Info sport/ Bukuroshja shqiptare ngushëllon gardianin e Junajtidit

shqipAnders Lindergard dhe Mançester Junajtid nuk po kalojnë një periudhë të mirë këtë sezon, por portieri danez e gjen ngushëllimin jashtë fushave të lojës. Zëvendësuesi i David de Geas është prej disa vitesh në një lidhje me modelen suedeze me origjinë shqiptare Mise Beqiri. Javë më parë Lindergard do të postonte në “Instagram”: Gardiani i “Djajve të Kuq” postoi një link në “Instagramin” e të dashurës së tij, modeles Mise Beqiri, me mesazhin: “E zgjuar nga natyra dhe që të lë pa fjalë. Falë Zotit është imja”.

 

 

Femra që ndau Nejmarin nga Bruna

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Nejmarit dhe Bruna Markinez. Sipas revistave gossip në Brazil, ylli i Barcelonës e ka tradhtuar ish-të fejuarën e tij, aktoren e telenovelave në shtetin amerikano-jugor, me Larisa Oliveirën. Bukuroshja 25-vjeçare braziliane është një modele e njohur në vendin e saj dhe studion për Administrim Biznes. “Jemi miq që prej 2009-ës dhe në 2010-ën kemi fjetur bashkë disa herë. Sot jemi vetëm miq”, – është shprehur Larisa, shkruan “Abola.pt”.

 

 

F1, nisin testimet e fundit 

Kanë nisur testimet 4-ditore në Bahrejn, të fundit para fillimit të Botërorit të Formulës 1. Gjatë paradites ishte Serxho Perez (Force India) piloti më i shpejtë me kohën 1’35’’290. Meksikani la pas Niko Rozberg (Mercedes) dhe Kevin Magnusen (Meklaren). Në vend të tetë Kimi Raikonen me Ferrari. Finlandezi përshkoi vetëm 12 xhiro pasi njëvendëshja e tij kishte një problem hidraulik. Duhet përmendur edhe përmirësimi i Red Bullit. Daniel Rikardo u rendit në vend të pestë dhe realizoi plot 32 xhiro gjatë paradites.

 

Plagosen tifozët e Çelsit

Pas përplasjeve të dhunshme 15 vjet më parë mes tifozëve të Gallatasarait dhe Lids Junajtidit, historia përsëritet në Stamboll me tifozët e Çelsit. Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, dy tifozë anglezë janë sulmuar në sheshin “Taksim” me shishe dhe thika nga një grup tifozësh turq. Pas sulmit tifozët e Çelsit janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

100 thirrje për Adnan Januzajn ndaj Olimpiakosit

Edhe pse nuk luajti asnjë minutë, në stadium kishte 101 Adnan Januzaj. Njëri po, njihet, futbollisti i talentuar kosovar i Mançester Junajtidit, me numër fanelle 44, ndërsa 100 të tjerët mbanin fytyrën e tij të fotografuar në disa bluza me të cilat i bënin thirrje që të zgjedhë Shqipërinë. Natyrisht që kjo nismë nuk ka një emër konkret, por mund të kuptohet lehtë që prapa saj është një gjak shqiptari, një fans që ka investuar edhe 100 të tjerë që e kanë mbështetur me dashamirësi këtë ftesë, për t’i bërë një dhuratë modeste, por shumë domethënëse talentit kosovar. Dje në stadiumin mitik “Karaiskaki” të Olimpiakosit, një grup shqiptarësh ka kënduar emrin e tij gjatë gjithë takimit dhe nuk ka ngurruar të shpalosë admirimin “Albanian forever”. Dhe, nëse dëshpërimi i Januzajt për një mosgrumbullim nga ana e trajnerit të tij mund t’i ketë sjellë jo pak zhgënjim, natyrisht që kjo surprizë e mbështetësve shqiptarë në stadium duhet t’ia ketë gjallëruar humorin.

Share it :