Operacioni “Çabejt” Grabisnin makinat, i shisnin për pjesë këmbimi

0
144

Anxhela Tato

 

Policia dokumenton 21 raste vjedhjesh automjetesh dhe biznesesh, pranga 4 personave

Mekanizmi, të arrestuarit thyenin xhamin e pasmë ose përdornin levë për të hapur derën e makinave

 

makinat e vjedhura 11 dhjetorPërfundon në pranga grupi i grabitësve të bizneseve dhe i automjeteve, të cilët brenda një harku kohor prej 12 muajsh kishin arritur të vidhnin 16 automjeteve të tipave të ndryshëm. Nga ana e uniformave blu është bërë i mundur dokumentimi i 21 rasteve grabitjesh, ndërsa hetimet kanë zgjatur për rreth 4 muaj. Burime nga policia bëjnë me dije se autorët përdornin si mekanizëm të vjedhjeve të makinave thyerjen e xhamit të pasmë trekëndësh ose tentonin vjedhjen me ndezje të mjetit dhe kur nuk e realizonin dot kryenin vjedhje të materialeve që ndodheshin në makinë, ndërkohë që për vjedhjen e bizneseve përdornin pinca, leva dhe gërshërë hekuri. Sipas të dhënave të bluve, automjetet e grabitura çmontoheshin duke u ndarë në pjesë këmbimi, të cilat shiteshin në tregun e zi, duke sjellë të ardhura për grabitësit. Arrestimet janë bërë nga komisariati numër 6, duke u finalizuar operacioni “Çabejt”. Të arrestuar janë Arnold Tosku, 18 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim dhe i kapur në orët e para të mëngjesit të djeshëm; Arsen Rama, 18 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë; F. Haxhiu, 17 vjeç, lindur dhe banues në Yzberisht dhe Gazmir Halili, 23 vjeç, banues në Tiranë. Nga kryerja e veprimeve procedurale në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve iu sekuestruan: Një automjet tipit “Mercedes-Benz 250”, me targë TR 3723 M; pjesë makinash, aparatura kroskoti për mjetet, koka leva marshi makinash, fenerë motori ngjyre, pinca, doreza, çelësa; 12 bokse të ndryshme makinash dhe disa kasetofonë; një sërë pajisjesh ndërtimit, sasi kabulli elektrik; leva të ndryshme, gërshërë për prerje hekuri. Ndërkohë që nga ana e policisë janë duke vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të disa grabitjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga të arrestuarit.

Grabitjet

Sipas të dhënave të policisë rezultojnë në total 21 raste grabitjesh, të dokumentuara dhe faktuara me prova shkresore dhe dëshmitarë. Denoncimet janë bërë nga pronarë automjetesh, të cilët kanë nxitur blutë që të dyshojnë se bëhej fjalë për një grup grabitësish që përdornin të njëjtën taktikë në çdo rast. Në total rezultojnë 16 automjete të vjedhura, të cilat dyshohet se janë kthyer në pjesë këmbimi dhe janë shitur nga të arrestuarit. Më konkretisht më datë 11 shkurt në rrugën “Aleksandri i Madh” të arrestuarit kanë vjedhur dy automjete në pronësi të dy shtetasve. Po në këtë datë dyshohet se të prangosurit janë autor edhe të vjedhjes së automjetit tip “Fiat” me targë AA 332 EO. Më datë 29 mars në rrugën “Tre Dëshmorët” katër të arrestuarit kanë tentuar të vjedhin automjetin tip “Mercedes-Benz 200” me targë TR 2368 J. Më datë 7 qershor në rrugën “Tre Dëshmorët” është vjedhur mjeti tip “Mercedes-Benz 240” me targë TR 0242 G. Më datë 17 qershor, në Unazë të Re, është tentuar të vidhet mjeti tip “Volkswagen Passat”, me targë AA 949 EE. Më datë 25 qershor në rrugën “Besim Alla”, pallati “Çabej”, brenda mjetit tip “Mercedes-Benz”, me targë TR 5788 R kanë vjedhur një sasi barnash të ndryshme farmaceutike me vlerë 100.000 lekë. Më datë 7 korrik, në rrugën “Besim Alla” është vjedhur me thyerje mjeti tip “Mercedes-Benz 220, C-Clas” me targë TR 0892 U. Më datë 15 korrik, në rrugën “3 Dëshmorët”, është vjedhur kabulli i një ashensori, dhe autorët kanë tentuar të grabisin dy magazina. Më datë 21 shtator gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, kanë vjedhur me thyerje një automjet, ku kanë marre në kroskot 500 euro dhe 100 USD. Më datë 27 shtator në rrugën “Teodor Keko”, kanë vjedhur me thyerje mjeti tip “Mitsubishi”, me targë AA 706 AN. Më datë 28 shtator në rrugën “Azem Meshi” të arrestuarit kanë vjedhur mjetin me targë TR 5761 R. Ndërkohë që më datë 14 tetor në rrugën “Thoma Koxhaj” është vjedhur mjetin tip “Volkswagen 2” me targë TR 4348 K. Më datë 1 nëntor gjatë natës në rrugën “Besim Alla” kanë vjedhur me thyerje mjeti tip “Volkswagen Golf 3”, me targë TR 4995 K. Më datë 18 nëntor, gjatë natës në rrugën “Aleksandri i Madh” kanë vjedhur pasqyrat dhe sensorët e tri automjeteve tip “Mercedes-Benz”. Më datë 23 nëntor gjatë natës në rrugën “Lori Ligori” kanë vjedhur mjeti tip “Mercedes-Benz 240”, me targë KU 3506 A. Më datë 20 nëntor në rrugën “Sejfulla Doci” dyshohet se këta shtetas kanë vjedhur automjetin me targë italiane AN 786 YD. Më datë 4 nëntor në Yzberisht është vjedhur mjeti tip “Nissan”, me targë HPH 4583. Më datë 6 tetor gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën “Besim Alla” kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “Volkswagen Polo”, me targë TR 6207 I. Më datë 3 dhjetor në rrugën “Azem Meshi” kanë vjedhur me thyerje magazinën e një firme ndërtimi, ku autorët kanë marrë një sërë pajisjesh ndërtimi me vlerë rreth 2 mln lekë të vjetra. Më datë 9 dhjetor kanë vjedhur një automjeti tip “Opel Vectra”. Më datë 10 dhjetor kanë vjedhur kabullin e furnizimit me energji elektrike të firmës “Sag sh.p.k”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency