Shakira: Rihanna është femra më seksipile në botë

0
136

Shakira RihanaLidhur me bashkëpunimin në këngën e re “Can’t rembember to forget you”, Shakira për kolegen e vet Rihanna ka thënë vetëm fjalë mirënjohëse, duke shtuar se bukuroshja nga Barbadosi është femra më seksipile në botë. Këngëtarja kolumbiane ka qenë më se e kënaqur me bashkëpunimin me Rihannan, e cila e kishte mësuar edhe me disa lëvizje vallëzuese seksi. “Ajo është femra më seksipile në planet. Kemi qenë shumë afër njëra-tjetrës. Ajo është mësuese e mrekullueshme”. Ylli i njohur latin në “Twitter”-in e vet ka vënë posterin që paralajmëron daljen e këtij dueti më 13 janar, kur Shakira do të këndojë më Rihannan.

 

 

Kim Kardashianit po i “bien” flokët

 Ylli televiziv Kim Kardashian, me flokë të mbledhura topuz, ka treguar qartë atë që duket si humbje drastike e flokëve. Natyrisht, tashmë është shumë më në formë, sesa pas lindjes. Mirëpo, ja që Kardashian edhe tani duket se vuan të tjera gjëra, ndonëse jo të lidhura me peshën. Kësaj radhe është koka e saj me pulla tullacllëku duket vërtet tronditëse. Ylli i “reality-show”-ve, me flokë të mbledhura topuz gjatë një shëtitjeje në Los Anxhelos, ka treguar qartë atë që duket si një humbje drastike e flokëve. Madje, janë dukur në kokën e saj edhe një pjesë e “extensions”-it, që duhet t’i ketë përdorur për të treguar se flokët i ka ende me bollëk. Mirëpo në realitet duket se është krejt ndryshe. Kështu, 33-vjeçarja Kardashian nuk është çudi që të vuajë nga rënia e flokëve.

 

 

Britney, hera e parë me të dashurin në tapetin e kuq

 Këngëtarja Britney Spears është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq me të dashurin e saj David Lucado, në Los Anxhelos gjatë eventit “People’s Choice Awards”. Ata kanë shijuar së bashku shfaqjen, ndërkohë që ishin veshur klas. Spears i është dashur të shikojë ishin e saj Justin Timberlake kur u ngjit në skenë dhe mori tre çmime Awards. Britney u vlerësua me çmimin “Favourite Pop Artist” dhe ia dedikoi atë fansave dhe dy djemve të saj. “O kjo është mbresëlënëse. Unë nuk e prisja këtë”, – ka thënë këngëtarja e cila po merte për herë të parë një çmim të tillë.

 

 

Demi Moore, e lumtur me të dashurin e ri

 Lidhja e Demi Moore me të dashurin e ri Sean Friday është “duke shkuar mirë”. Aktorja e filmit “Striptease” së fundi shijoi pushimet me bateristin e grupit Dead Sara në Meksikë dhe vëllai i tij, Jason Friday, thotë se romanca e tyre po bëhet serioze. “Po shkon mirë. Ata po kalojnë shkëlqyeshëm dhe ai duket vërtet i lumtur, andaj gjithçka po shkon mirë”, – ka thënë Jason për edicionin e fundit të revistës amerikane Star. Demi 51-vjeçar, dhe Sean, 27-vjeçar, janë parë duke luajtur në det dhe duke qëndruar dorë për dore derisa festonin Krishtlindjet, derisa aktorja duket se më në fund e ka harruar divorcin me Ashton Kutcher.

 

 

Kate Upton, tjetër njeri si aktore

 Modelja e shndërruar tani edhe në aktore, Kate Upton, është ndier plotësisht jashtë vetes së saj në filmin “The Other Woman”. Bukuroshja e njohur amerikane po xhiron filmin bashkë me yjet Cameron Diaz dhe Leslie Mann. Dhe Kate, e cila luan rolin e viktimës së një dashnori tradhtar e që bashkohet me karakteret e Diaz dhe Mann për t’u hakmbarrë, thotë se është ndier shumë çuditshëm. “Unë jam ndier larg prej vetes. Unë nuk kam folur aspak. Unë vetëm kam dëgjuar dhe kam dhënë vëmendjen time maksimale”, – ka deklaruar Kate.

 

 

Kelly Osborne prish fejesën

 Kelly Osborne është sërish beqare. Ajo dhe Matthew Mosshart kanë vendosur që t’i japin fund fejesës së tyre. Ndarja e tyre është bërë në mënyrë miqësore dhe thonë se do të vazhdojnë që edhe më tutje të kenë respekt shumë të lartë për njëri-tjetrin. “People” shkruan se Kelly po mundohet të rifillojë jetën nga e para. Nëpërmjet “Twitter”-it, pas ndarjes, 29-vjeçarja është munduar të shprehë botëkuptimin dhe mësimet që i ka mësuar jeta.

 

 

Justin Timberlake falënderon gruan

 Në ndarjen e çmimeve të “People’s Choice”, Justin Timberlake nuk ka harruar ta falënderojë gruan e tij, pas pranimit të çmimit si “Artisti më i favorizuar mashkull”, në ceremoninë e mbajtur në Los Anxhelos. “I falënderoj të gjithë fansat që më votuan mua, por gjithashtu dua ta falënderoj edhe gruan time të bukur, që më mësoi durimin dhe disa gjëra të vogla, si vendosja e enëve në enëlarëse”, – tha ai, duke bërë shaka. Edhe pse ajo mungoi atë natë dhe nuk ishte me Justinin, ky i fundit nuk harroi ta kujtonte atë, ndonëse kjo është hera e dytë që këngëtari shkon në një ceremoni të ndarjes së çmimeve pa aktoren Jessica Biel. Gjatë ndarjes së çmimeve në nëntorin e kaluar, aktorja e arsyetoi mungesën e saj. “Jam duke e shikuar ceremoninë nga shtëpia. Qetësohu internet”, – shkroi ajo në “Twitter”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency