Merkel kërcënon Rusinë me sanksione

0
136

Në deklaratën qeveritare për krizën në Krime kancelarja Merkel i është drejtuar me tone të qarta kritike Rusisë. Pushtimi de facto i gadishullit ukrainas nga trupat ruse është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

 

merkelFjalët e Kancelares ishin të qarta. Eshtë evidente se veprimet e Rusisë në Krime shkelin integritetin territorial dhe unitetin kombëtar të Ukrainës. “Ligji i më të fortit qëndron përballë forcës së ligjit”, tha Angela Merkel në deklaratën e saj qeveritare në Bundestag. Në vend që të veprojë si partner për Ukrainën,e cila ka me të lidhje të ngushta historike, kulturore dhe ekonomike, Rusia e shfrytëzon dobësinë e vendit fqinj të saj.

Avancimi i njëanshëm i interesave gjeopolitike nga Rusia rrezikon jo vetëm solidaritetin në Evropë, por edhe stabilitetin ndërkombëtar. Në qoftë se vazhdon rrugën e përpjekjeve për aneksimin e Krimesë dhe për destabilizimin e Ukrainës lindore, Rusia do ta dëmtojë shumë vetveten politikisht dhe ekonomikisht, tha Merkel.

Kancelarja e bëri të qartë, se BE në rast nevoje është edhe “i gatshëm dhe i vendosur”, për të shpallur shkallën e tretë të sanktsioneve, që do të kishin pasoja të rënda ekonomike. “Veprimet ushtarake nuk janë opsion”, shtoi Merkel. Ukrainës ajo i premtoi rritjen e mbështetjes në stabilizimin dhe reformimin e vendit.

Kancelarja i kiishte cilësuar edhe më parë veprimet e Rusisë në gadishullin ukrainas si shkelje të ligjit ndërkombëtar duke i bërë thirrje Moskës që të respektojë sovranitetin e Ukrainës. “Integriteti territorial i një vendi duhet respektuar. Kufinjtë nuk mund të ndryshohen në mënyrë të njëanshme”, tha ajo për gazetën “Passauer Neuen Presse”. Ukraina duhet të ketë mundësi të zgjedhë rrugën e saj e lirë dhe duke vendosur vetë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency