Tropoja e demokracisë dhe respekti për kundërshtarët

0
113

 

Lulzim Basha

 

Basha TropojeTë dashur demokrat, demokrate të Bajram Currit, burra, gra , të rinj dhe të reja, vëllezër dhe motra tropojane, miq të shtrenjtë.

Jam i befasuar, i emocionuar dhe i prekur thellë nga kjo pritje kaq e ngrohtë dhe bujare që më keni rezervuar sot, që ja dedikoni kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë me të cilin më fusni në borxh, më frymëzoni për të qenë unë në lartësinë e detyrës,  si kryetarë i Partisë Demokratike dhe si Lulzim Basha para jush.

Shumë faleminderit! Faleminderit!

Këtu kam ardhur me mendje dhe me zemër që në dhjetor të vitit 1990, kur si gjimnazist në Tiranë dëgjova për herë të parë si  të gjithë  shqiptarët e tjerë, se lideri i lëvizjes së dhjetorit që mposhti tiraninë dhe e ktheu Shqipërinë përgjithmonë me fytyrë nga perëndimi , ishte një student nga Bajram Curri, Azem Hjadari.

Azem Hajdari ishte atëherë, është sot dhe mbetet përgjithmonë heroi i brezit tim, heroi i gjithë shqiptarëve, heroi i pavdekshëm i demokracisë, nder për jetë për Azem Hajdarin!

Nder dhe respekt të thellë Tropojës që e lindi dhe e rriti. Kam ardhur këtu me mendje dhe me zemër, kur menjëherë pas shpërthimit të lëvizjeve studentore për liri e demokraci së bashku me të gjithë shqiptarët pohuam dhe konfirmuam se intelektuali më i shquar i bashkuar me ta, i venë në krye të partisë së re, Partisë së  Shqipërisë së re Demokratike që u themelua mesnatën e 11 dhjetorit, ishte doktor Sali Berisha, bir i Tropojës.

E kështu vëllezër dhe motra, e përfytyroni fare mirë se si në  përfytyrimin e çdo shqiptari demokrat, Tropoja u ngrit si destinacioni i madh i lidershipit të ri demokrat me rrezatim shqiptar , gjithëkombëtarë, evropian e botëror.

E kështu vëllezër e motra është lidhur Tropoja pazgjidhshmërisht dhe përgjithmonë me demokracinë, me kontributet e shquara të qindra e mijëra demokratëve të kësaj ane, para të cilëve përkulem për mirënjohjen dhe respektin më të thellë.

Por jemi të drejtë e realist kur themi se në këtë lidhje spikasin veprat e dy demokratëve të shquar të Kombit tonë të vjetër evropian që e lartësojnë në kulme të reja, kontributet shekullore të tropojanëve për vendin dhe kombin. Me qe Partia Demokratike e ka patur nderin t’i ketë në krye të saj Azemin në themelimin e partisë, Profesor Doktor Sali Berishën, liderin  tonë historik,

Unë jam krenar, që më është besuar sot detyra e drejtimit të kësaj partie në sfidat e reja, të ringritjes dhe projektimit në të ardhmen të një suksesi të ri në jetën e Partisë Demokratike dhe të gjithë demokratëve shqiptarë.

Demokratët e Tropojës erdhën nga historia dhe udhëtojnë në histori, si bastioni i demokracisë dhe europianizimit, por edhe si një shtëpi e hapur e lirisë për të gjithë të tjerët, madje edhe për kundërshtarët tanë të së majtës, gjithashtu janë pakicë, por që janë respektuar siç na ka hije ne demokratëve brenda botëkuptimit tonë si njerëz të lirë që punojnë për unitetin kombëtarë, kohezionin mbarë shoqërorë në vlerat e lirisë që janë busulla jonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency