Reportazh Gjirokastër, qyteti që ngrin dhe shkrin si dëbora!

0
132

Telnis Skuqi

 

Një ditë më parë, Spartak Drasa, drejtori rajonal i Kulturës Kombëtare, e përjetoi shumë keq lajmin e shembjes së murit perëndimor të banesën trekatëshe karakteristike të “Hajdërave” në qytetin e Gjirokastrës.

Drasa e kishte paralajmëruar këtë katastrofë urbanistike në zonën muzeale, por askush nuk e dëgjoj. “Tani e vetmja shpëtim është shembja”, – shprehet Drasa, ndërsa shton ky objekt monumental tashmë rrezikon edhe jetët e banorëve, si dhe banesat që ndodhet pranë objektit të shkatërruar.

Drasa mendon se nuk është shteti që ka braktisur shtëpinë karakteristike, por pronarët.

“Shteti mbron, por nuk drejton jetën e tjetrit. Në Gjirokastër është vështirë të shitet një banesë e tillë, pasi blerësi ndihen vështirë të bashkoi në një mendje 40 pronarë për një objekt”, – nënvizon Drasa.

Më tej, Drasa tregon se është e vërtetë që përpara viti 1990 shtëpinë karakteristike gjirokastrite mirëmbaheshin, pasi njerëzit jetonin dhe nuk e braktisnin si sot.

“Në asnjë vend të botës shteti nuk investon në objekte të braktisura, pavarësisht vlerës arktikteturore, përveç ku ka interes publik, siç është shtëpia e Kadaresë”, – thekson Drasa.

Hysen Kodra, prej 23 vitesh, ka luftuar për të rimarrë pronën e tij, që afro 70 vite më parë ia grabiti me dhunë sistemi komunistë.

Afro një vit më parë, Hyseni ka nisur të ndërtoj mbi themelet e paraardhësve të tij. Ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga arkitektura mesjetare gjirokastrite.

Sipas tij, projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, si dhe është në përputhje me të gjitha normat e lejuara për ndërtimet në zonën muzeale.

Hyseni më thotë se nuk kemi të bëjmë me një ndërtim të ri, por me restaurimin nga themelet të një objekti monumental për shkatërruar disa dekada më parë.

“Sa të jem gjallë në Gjirokastër do jetoj”, – thotë Hyseni, pasi pyetjes “Pse nuk e ke braktisur edhe ti banesën si të tjerët?”

“Është e vërtetë që pjesa më e madhe e shtëpive karakteristike janë braktisur gjatë 20 viteve të fundit, por ky qytet ka nevojë të rijetëzohen”, – shton ai.

Hyseni, një djalosh rreth të 35-tave, është shembulli më pozitiv në qytetin e Gjirokastrës.

Ndryshe nga bashkëqytetarët e tij, ai po udhëton si “salmon”, kundra rrymës.

I dashuruar pas qytetit të tij, Hyseni vazhdimisht më tregon se si kanë jetuar dikur gjirokastritët.

“Ky qytet është ndërtuar nga njerëz të kamur. Unë nuk jam i çmendur të hedh lekët kot, por dua të jap shpresë që Gjirokastra mund të ketë tashmë një histori suksesi”, – thotë Hyseni.

Vladimir Qirjaqi, specialist i monumenteve, ka një tjetër këndvështrim për qytetin e Gjirokastrës.

“Mungon diversiteti”, – thotë Qirjaqi, duke nënkuptuar mungesën e konkurrencës.

“Nuk ka konkurrencë, nuk ka ngjyra”, – shton ai.

Qirjaqi e krahason Gjirokastër me një ishull të braktisur, ku jetojnë vetëm një gjallesë.

“Në qoftë se në një ishull jetojnë vetëm lepur, atëherë diversiteti është i vdekur. Kjo tashmë është e provuar”, – shprehet Qirjaqi, ndërsa shton se në Gjirokastër ekzistojnë afro 500 banesa karakteristike, prej të cilave rreth 200 banesa janë kataloguar në kategorinë e parë, ndërsa pjesa tjetër në kategorinë e dytë dhe të tretë.

Specialisti i monumenteve nënvizon se disa objekte monumentale kanë shpëtuar, jo fal ndërhyrjes së shtetit, por iniciativave private.

“Aktualisht disa objekte monumentale nuk ekzistojnë më, por disa të tjera tashmë po rikthehen në identitet. Për mua nuk ka “mojkanë” të fundit. Koha evoluon, siç evoluon edhe arkitektura”, – përfundon Qirjaqi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency