmi e prekshme e këtij vullneti të palëvizshëm të mazhorancës qeverisëse”.
Eurodeputeti
Vuljaniç: “Administrata” dhe “rendi” të zgjidhen në Shqipëri
Eurodeputeti Vuljaniç, keshillon klasen politike shqiptare Shqiperia se duhet te beje detyrat e shtepise. Ai thote se per shkak te situates ne Ukraine, Unioni eshte i interesuar per anetare te rinj. Në një intervistë ai thotë se klasa politike duhet të jetë e dhe t’i zhvillojnë të gjitha betejat brenda vendit e jo t’i kalojë ato për zgjidhje në Bashkimin Evropian. “Kanë gjithë verën për t’u ndeshur. Por Parlamenti Europian s’është vendi për beteja dhe as momenti i duhur për një gjë të tillë. Këto konflikte të brendshme jashtë vendit nuk krijojnë përshtypje të mirë. Përplasja me njëri tjetrin duket si një jokompetencë për të zgjidhur çështjete e vërteta”, deklaroi Vuljaniç.
Duke folur për çështjet e administratës publiek, Vuljaniç thekson se qeveria duhet të bëjë punën e saj duke reaguar për situatën në të cilën ndodhet dhe mos të presi që KE t’ja thotë troç qëndrimin e saj.
“Ato duhet të zgjidhen brenda vendit. Në Bashkimin Europian, gjuha zyrtare është e tillë, që askush s’do t’ju thotë troç, ju duhet të bëni këtë dhe atë në këtë mënyrë. Mesazhi që jepet është që ju duhet të bëni diçka për administratën publike. Kaq. Ju takon juve pastaj ta zbërtheni dhe zgjidhni çështjen. Unë jam nga të rrallët jëtu që flas troç, sepse jam deputet dhe mund ta bëj këtë. Por nga Komisioni Europian s’do jua thonë kurrë troç këtë. Do marrin shënimet e tyre, bëjën raporte dhe monitorojnë proçesin”,-ka theksuar eurodeputeti. Pak ditë më parë përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës nuk gjetën konsensu për daljen në një deklaratë të përbashkët lidhur me prioritetet e Shqipërisë drejtë Bashkimit Evropian. Pas ngërrçit të ndodhur në Bruksel, pritet një tjetër takim i këtij niveli në Tiranë.





