Një muze për perandorin e modës

0
126

Karl Lagerfeld quhet edhe “Karli i Madh”. Pse? Ai nuk është një stilist normal, por një krijues fenomenal. Në Essen është organizuar ekspozitë në muzeun Folkwang.

 

muzeDielli shkëlqente në qiell, kur hapi portat muzeu Folkwang të premten pasdite. Përfaqësuesit e medias shtyheshin të hynin në sallat e ekspozitës për të hedhur një sy në katërmbëdhjetë sallat, që i kushtohen “veprës” së Karl Lagerfeld-it. Vetë perandori i modës nuk është akoma fizikisht aty, por është shumë i pranishëm në formën e fotografive dhe autoportreteve.

Dy orë me radhë shtypi, radio dhe televizioni mund të zhyten në botën krijuese të Lagerfeld-it. Kuratori i ekspozitës së parë, e cila tregon aq shumë punë të Lagerfeldit në një kontekst muzeal, është i besuari i tij, botuesi Gerhard Steidl. Fotografitë e bazuara te Feiningeri dhe Feuerbahu, haute couture nga shtëpia Chanel dhe plakatet nga koleksioni i pasur privat i mjeshtrit.

Megjithatë në Essen nuk është shfaqur asgjë, që të mos jetë prekur nga Karl Lagerfeldi. Ai ka qenë krijuesi i artit, thotë Steidl. Lagerfeld ofron, ndërsa në muze ka njerëz si ai, që e organizojnë të gjithën dhe e strukturojnë, shpjegon Gerhard Steidl detyrën e tij

“Kundërshti paralele” është titulli paradoks i ekspozitës. Fokusi është vënë kryesisht në tri fusha të krijimeve të Lagerfeld-it: Moda, librat, fotografia. Treqind e pesëdhjetë eksponate mund të vizitohen. Duke filluar me një kopje të tavolinës së shkrimit, në të cilën mjeshtri vizaton modelet e tij deri në një version në miniaturë të librarisë së tij në Paris. Tavolina antike prej druri është e mbuluar me shkumës, lapsa me ngjyra dhe me mjete të tjera vizatimi.

Lagerfeld në XXXL, për t’u shprehur në zhargonin e modës: në bardhë e zi, me ngjyra dhe si krijues i rrobave gjeniale për Chanel. Kuratori Gerhard Steidl tregon me entusiazëm sallat, tërheq vëmendjen për seritë e fotografive, që adaptojnë skena nga librat si Dorian Gray, apo Fausti dhe vë në pah karikaturat për peshkopin e Limburgut, Tebartz van Elst.

Kuratori Steidl ka përqëmtuar me punë të detajuar një sasi të madhe materiali. Ai flet për një magazinë, ku ruheshin vetëm fotografi. “Në një tjetër depo janë librat, në një tjetër janë mobiliet dhe pastaj janë arkivat e panumërta, që përmban Chaneli”, – thotë Steidl.

Nga eksponatet të bëjnë përshtypje sidomos vizatimet e modës, që janë shumë të saktë dhe të detajuara. Dhe fustanet e mbrëmjes. Pëlhura, të derdhura, që bien deri në tokë dhe shkëlqejnë në elegancë dhe hijeshi, nga koleksioni i fundit i Chanel. Lagerfeldi i ka qëndruar besnik prej më shumë se tridhjetë vjetësh markës franceze luksoze Chanel. Në ekspozitë mund të shohësh vetëm krijime për Chanel. Jo për Fendi, apo punime nga koleksioni, që Karl Lagerfeld ka sjellë në treg për H&M.

Chanel, Steidl, Lagerfeld quhen edhe protagonistët e ekspozitës. Roli i muzeumit mbetet i paqartë. Kështu që nuk mund të shpëtosh nga përshtypja, se muzeumi Folkwang është vetëm një vitrinë, një projekt i financuar me fondet publike, që ofron një hapësirë të përsosur reklame për Karl Lagerfeld-in. Drejtori i muzeumit Tobia Bezzola e kundërshton këtë akuzë. Ai thotë se ka qenë rregullisht në kontakt me përgjegjësit për ekspozitën dhe nuk ka lënë, që gjithçka t’i diktohet nga “imperiumi Lagerfeld”. “Ne kemi propozuar, ndërsa ai ka qenë dakord, ose jo”, – thotë Bezzola. Nuk është e vërtetë se Lagerfeld i ka dorëzuar një “ekspozitë të gatshme”, – thotë Bezzola, që duket i tensionuar. Sepse edhe në orën 15 nuk është akoma e sigurtë, nëse krijuesi do të shfaqet personalisht. Megjithatë, muzeu mbyllet pas dy orësh. Shkaku nuk thuhet. Ndoshta Karl Lagerfeld duhet të vëzhgojë në qetësi, atë që e ka krijuar nga larg.

Por Bezzola nuk është i vetmi drejtor muzeu, i cili dëshiron të përmirësojë numrin e vizitorëve me eksponatet e Lagerfeld-it. Salla e Artit në Hamburg dhe Shtëpia e Artit në Mynih kanë nisur planifikimin e ekspozitave të Lagerfeld-it.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency