Teuta ëndërron, Skënderbeu i rrëmben barazimin në ekstrem

0
137

Jurges Veizaj

 

Sfida ishte tepër emocionuese, edhe pse është mbyllur në barazim. Ka qenë skuadra e Teutës ajo që tentoi të fitonte dhe për pak ia arriti. Skënderbeu ndërkohë arriti të merrte frymë lirisht në minutat shtesë, kur shënoi dhe doli nga fusha me 1 pikë.

 

Skenderbeu-Teuta-0-0 Një ndeshje rrëqethëse deri në minutat shtesë. Me këtë temp është luajtur sfida midis Teutës dhe Skënderbeut. Sfida ishte dhe derbi i javës dhe një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Kjo, edhe për faktin se të dyja ekipet vijnë nga një formë e mirë. Të dyja ruajnë vendet e para në tabelë, kështu që përballja midis tyre është dhe ajo më interesantja. Si skuadra korçare ashtu edhe skuadra durrsake janë ekipe që kanë bërë shumë investime. Tashmë gjenden në majat e futbollit shqiptar dhe sfida midis tyre nuk na zhgënjeu. Përballja u prit me shumë bujë nga mediat kjo edhe për rëndësinë e saj. Ekipi korçar është pak i larguar nga skuadrat e tjera. Nëntë pikë larg vendit të dytë qëndronin durrsakët që ndiqnin ekipin e Josës. Ndeshja ka pasur temp dhe është luajtur shumë nga të dyja skuadrat. Ka qenë Teuta ajo që ka shënuar më para, por Skënderbeu ka arritur që të marrë barazimin në minutat e fundit. Topi i dërguar nga Shehi dhe i realizuar nga Arapi i dha një pikëshin ujqërve. Ndërsa për ekipin e Teutës dhe tifozerinë e saj ishte një dush i ftohtë që erdhi atëherë kur nuk pritej.

 

Analiza e ndeshjes

Pjesa e parë nisi disi e qetë për të dyja kampet. Loja ishte e hapur, por nuk pati asnjë aksion të rrezikshëm drejt portave. Hapja e lojës nga të dyja ekipet tregonte edhe kujdesin që po tregonin. Si Teuta ashtu edhe Skënderbeu po studionin njëra tjetrën për të gjetur ndonjë pikë të dobët te kundërshtari. Teuta kishte zgjedhur modelin e topave dhe krosimeve të gjata. Furnizimi i Samb dhe Joel ishte dhe pika kyçe e ekipit blu që po tentonte të shkonte drejt krahëve në portën e Orges Shehit. Ndërsa Mirel Josa kishte zgjedhur si teknikë mbajtjen e skuadrës në mbrojtje për të shfrytëzuar me pas mundësinë e shënimit me anë të kundra sulmit me Pejiç si faktor kyç. Metoda që ishte më efiçente doli ajo e ekipit të Teutës. Kjo pasi nuk do të vononte shumë dhe nga ekipi vendas do të vinte gol. Do të ishte Joel ai që u fut në zonë mirë dhe u pengua brenda duke marrë një 11-metërsh. Do të ishte Samb ai që do të arrinte ta kthente në gol, duke i dhënë avantazhin skuadrës. Teuta shkon në delir pasi gjendet në avantazh atëherë kur nuk pritej. Pas golit loja u hap dhe tashmë të dyja kampet po tentonin tashmë të shkonin drejt portave respektive në kërkim të golit. Betejë e fortë zhvillohej në mesfushë në të dyja kampet. Dueli ishte midis kapitenit Shkëmbi dhe Shalës që organizon lojën e Teutës. Skuadra e ujqërve të dëborës ka nj shans të artë me Pejiçin i cili del i vetëm ndaj Rizvanit, por që gabon duke mos e kthyer në gol rastin. Kështu do të mbyllej edhe minuta e fundit shtesë dhe skuadrat do të shkonin drejt dhomave të zhveshjes me rezultat të pandryshuar.

 

Pjesa e dytë

Edhe pjesa e dytë nisë me të njëjtën panoramë të atë të minutave të para. Të dyja ekipet kanë të njëjtat qëndrime. Teuta është ekipi që sulmon pasi do të ndryshojë. Skuadra e Sorrentinos kërkon që të shënojë golin e dytë që do ta çonte drejt sigurisë së triumfit. Ndërsa Skënderbeu nuk del në lojën e saj. Ekipi korçar tregohet mjaft i mpirë dhe nuk arrin që të qarkullojë mirë në fushë. Një situatë kjo që shihet rrallë te ekipi i Josës. Do të ishte Joel ai që do të rrezikonte përsëri skuadrën e korçarëve dy herë rresht. Në njërin nga rastet lojtari kuban do të bënte gjithçka mirë. Sulmuesi driblon mbrojtjen e korçarëve që është e ka të vështirë ta ndalojë, por ndalon në përballjen me Shehin. Diçka do të ndryshonte te ekipi korçar kur në fushë të kryheshin zëvendësimet. Josa do të fuste në vend të Gvozdenoviçit Alikajn dhe do të zhvendoste Dimon drejt mbrojtjes. Kështu skuadra ndryshon edhe formacionin duke luajtur me tre sulmues. Gjithashtu tekniku zëvendësoi pak më vonë edhe Ribaj që nuk ishte në ditën e tij me anë të Tomiçit. Gjithë këto ndryshime duket se ja vështirësuan terrenin Teutës. Ekipi durrsak kështu mbyllet në mbrojtje për mos të pësuar më. Supriza do të vinte në minutën e fundit. Një top gjuhet nga Oreg Shehi në drejtim të zonës durrsake. Nga lëmshi i krijuar do të përfitonte Alikaj që do të arrinte të mposhte Rizvanin duke shtangur Sorrentionon. Një gol që i jep buzëqeshjen ekipit korçar që kësaj radhe duhet të dali i kënaqur nga barazimi. Kështu sfida delikate mbyllet dhe të dyja ekipet dolën nga sfida me nga një pikë që i shërben të dyjave.

 

 

Pasqyra e ndeshjes

TEUTA-SKËNDERBEU 1-1

Golat: Samb 28 (pen) / Arapi 90+3′

 

TEUTA: Rizvani, Jakupi, Hoxha, Osmani, Ahmataj, Hodo, Batha, Shala, Dosti, Joel (Nika 69′), Samb (D. Xhafaj 87′). Trajner: R. Sorrentino

 

SKENDERBEU: Shehi, Radas, Gvozdenoviç (Alikaj 62′), Bici, Arapi, Shkëmbi, Dimo, Lilaj, Muzaka, Pejiç, Ribaj (Tomic 77′). Trajner: M. Josa

Gjyqtarë: E. Sino

Kartonë të verdhë: Samb 33′, Shala 74′ / Bicaj 28′, Arapi 36′, Shkëmbi 64′

 

 

Ujkani dhe dilema e kombëtares

Zërat se Samir Ujkani ka zgjedhur që të luajë me Kosovën dhe do t’i japë lamtumirën përfaqësueses shqiptare, shtohen dita-ditës, por kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e FSHF-së rreth portierit të Palermos, i cili vlerësohet si pjesë e grupit kuqezi dhe do t’i dërgohet si zakonisht një ftesë për ndeshjen e 5 marsit, raporton gazeta “Shqip”. “Zyrtarisht, nuk ka asgjë të vendosur dhe nuk është një vendim që na takon ne ta marrim”, konfirmon për “Shqip” drejtori i ekipeve kombëtare, Redi Jupi. “Nga ana jonë nuk ka asnjë shqetësim për sa kohë që e cilësojmë Ujkanin si pjesë të rregullt të grupit të kombëtares. Ai ka qenë zakonisht pjesë e të grumbulluarve dhe kështu do të jetë edhe këtë radhë, do t’i nisim si zakonisht ftesën për miqësoren ndaj Maltës. Pasi t’i nisim ftesën, do të bisedojmë me lojtarin nëse do të bëjë një zgjedhje të tillë apo jo”. Jupi shpjegon edhe se si për momentin, nuk ka një dialog të mirëfilltë mes FSHF-së dhe FFK-së rreth çështjes së lojtarëve. “Ata kanë bërë të qartë pozicionimin e tyre, duke theksuar se do të mundohen të bëjnë një skuadër sa më të fortë që të jetë e mundur. Nuk mendoj se ka “rivalitet” mes nesh për sa kohë që ata zhvillojnë ndeshje miqësore. Por besoj se kur të vijë koha që Kosova të bëhet pjesë e arenës ndërkombëtare me ndeshje zyrtare, atëherë do të jetë e nevojshme që të dy palët të ulemi të diskutojmë në të mirë të dy kombëtareve”, – theksoi ai. epokaere.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency