Skema e re / Propozimet në qeveri: Mosha e daljes në pension për profesionet e vështira

0
149

Gëzim Saliu

Çfarë parashikohet për minatorët, sindikatat kërkojnë njohjen e kontributeve të emigrantëve

 Skema e re e pensioneve, drafti i grupi të punës: Pension minimal jetik, s’preken ata mbi 40 vjeç

 

Pensionistet-300x197Pasi ka ngritur grupin e punës për reformën në pensione, në qeveri kanë mbërritur propozimet e para nga sindikatat. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka përgatitur një paketë kërkesash për Ministrinë e Mirëqenies Sociale për disa kategori të punësuarish. Zv.presidentja e Konfederatës, Anisa Subashi, deklaroi dje se propozimi kryesor është për uljen me 10 vjet të moshës së daljes në pension për një sërë profesionesh të vështira. Ndërkohë, pjesë e propozime është edhe njohja e kontributeve të emigranteve, qoftë edhe nga shteti shqiptar. “Për pensionet e parakohshme, mendohet për minatorët, për metalurgët, për ushtarakët dhe naftëtarët, që të dalin në pension në moshën 55 vjeç. Minatorët që kanë 15 vjet që punojnë tokën duhet të kenë të drejtën të marrin një pension të parakohshëm. Kemi pasur emigrantë që kanë shkuar dhe kanë humbur shumë vite dhe nuk i njihet as shuma që kanë derdhur në Shqipëri dhe as kontributet në vendet respektive”, – tha ajo. Nga ana e saj, qeveria dhe përkatësisht Ministria e Mirëqenies Sociale me grupin që ka ngritur për reformën duket se do të marrë në konsiderate uljen e moshës së pensionit për minatorët.

Skema e pensioneve

Një nga pikat më të nxehta të reformës në pensione është ai për rritjen e moshës së daljes, propozim ky i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që nuk është pranuar parimisht nga qeveria dhe grupi i punës që po merret me përpunimin e skemës së re. Ndërkohë, disa nga piketat e para të draftit për reformën e pensioneve, i cili do t’i shtrohet një debati të gjerë publik, është garantimi i një pensioni minimal edhe nëse kontributi nuk do të jetë nga individi. Nga ana tjetër është menduar që skema e sigurimit mendohet të jetë vullnetare, ku mbi bazën e një formulari, secili individ do të vendosë se në cilën skemë do të jetë, që pas 20 vitesh të ketë mundësinë e pasjes së një pensioni normal, të ulët apo të lartë. Sipas skemës së re, sigurimet do të jenë të përshkallëzuara dhe që pensioni të përllogaritet me një formulë që bazohet në masën e kontributeve të derdhura. Po ashtu, parashikohet që për të gjithë të moshuarit që kanë kontribuar në skemë të vendoset një pension minimal që do garantojë minimumin jetik. Nga ana tjetër qeveria edhe përmes kreut të saj Rama ka bërë të ditur se nga kjo reformë nuk do të preken personat mbi 40 vjeç. “Rritja e moshës së pensionit është njëri opsion, por nuk është i preferueshëm nga ne. Opsioni tjetër është heqja e tavanit dhe liberalizimi i kontributeve. Ta kenë shumë të qartë se reforma e pensioneve do të afektojë ato që janë sot 40 vjeç e poshtë. Në të dyja opsionet, reforma do të shtrihet në kohë dhe është për të shpëtuar vendin e gjeneratës tjetër”, – ka bërë të ditur pak kohë më parë në një intervistë televizive Kryeministri. Ndërsa MMRS ka bërë të ditur: “Do nisim reformën e pensioneve, mbi bazën e një skeme solidare për gjyshërit tanë, por duke synuar nxitjen e të rinjve për të kontribuar që sot për veten”. Aktualisht, numri i personave në punë që kontribuojnë për mbajtjen e sistemit të sigurimeve shoqërore në Shqipëri është më i ulëti në Ballkan, si dhe ndër më të ulëtit në Evropë. Ministria e Financave ka bërë të ditur se reforma e skemës së pensioneve do të kërkoje së paku 2 vjet për shkak të sensibilitetit të madh që ka tek qytetarët, ndërkohë që drafti i cili do të përgatitet nga grupi i punës e do t’i nënshtrohet debatit publik, parashikohet që të shkojë në Parlament para verës së këtij viti.

 

 

Propozimet

Ulje me 10 vjet e moshës së daljes në pension për profesionet e vështira

Minatorët që kanë 15 vjet që punojnë tokën të marrin një pension të parakohshëm

Njohja e kontributeve të emigrantëve

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency