Trendi, fundi prej lëkure

0
926

le138341537752753e5132d21Lëkura është hiti kryesor i këtij dimri dhe me të vërtetë është një nga trendet dimërore nga më të leverdishmet dhe më praktiket, që shumë lehtë kombinohet dhe duket shumë bukur. Pas streçeve dhe pantallonave prej lëkure, në skenë kanë dalë edhe fundet prej lëkure, në të gjitha gjatësitë dhe format. Mini, të gjata deri tek gjunjët ose nën to, të lëshuara ose të ngushta, ato të ashtuquajturat me qepje “pencil”, nuk është e rëndësishme cilat i zgjidhni përderisa janë prej lëkurës. Janë një zgjedhje ideale si për raste të përditshmërisë, po ashtu edhe për ato solemne, ndërsa bukur kombinohen me bluza, këmisha të zakonshme prej pambuku, bluza mëndafshi dhe më së miri nga të gjitha me këmisha me material xhinsi ose këmisha pambuku me katrorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency