Florenc Drizari
Petrit Vasili: Jepen dispozita gjërë e gjatë që as shtojnë e zgjidhin diëka. Naëo: Jemi të hapur për verejtje
Projektligji i ri i përgatitur nga Ministria e Drejtësië për ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” u votua në parim në Komisionin e Ligjeve me votat e mazhorancës, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike nuk morën pjesë në mbledhje. Diskutimet për këtë projektligj vunë përballë tyre dy deputetët e LSI-së, Petrit Vasilin dhe ministrin Nasip Naëo, të cilët replikuan për hartimin e draftit. Fillimisht ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Vasili, i cili argumentoi se disa ndryshime në projektligjin e ri, janë të panevojshme dhe se rregullimet që parashtrohen, janë të sistemuara më parë.
“Ka disa ndryshime që kanë të bëjnë me trajtimin shëndetësore të këtyre kategorive. Ka një trajtim korrekt në ligji që thotë përfundimisht mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor sipas skemës në fuqi. Dhe më tej ka një seri nenesh të tjera që nuk kanë kuptim. Ligji që rregullon fondin e sigurimeve flet qartë që në monentin kur këta konsiderohen të tillë, të siguruar, kjo ëështje është e zgjidhur. Dhe jepen dispozita gjërë e gjatë që as shtojnë e as zgjidhin diëka”,-deklaroi Vasili.
Duke iu përgjigjur shqetësimit të deputetit të LSI-së, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve tha se këto ndryshime janë bërë për mungesa që ka pasur ligji i miratuar në mars të vitit të kaluar.
“Në 25 mars të 2013-ës ka hyrë në fuqi ligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Dhe për këtë arsye kjo kategori personash nuk ishte përfshirë përsa i përket trajtimit me medikamente, ose rimbursimit me ilace të këtyre personave. Ne e pamë të nevojshme për ta futur në një nen të veëantë se për periudhën kur ka hyrë në fuqi ligji, kemi pasur vështirësi”,-theksoi drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto.
Por shpjegimi i tij nuk ishte i qartë për deputetin Vasli, i cili tha se hartuesit e draftit nuk janë familjarë me ligjin e fondit të sigurimeve.
“Ka një fjali të vetme që thotë mbulohet nga skema, dhe me siguri ju nuk jeni shumë familjarë me atë që thotë ligji për fondin dhe prandaj jepni ketë përgjigje, i cili shpjegon qartë se ëdo të thotë të bësh pjesë në kategorinë e të siguruarve dhe nuk ka më asnjë nevojë që trajtimi me barna etj etj. Këto janë pa asnjë kuptim. Dhe unë mbështes një formulim sepse ka ekzistuar ky boshllëk që kjo kategori të bëhet pjesë dhe gjithë pjesët e tjera janë parazite që nuk thonë asngjë; sepse që do të lidhi institucioni kontrata me depot farmaceotike për të marrë barnat, kjo nuk është pjesë e kësaj gjëje. Fondi i di vetë se si i zgjidh dhe në ëmënyrë i siguron barnat”,-theksoi Vasili.
Më pas flajën e mori ministri i Drejtësisë, Nasip Naëo, i cili tha se Projektligji i është dërguar edhe ministrisë së Shëndetësisë dhe janë formuluar edhe propozimet e tyre. “Megjithatë ne jemi të hapur dhe të falëminderit për vërejtjet e bërë dhe kur të kalojmë nen për nen do t’i reflektojmë edhe ato”,-deklaroi Naëo. Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” të ndryshuar”, dhe në seancat e radhës, projektligji pritet të diskutohet nen për nen dhe në tërësi, për të kaluar për votim në Kuvendin e Shqipërisë.
Nryshime në Kodin Penal, PDIU bashkon firmat me PS-në
Një grup deputetësh kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Kjo nismë parashikon shtimin e disa dispozitave ligjore. Ndryshimi i parë ka të bëjë me pjesëmarrjen në formacione luftarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj pa qenë shtetas në shtetin e huaj, pa qenë pjesëtar i forcave të armatosura të njërës prej palëve në konflikt ose misioneve ushtarake zyrtare të forcave të armatosura të një shteti që nuk është palë në konflikt, ose një organizate ushtarake ndërkombëtare, dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Deputetët propozues janë Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Armando Subashi, Pandeli Majko, Petrit Vasili, Vexhi Muçmata, Pirro Lutaj dhe Tahir Muhedini i PDIU-së. Kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet. Dispozita e dytë ligjore e propozuar parashikon që nxitja, rekrutimi, organizimi, drejtimi, stërvitja, krijimi apo përdorimi i fondeve, apo mjeteve të tjera për financimin e personave në çdo lloj forme dhe mënyre për të kryer veprën penale të parashikuar nga neni 265/a dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet.
Opozita braktis punimet e Kuvendit, Paloka: Kërkojmë rikthimin e Parlamentit në kushtetutshmëri
Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në përfundim të mbledhjes së djeshme të Konferencës së Kryetarëve, theksoi se opozita kërkoi rikthimin e Kuvendit në rrugën e kushtetutshmërisë, gjë që sipas tij, nuk u pranua nga mazhoranca. “Në mbledhjen e sotme përgjigja na u kthye me të njëjtën arrogancë që është duke vepruar mazhoranca, me të njëjtën arrogancë që sillet me ata që heq nga puna, me shoferët e furgonëve, me ata që u rriten taksat”,- tha ai. Sipas Palokës, opozita do të marrë vendimet e duhura për t’i dhënë përgjigjen e merituar asaj që e cilësoi si arrogancë të qeverisë. “Ne do marrin vendimet tonë për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj arrogance qeveritare, do diskutojmë çdo variant pa i lënë mundësi mazhorancës ta akuzojë opozitës si antiintegrim, pasi është kjo shumicë që po tregohet antiintegrim”,- tha Paloka.





