Dhimbja e kokës te tumoret e trurit nuk është fare specifike, pra shumë lehtë e mashtron pacientin dhe mjekun. Në 9% të rasteve, dhimbja e kokës ka karakteristika të migrenës – është e njëanshme, pulsuese, e përcjellë me mundim dhe vjellje dhe rritet gjatë sforcimit fizik. Vetëm në 8% të rasteve dhimbja e kokës te tumoret e trurit ka karakteristika tipike, në bazë të të cilave mund të dyshohet në tumor: është e fortë, sulmon komplet kokën, është më e fortë herët në mëngjes, rritet gjatë kollitjes, teshtitjes, përcillet me mundim dhe vjellje ku zakonisht pas vjelljes pacientja/i e ndien vetën më lehtë. Vetëm për këtë lloj të dhimbjes mund te thuhet që është tipike për tumor në tru. Ky lloj i kokëdhimbjes flet për rritjen e shtypjes intrakranaile. Pacientët zakonisht i frikëson kokëdhimbja e fortë. Njerëzit për nga natyra mendojnë se sa më e fortë kokëdhimbja, aq më shumë kanë shanse që të kenë tumor në tru. Realiteti qëndron ndryshe. Disa kokëdhimbje të forta, siç është migrena apo ndonjë neuralgji janë plotësisht beninje. Si ta zbulojmë më të keqen? Nëse keni kokëdhimbje dhe simptoma bashkëshoqëruese, si: dobësim i të parit, dobësim i njërës gjysmë të trupit apo vetëm një anësie (gjymtyre), humbje e papritur e vetëdijes, atak epileptik (e sidomos kur paraqitet për herë të parë pas moshës 40 vjeçare), harresa, etj, duhet urgjent të vizitoheni te mjeku/neurokirurgu.
Test i ri me laser për të zbuluar meningjitin bakterial
Shkencëtarët në Universitetin Strathclyde kanë zhvilluar një test të ri për të shpejtuar diagnozën e meningjitit bakterial. Ky test përdor “nanoparticles” dhe laser për gjurmimin e më shumë se një bakteri në një kohë të dhënë dhe kështu i hap rrugën një trajtimi të ri. Nëse nuk kapet shpejt, meningjiti bakterial mund të çojë në helmim të gjakut dhe dëmtim të trurit. Detajet e testit të ri, janë botuar në revistën “Chemical Science”. Meningjiti bakterial është më i zakonshëm tek fëmijët nën pesë vjeç dhe kjo shpesh mund të marrë kohë për të diagnostikuar saktësisht cilat baktere janë përgjegjëse. Hulumtuesit e “Strathclyde” thanë se testi i tyre mund të aplikohet për çdo lloj patogjen që përmban ADN, si kërpudhat apo viruset.
Meshkujt, më shumë të rrezikuar nga kanceri sesa femrat
Sipas statistikave të reja globale, burrat janë 50 për qind më shumë të rriskuar të vdesin nga kanceri sesa gratë. Të dhënat e publikuara nga “Cancer Research” në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se më shumë se 4,6 milionë meshkuj vdesin nga kjo sëmundje çdo vit në të gjithë globin, ekuivalente me 126 burra në çdo 100.000. Kjo krahasohet me rreth 3,5 milionë gra që vdesin nga kjo sëmundje çdo vit, duke paraqitur 82 gra për 100.000. Evropa Qendrore dhe Lindore janë rajonet ku burrat kanë shkallën më të lartë të vdekjes në krahasim me femrat. Në Afrikën Lindore gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri sesa burrat. Në Mbretërinë e Bashkuar, ka edhe një dallim më të zymtë, e cila tregon se burrat kanë 30 për qind më shumë gjasa të vdesin nga kanceri sesa femrat. Katër vrasësit më të mëdhenj të kancerit në mbarë botën janë të mushkërive, mëlçisë, stomakut dhe zorrëve, shkruan “Idea”. Së bashku, ato shkaktojnë pothuajse gjysmën e të gjitha vdekjeve nga kanceri në mbarë botën.





