10 golat më të bukur të evropianëve

0
190

Para disa ditësh u hodh shorti i Euro 2016. Një short që nxori edhe grupet me skuadrat që do të luftojnë me njëra-tjetrën për të hyrë në finalet e Evropianit. Një kompeticion shumë i madh ndër vite dhe që ka rezervuar surpriza të mëdha. Një pjesë e bukur e këtij kompeticioni janë edhe golat. Në renditje janë përzgjedhur 10 golat që kanë bërë historinë, por që kanë qenë edhe vendimtarë.

 

 

 

van1) Marko van Basten

Ndeshja: Holandë-Bashkim Sovjetik

Finalja e Euro 1988-ës

 

Vetëm pak lojtarë në botë mund të kenë aftësinë për të realizuar atë gol magjik të shënuar nga një prej sulmuesve më të mirë të planetit, holandezi Marko van Basten.

 

2) Karel Poborski

Ndeshja: Çeki-Portugali

Faza e grupeve, Euro 1996

 

Një goditje tërësisht instinktive, gjeniale, e çekut Karel Poborski me flokë rokmeni, duke futur me gjithë top brenda portierin e Portugalisë, Vitor Baija.

 

3) Antonin Panenka

Ndeshja: Çekosllovaki-Gjermani

Finalja, Euro 1976

 

Një gol nga më të paharrueshmit për sa i përket madhështisë së goditjes në historinë e kampionateve evropiane. Një top i goditur fuqishëm e me stil mu në zemër të portës gjermane.

 

4) Pietro Anastasi

Ndeshja: Itali-Jugosllavi

Finalja e përsëritur, Euro 1968

 

Italiani Pietro Anastasi me një gol të realizuar pas një rrotullimi të përkryer e një goditje të sferës në formë voleji çoi çmend edhe sot fansat “axurr딝.

 

5) Davor Shuker

Ndeshja: Kroaci-Danimarkë

Faza e grupeve, Euro 1996

 

Danimarka, vendi organizator luante përballë një Kroacie me lojtarë të talentuar. Davor Shuker brenda zonës kontrolloi bukur topin, duke lëshuar një silurë e duke e lënë Peter Shmajkelin gojëhapur.

 

6) Pol Gaskoinj

Ndeshja: Angli-Skoci

Faza e grupeve, Euro 1996

 

“Gaca” bëri të heshtte të gjithë kritikët e tij me një gol të pabesueshëm individual, një minutë pasi Geri Mekalister kishte humbur një penallti për armiqtë e përjetshëm.

 

7) Roni Uhelan

Ndeshja: Irlandë-Bashkim Sovjetik

Faza e grupeve, Euro 1988

 

Një gol në formë voleji i Roni Uhelan, duke mposhtur Dasajavin e pashpresë për të shmangur golin, por që për fat të mirë përfundoi në barazim me një gol të vonshëm të rusëve.

 

8) Xhon Jensen

Ndeshja: Danimarkë-Gjermani

Finalja e Euro 1992

 

Danezi Xhon Jensen shënoi një gol të mrekullueshëm duke kaluar topin me zgjuarsi mbi shpinën e portierit gjerman Bodo Ilgner, e duke i dhënë skuadrës së tij trofeun evropian.

 

9) Frank de Boer

Ndeshja: Holandë-Francë

Faza e grupeve, Euro 2000

 

Një gol “thriler” i realizuar nga një goditje e lirë nga ana e Frank de Boer, pas një faulli të mesfushorit franceze Patrik Vieira, në një ndeshje ku u shënuan pesë gola. 10) Marcelino Martinez

 

10) Marcelino

Ndeshja: Spanjë-Bashkimi Sovjetik

Finalja e Euro 1964

 

Dramë e vërtetë nga fillimi në fund të ndeshjes. Spanja ishte pritëse e Kampionatit Evropian. Marcelino shënoi një gol të bukur me kokë duke mposhtur portierin legjendar Lev Jashin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency